Dritan Dajti dhe Ledion Mara, VIP-a ne FaceBook

. Aug 26, 2009
  • Agregar a Technorati
  • Agregar a Del.icio.us
  • Agregar a DiggIt!
  • Agregar a Yahoo!
  • Agregar a Google
  • Agregar a Meneame
  • Agregar a Furl
  • Agregar a Reddit
  • Agregar a Magnolia
  • Agregar a Blinklist
  • Agregar a Blogmarks

Qe jemi popull i cuditshem, e dinim. Dhe qe jemi pa ndergjegjie qytetare e dinim... Por qe te arrijme ne pikat e meposhtme, eshte nje risi e cila do analizuar pasi eshte e frikshme!!!


Historia eshte e njohur dhe per ata qe nuk e dijne, po e permbledhim ne pak rreshta. Dritan Dajti, i akuzuar per vrasje, arratiset nga gjykata dhe pas disa vitesh, pak dite me pare dmth, ne nje operacion ndaj kapjes se tij arrin te vrase 4 police dhe gabimisht vret edhe nje prej bashkepunetoreve te vete, Ledion Maren...



Me poshte keni dy pamje nga FaceBook te bera sot, ku ne kerkimin e emrave te krimineleve te mesiperm te dalin grupe dhe faqe adhuruesisht te cilet arrijne dhe ne numra te frikshem. Mos ti futemi pastaj komenteve qe vjellin vrere ndaj shtetit dhe policise. Shteti eshte shtet, sado i kalbur qe te jete. Policia gjithashtu eshte nje organ, nuk mund ti kundervihesh pasi policet kryejne detyren. Mund te shash nje  polic qe merr lek, qe te bie ne qafe por qe ti kundervihesh 4 policeve qe rane ne krye te detyres, kjo eshte jashte c'do llogjike. Eshte monstruoze. Ne Amerike sistemi ligjor dy gjera nuk te fal, dhe te denon maksimalisht madje. Policin dhe femijen. Nese i prek, eshte si te kesh firmosur denimin tend me vdekje...


Nese futesh dhe shikon se c'fare debatesh ndizen ne faqet perkatese, eshte per te vene duart ne koke. Dikush del hapur dhe thote qe nese i japin disa foto, jep deri ne 20 mij Euro!!! Eshte koha qe shteti jone i degjeneruar mos te qendroje duarkryq por te veproje. SHIK-u i famshem mos te geloje nga te paaftet qe vijne nga epoka e letrave dhe nga te paaftet qe vijne nga kusherinjte me pushtet. Te punesojne 2-3 persona qe njohin mire fushen e informatikes dhe nuk eshte aspak e veshtire ti gjurmosh keta individe qe ushqejne terror apo mbjellin urrejtje ndaj shtetit dhe policise mbi situaten perkatese. Dikush mund te thote qe gjera te tilla s'eshte e nevojshme te merren seriozisht por ja qe interneti sot eshte kudo, mbi te gjitha eshte dhe ne duart e adoleshenteve te cilet ne kete realitet te pjerdhur vuajne per idhuj!!!



dhe...



Nje qytetar i indinjuar...

0 comments: