Rrezatime dhe pasoja të rënda për shëndetin përfitojnë pacientët, nga ekzaminimet që bëjnë me aparatura. Madje, disa nga këto aparatura i kanë rrezatimet disa herë mbi normat e lejuara, çka do të thotë se bashkë me ekzaminimin pacientët marrin si "dhuratë" edhe një fluks rrezatimi, që në të ardhmen mund t'u kushtojë shumë. Sipas shefit të Zyrës për Mbrojtjen nga Rrezatimi, pranë Institutit të Fizikës Bërthamore, Kostandin Dollani, pas monitorimit që janë bërë në aparaturat e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" disa nga to, kanë rezultuar me rrezatim tepër të lartë dhe mund të shkaktojnë sëmundje kancerogjene. Ndërsa shefi i shërbimit të Imazherisë pranë QSUT-së, Krenar Preza, pohon se në lidhje me këtë problem duhet të sensibilizohen sidomos mjekët, pasi shpesh i dërgojnë pacientët për ekzaminime me aparatura, edhe pa qenë e nevojshme.
Burimi: "Gazeta Shekulli" nëpërmjet "Fieri.com"
0 comments:
Post a Comment