Fundi i Botes!!!
Femija mrekulli me vargjet e Kuranit ne trup!!!
Ato duken si nishane te medhenj ngjyre roze, ndersa mjeket nuk dine ta shpjegojne se cfare ndodh. Perpara se te duken shkrimet, foshnja ka temperature qe i shkon deri ne 40 grade.
Kosovë – Zgjedhjet Vendore 2009
FUNKY FISH do t’ju informojë gjatë ditës së zgjedhjeve si dhe pas saj, me lajme e informacione të ndryshme si dhe rezultate paraprake e përfundimtare. (Ju faleminderit që zgjidhni FUNKY FISH për informimin tuaj, falë jush jemi ndër zërat më të fuqishëm në Web mbi pasqyrimin e këtyre zgjedhjeve pas BBC dhe VOA )
______________________________________________________________
`Shkunde Votën`
______________________________________________________________
Fitojnë:
Prishtinë - LDK
Deçan - AAK
Ferizaj - PDK
Mamushë – KDTP
Gjakovë – AAK
Malishevë – PDK
Podujevë - LDK
Graçanicë – SLS
Drenas – PDK
Skënderaj – PDK
Fushë Kosovë – LDK
Kaçanik – PDK
Shtime - PDK
(Në Kllokot pasi ka pasur vetëm një kandidat vlerësohet që nuk mund të këtë balotazh)
Burimi: “Demokracia në Veprim”
Përditësim, 16/11/09 ora 18:45
______________________________________________________________
Balotazhet:
Ferizaj: Bajrush Xhemajli ( PDK – 45 %) në balotazh me Naim Feratin (AKR);
Gjilan: Qemajl Mustafa (PDK) balotazh me Fatmir Rexhepin (LDK);
Prizren: Ramadan Muja (PDK) balotazh me Hanefi Muharremin (LDK);
Gjakovë: Pal Lekaj (AAK) balotazh me Mimoza Kusarin (AKR-LDD);
Suharekë: Blerim Kuçi (AAK – 35.59 %) balotazh me Ramë Vatën (PDK-31,80) ose me Sali Asllanin (LDK 31.30 %);
Viti: Sokol Haliti (LDD-AKR) në balotazh me Nexhmedin Arifin (PDK);
Kaçanik: Xhabir Zharku (PDK 48,39) në balotazh me Tahir Çakën (AAK -26,95);
Kamenice: Begzad Sinani (PDK) në balotazh me Shaip Surdullin (LDK);
Sharr: Salim Jenuzi (PDK) në balotazh me Halim Shemsidinin (LDK);
Klinë: Sokol Bashota (PDK) në balotazh me Enver Gashin (AAK);
Hani i Elezit: Rufki Suma (i pavarur) në balotazh me Mehmet Ballazhin (PDK);
Istog: Fadil Ferati (LDK- 48 %) në balotazh me Naim Imerajn (AAK);
Novobërdë: Bajrush Ymeri (LDK) në balotazh me Radomir Deniqin (SLS).
Përditësim, 16/11/09 ora 18:25
______________________________________________________________
Prishtinë, 16 nëntor – Në një konferencë për media, përfaqësuesi i Koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka prezantuar rezultatet paraprake të votimit të djeshëm për kryetarë dhe këshilltarë në 12 komuna të Kosovës. Sipas rezultateve të bëra publike sot, del se Isa Mustafa është zgjedhur kryetar i Komunës së Prishtinës që në rrethin e parë me 57,79 për qind të votave, kurse ndiqet nga konkurrentët e tij – Vegim Gashi i AKR-LDD me 21.03 për qind, Astrit Salihu i PDK-së me 11.53 për qind, dhe Besnik Tahiri i AAK-së me 6.94 për qind të votave.
Por zgjedhësit ndryshe kanë votuar për këshilltarë të kuvendit të kësaj komune: për LDK-në 49,94%, AKR-në 15.66%, PDK-në 14.91%, AAK-në 8.41%, LDD-në 4.62%.
Në Prizren elektorati i ka besuar Ramadan Mujës së PDK-së 33.01% të votave për kryetar, kurse Hanefi Muharremit të LDK-s 29.88%, ndërkaq për këshilltarë të PDK-së janë përcaktuar 29.92 për qind e votuesve, për ata të LDK-së 28.16% dhe për të LDD-së 6.72%.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Avni Kastrati, sipas “Demokracisë në Veprim”, ia kanë besuar votën 39.29 për qind e zgjedhësve, Nexhmedin Spahiut të AKR-LDD-së 25.95%, kurse kandidati i LDK-së, Mursel Ibrahimi ka marrë 18.85 të votave.
Raporti i votave për këshilltarë të kuvendit të komunës në Mitrovicë duket kështu: PDK 36.04%,LDK 22.01%,AKR 16.75% dhe AAK 12.57%.
Në Deçan kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka fituar 64.35% të elektoratit deçanas, kurse kundërkandidati i tij i LDK-së, Mehmet Bojkaj ka fituar 26.61% të votave, ndërkaq për kuvendin komunal AAK-ja ka fituar 63.06% të votave dhe LDK-ja 22.87%. LDD-ja në këtë komunë ka fituar 7.87% të votave.
Sali Bashota, kryetari i deritashëm i Klinës, që vjen nga radhët e PDK-së, është konfirmuar edhe për një mandat nga 39.45% e votuesve, kurse Enver Gashi i AAK-së ka marrë 31.60%, ndërsa për kuvendin komunal ky raport duket kështu: PDK 39.76%, AAK 30.03% dhe LDK 20.92%.
Edhe në Rahovec kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, Qazim Qeska, ka fituar 33.50%, ai LDK-së Ibrahim Elshani 23.12%. Këshillatrët nga radhët e PDK-së këtu kanë marrë 34.79% të votave, ata të LDK-së 22.12, të AAK-së 19.41% dhe të LDD-AKR 13.77%.
Në Gjakovë Pal Lekaj i AAK-së del fitues për kryetar të kësaj komune me 50.84% të votave të elektoratit, kurse ndiqet nga Mimoza Kusari i LDD-AKR me 41.10%, LDK-ja me kandidatin Fehmi Vula ka marrë vetëm 5.11% të votave. Por, ndërsa AAK-ja për kuvendin komunal ka fituar 28.15% të votave të zgjedhësve, AKR-ja ka marrë 19.45% të tyre, LDK-ja 12.83% dhe PDK 7.54% e LDD 7.51%. Në Gjakovë ORA ka fituar 5.62% të votave.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka marrë më së shumti vota – 37.34%, rivali i tij kryesor – Fatmir Rexhepi i LDK-së 29.33 dhe kandidatët e dy partive të tjera – AAK-së 13.92% dhe ai i LDD-AKR-së 7.37 % të votave të zgjedhësve. Por të tjera përqindje votash dalin nga përcaktimi i zgjedhësve për këshilltarë të kuvendit – PDK 35.14%, LDK 25.09%, AAK 13.07%, LDD 10.94% dhe AKR 10.55%.
Në Pejë Ali Berisha i AAK-së, kandidat për kryetar të komunës, ka marrë 41.14% të votave, kurse Ilmi Berisha i AKR-LDD 14.55%. Kandidatët e partive të tjera sillen – i PDK-së 14.335, i LDK-së 13.97% dhe ORA 11.55%. Për kuvendin komunal zgjedhësit ua kanë besuar 34.17% të votave këshilltarëve nga radhët e AAK-së, 16.89% atyre të LDK-së, 14.55% PDK-së , 10.27% LDD, ORA 9.92% dhe AKR 5.36%.
Në Mamushë, kandidati për kryetar i KDTP-së, Arif Bytyq ka marrë 72.36% të votave të zgjedhësve, kurse kundërkandidati i tij nga radhët e LDD-AKR, Mehmet Mazrek 22.46%. Për kuvendin e komunës KDTP ka fituar 74.61 për qind të votave, kurse AKR-ja 15.80% dhe PDK-ja 9.59%.
Fitorja e kandidatit të PDK-së për kryetar të Ferizajt, Bajrush Xhemajlit duket të jetë bindëse, meqë sipas “Demokracia në veprim” ka marrë 51.56% të votave, ndërkaq kundërkandidati i tij nga radhët e LDD-së, Milazim Haliti 15,64%, dhe ai i AKR-së, Naim Ferati 16.07%, ndërkaq Faik Grainca ka marrë 11.25% të votave. Për kuvendin komunal nuk ka pasur të dhëna.
Edhe në Obiliq, sipas të dhënave paraprake të “Demokracisë në veprim” kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, Haki Mjekiqi ka marrë më së shumti vota – 32.40%, dhe ai ndiqet nga kandidati i AAK-së, Enver Gashi me 28.93%, e pastaj vjen kandidati i LDK-së Mehmet Krasniqi me 20.84% të votave. Ndërkaq për këshilltarë të kuvendit të komunës nga radhët e LDK-së kanë votuar 36.73% e zgjedhësve, për ata të AAK-së 23.87% dhe për këshilltarë nga radhët e PDK-së 21.73%.
Përditësim, 16/11/09 ora 16:30
______________________________________________________________
Tabela në përqindje e pjesmarrjes së qytetarëve në votime në nivel të komunave dhe të vendit
Përditësim, 16/11/09 ora 16:15
______________________________________________________________
- Incident në Skënderaj. Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDD-së është sulmuar fizikisht ku nuk kanë munguar edhe goditjet me grushta. Këtë lajm e konfirmojnë edhe forcat e policisë.
Përditësim, 15/11/09 ora 14:50
______________________________________________________________
- Nga KQZ, kryetarja Lushta, njofton se përqindja e qytetarëve pjesëmarrës në rang vëndi në këto votime deri në orën 11:30 është rreth 15%; një shifër e kënaqshme kjo po të mendohet se ka ngelur ende shumë kohë nga mbyllja e procesit. Ndër të tjera kjo shifër është më e lartë e krahasuar edhe me zgjedhjet e vitit 2007.
(Lajm më vete është edhe mosfunksionimi i web-faqes së KQZ gjatë gjithë ditës së sotme. Urojmë që kjo të mos jetë keqdashje nga hackers apo persona të tjerë të interesuar për të cënuar qoftë edhe sadopak procesin shumë të rëndësishëm zgjedhor.)
Përditësim, 15/11/09 ora 14:30
______________________________________________________________
- Mitrovicë, vazhdon rregullisht votimi në qytetin verior Kosovar. Nuk janë shënuar parregullsi të mëdha. Pjesëmarrja është e kënaqshme.
Në konferencat për shtyp të LDK dhe AAK në këtë qytet vazhdojnë akuzat përkundrejt PDK-së; raste të kërcënimeve të militantëve të kësaj partie në drejtim të votuesëve për të mos votuar LDK-në. Gjithsesi këto raste mbeten ende për t’u verifikuar.
Fakt është që koalicioni qeverisës PDK – LDK duket se po pëson përçarje duke u bazuar në akuzat e ndërsjella.
Përditësim, 15/11/09 ora 13:20______________________________________________________________
- LDK dhe AAK kanë mbajtur konferencat e tyre për shtyp në Prizren. Në fshatin Billush (Prizren) ka pasur ankesa si nga LDK po ashtu edhe nga AAK ku fletë votimi janë lëvizur nga dhoma e vëndvotimit në korridore. Ka patur kërcënime të ndërsjella nga eksponentë të ndryshëm partish.
Në Novaka është bojkotuar votimi ku nuk është lejuar hapja e qëndrës së votimit.
Në Suharekë kandidati i AAK, Blerim Kuçi, ka votuar pa dokument identifikimi, lajm ky që bëhet i ditur nga Skënder Çela.
Përditësim, 15/11/09 ora 13:00
______________________________________________________________
- Shënohen parregullsi në Lipjan ku kandidati i PDK për kryetar të Komunës , Shukri Bule viziton qëndrat e votimit duke u futur brënda në to e bën thirrje votuesëve të votojnë PDK. Partia “LDK” e quan këtë presion nga ana e “PDK”. Ndërkohë raportohen parregullsi në Malishevë ku janë vërejtur votime familjare. Në fshatin Novosellë, të Gjakovës, ka patur gjithashtu parregullsi.
Ambasadori Amerikan, Dell, bën thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe në votime e ku nuk ngurron të krahasojë Graçanicën, me prani relativisht të madhe të komunitetit serb ku ka patur një pjesëmarrje më masive se vetë në Prishtinë.
Pritet që pasdreke të ketë rritje të qytetarëve që do të marrin pjesë në votim.
Përditësim, 15/11/09 ora 12:15
______________________________________________________________
- Voton Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu i cili vlerëson rëndësinë e këtyre zgjedhjeve e bën ftesë për pjesëmarrje sa më të gjerë.
Përditësim, 15/11/09 ora 11:11
______________________________________________________________
- Votimi vazhdon normalisht dhe i qetë në qëndrat e hapura; nuk bëhet me dije se ç’ndodh me qëndrat e tjera të pahapura drejtë të cilave janë dërguar punonjës të KQZ si dhe përforcime policore.
