Dashuri me shikimin e parë për 8.2 sekonda

. Mar 25, 2009
  • Agregar a Technorati
  • Agregar a Del.icio.us
  • Agregar a DiggIt!
  • Agregar a Yahoo!
  • Agregar a Google
  • Agregar a Meneame
  • Agregar a Furl
  • Agregar a Reddit
  • Agregar a Magnolia
  • Agregar a Blinklist
  • Agregar a Blogmarks

Koha që i duhet një mashkulli që të dashurohet me shikimin e parë është 8.2 sekonda, pretendojnë shkencëtarët.



Sa më shumë që një mashkull t'ja nguli sytë një femre kur takohen për herë të parë, aq më shumë i interesuar është ai. Nqs shikimi zgjat vetëm pak sekonda, ai mund të mos impresionohet aspak por nëse thyen kufirin e 8.2 sekondave, thuhet se mund të ketë rënë tashmë në dashuri.

Sidoqoftë kjo nuk vlen për femrat. Ato i kullosin sytë për të njëjtën hapësirë kohore edhe kur subjekti nuk u shkakton asnjë interes.

Kamera të fshehta u perdorën për të monitoruar levizjet e syve te 115 studentëve nderkohë që flisnin me aktorë dhe aktore. Me pas u pyeten për të vlerësuar tërheqshmërinë e partnerëve të tyre të bisedave.

Meshkujt vështronin në sy aktoret që konsideronin të bukura për një mesatare prej 8.2 sekondash por kjo gjë ra në 4.5 sekonda kur ata i konsideronin jo shumë tërheqëse, raporton Revista e Arkivave të Sjelljes Seksuale.


Ndërsa studentet femra i shikonin aktorët për të njëjtën gjatësi kohore. Studiuesit besojnë se meshkujt përdorin kontaktin me sy për të kërkuar partnere të përshtatshme dhe fertile.

Ndërsa femrat janë më të kujdesshme në tërheqjen e vëmendjes për shkak te riskut të shtatzanisë së pa dëshiruar dhe të qënit prind i vetëm.

0 comments: