Në çdo vend të botës, ky duhet të konsiderohej skandal. Por, në Shqipëri, qeveria nuk e quan diçka të çuditshme të taksojë të verbrit - njësoj si gjithë të tjerët - për emisione, të cilat ata vetëm mund t'i dëgjojnë
Qytetarët shqiptarë, që janë shpallur nga një komision mediko-ligjor "të verbër", pra që nuk mund të shikojnë, këtë vit detyrohen nga shteti i tyre të paguajnë para për emisionet televizive të Televizionit Publik (TVSH).
Në çdo vend të botës, ky duhet të konsiderohej skandal. Por, në Shqipëri, qeveria nuk e quan diçka të çuditshme të taksojë të verbrit - njësoj si gjithë të tjerët - për emisione, të cilat ata vetëm mund t'i dëgjojnë, por kurrsesi t'i shohin, në mungesë të shqisës së të parit.
Sipas këtij ligji, të vetmet përjashtime që njihen zyrtarisht për qytetarët shqiptarë lidhur me taksat kombëtare janë ato që invalidët tetraplegjikë përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve, ndërkohë që përjashtohen edhe nga pagimi i taksës së mjedisit, për komponentin e taksës së importimit të mjeteve të përdorura, invalidët e veteranët e luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidët e punës, të verbrit, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, kur mjeti importohet për zotërimin e tyre dhe përdoret vetëm për nevoja vetjake e jo për veprimtari private.
/BALLKANWEB/
0 comments:
Post a Comment