Problemi më i madh për momentin mbetet mosgjetja e emrave të votuesve në qëndrat që ata kanë votuar në vitin 2007, këtyre votuesëve iu është mundësuar votimi me kosh.
LDK ka raportuar edhe tre raste të tjera problematike, të cilat mbeten për t’u verifikuar.Përditësim, 15/11/09 ora 10:50______________________________________________________________
- Nga komuna e Gjilanit, Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor pohon se në një prej qëndrave të votimit procesi nuk ka filluar për një arsye absurde: Vëndi i paracaktuar për mbajtjen e votimit në fshatin Budrig është një objekt privat e në bazë të një kontrate me pronarin e këtij objekti aty duhej të mbahej procesi i votimit – por në momentet e fundit pronari i objektit ka prishur kontratën me KQZ shkak ky për vonimin e fillimit të procesit! Punohet për të gjetur një lokal tjetër ku të mund të kryhet procesi!Përditësim, 15/11/09 ora 09:35______________________________________________________________- Kryetarja e KQZ, znj. Nesrin Lushta, pyetjeve të gazetarëve se përse nuk janë hapur qëndrat e votimit, të cilat gjenden kryesisht në veri të vëndit ku jeton edhe komuniteti serb i përgjigjet: “98,48% e qëndrave janë hapur, në ato vënd-votime të pahapura do të dërgohen forca policore për të mbikqyrur dhe të mundësojë mbarëvajtjen e procesit”Përditësim, 15/11/09 ora 09:20______________________________________________________________
- Ka filluar në orën 07:00 procesi i votimit në mbarë Kosovën. Raportohet për disa vënd-votime të pahapura, por shumica dërrmuese e tyre ka filluar normalisht procesi i votimit.
Partia LDK ka deri në këto momente pretendime për dy raste parregullsie.
Ambasadori Amerikan mësohet se ndodhet në Graçanicë për të ndjekur procesin e votimit.
Nuk raportohen incidente.
Përditësim, 15/11/09 ora 09:13
______________________________________________________________
Kosova, shteti më i ri në Ballkan, më datë 15 nëntor 2009 do të zhvillojë zgjedhjet e para lokale të lira pas shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.Këto zgjedhje, shumë delikate për Republikën e Kosovës priten të jenë një tregues i rëndësishëm për vazhdimësinë demokratike të shtetit të ri. Me shumë vëmëndje, përpos kërkesës legjitime të një qeverisjeje komuale më të begatë dhe europiane nga qytetarët e Kosovës, ka edhe një vëmëndje shumë të madhe nga faktori ndërkombëtar – i cili ka qënë e vazhdon të jetë ndihmues, mbikqyrës e udhërrëfyes për mbarëvajtjen e këtij shteti të ri dhe ende të brishtë.13/11/09Përditësim, 15/11/09 ora 19:20
Kosovë, përfundon orari zyrtar i votimeve
Është mbyllur procesi i votimit në Kosovë në orën 19:00 sic ishte parashikuar. Komisioni Qendror Zgjedhor ka dhënë urdhër që të lejohen të votojnë vetëm ata zgjedhës që kanë qenë në radhë duke pritur në disa qendra votimi.
Procesi është mbyllur pa incidente dhe ka qenë krejtësisht i qetë, ndërsa pjesëmarrja konstatohet e ulët, madje më e ulëta që pas luftës në Kosovë.
Lajmi më pozitiv në këto zgjedhje, është se disa serbë kanë dalë në votime dhe kanë shpërfillur urdhërin e Beogradit për të mos votuar.
Sidoqoftë serbët kanë votuar në disa zona në brendësi të Kosovës, ndërsa në Mitrovicë, në rajonin ku jeton dhe shumica e serbëve, duket se shumica ka bojkotuar procesin.
Ndërkohë raportohen disa incidente të vogla. Kështu 6 persona janë arrestuar në Mitrovicë, të akuzuar se kanë penguar procesin zgjedhor në disa qendra votimi.
Këtyre personave u janë konfiskuar armatime dhe pajisje të tjera. Gjithsesi zërat për parregullsi janë hedhur poshtë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht se partitë kanë akuzuar njëra tjetrën dhe kanë patur ankesa.
KQZ ka njoftuar se ankesat duhet ti drejtohen vetëm këtij organi dhe ato do shqyrtohen të gjitha para se të jepet dhe rezultati perfundimtar i zgjedhjeve.