Pesë vjet pas lindjes së tij në universitetin e Harvardit, Facebook-u shënon përdoruesin e 200 miliontë.
Lajmi është konfirmuar nga themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg i cili është shprehur “ Fakti që u rritëm shumë shpejt duke patur 200 milionë përdorues , është me siguri një fillim shumë i mirë”.
Para disa muajsh, Facebook sipas numrit të përdoruesve ka arritur konkurrentin e tij më të madh MySpace, mirëpo me këtë arritje e ka kaluar edhe dukshëm. Sipas të dhënave zyrtare të comScore, MySpace aktualisht numëron “vetëm” 130 milionë përdorues aktiv.
Me festimin e përdoruesit të 200 miliontë, Facebook ka hapur edhe një faqe bamirësie - Facebook for Good. Ajo ka dalë si bashkëpunim i 16 organizatave humanitare. Nga të gjitha gjërat që do të blihen përmes kësaj faqeje, do të shkojnë për qëllime bamirësie.
(e.n/lastampa/BalkanWeb)
0 comments:
Post a Comment