TIRANE- Policia e Shtetit vë në dispozicion të zbulimit të atentatorit të vrasjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi një shpërblim prej 250 mijë eurove. Policia informon se shuma 250 mijë euro do ti jepet personit i cili do të japë informacion mbi te dyshuarit si autorë te vrasjes së ndodhur mbrëmë rreth 21.10 minuta në Roskovec të Fierit.
Policia garanton se informatorit do t'i ruhet anonimati. Ndaj kush do qe mund te kete dijeni per atentatoret mund te ofrojne te dhena rreth vrasjes ne numrat e telefonit 0694103251 dhe 0694107507.
Nga ekzaminimet e fundit të provave mësohet se autori ka qëlluar deputetin me kallashnikov në një largësi prej dy metrash. Sipas burimeve nga policia deputeti mund të ketë qenë duke hapur portën e banesës kur është qëlluar pas shpine me automatik kallashnikov.
Ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar se deputeti socialit ka gjetur vdekjen nga 6 plumba kallashnikovi, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja plumbash automatiku.
Policia bën të ditur se janë 9 të shoqëruar, si persona të cilët kanë qenë me deputetin socialist, apo e kanë takuar atë, gjatë orëve të pasdites së të shtunës, para se të ndodhte atentati.