Showing posts with label Harvard. Show all posts
Showing posts with label Harvard. Show all posts

Punonjesja e McDonald arrestohet se hodhi shume kripe ne Hamburgerin e policit!!!

. Jul 23, 2009
0 comments

Nuk mbarojne çudite e policeve amerikane! Pasi kane arrestuar keto dite nje profesor shume te nderuar te Universitetit te Harvardit (me ngjyre) i cili po tentonte me force te hapte deren e shtepise se tij... kesaj radhe ka ndodhur qe nje oficer policie i cili kishte shkuar per te ngrene burgerin e tij ne McDonalds punonjesja i ka hedhur shume kripe, kripe e cila beri qe polici te semurej dhe 20 vjeçarja ka kaluar naten ne rajon te policise!



Nese ky rast mund te duket idiot dhe per te qeshur (por jo dhe aq) rasti tjeter qe ka ndodhur dy dite me pare kur nje profesor i Harvardit, nje afro-amerikan, teksa po tentonte me force te hapte braven e shtepise se tij eshte arrestuar nga policet.

Ngjarja ka shkaktuar shume buje atje pasi profesori ishte edhe nje aktivist i luftes kunder rracizmit gje qe ka bere edhe te spekullohej me mundesine e arrestimit per shkak te detyres dhe rolit te tij civil pikerisht kunder rracizmit ne SH.B.A.

Nje gje eshte e sigurt se ne SH.B.A, edhe pse demokracia ne menyre aparente ka arritur nivelin me te larte boteror ndodhin absurditete te paimagjinueshme!

/The Consumerist/

Facebook me 200 milionë përdorues!!!

. Apr 10, 2009
0 comments

Pesë vjet pas lindjes së tij në universitetin e Harvardit, Facebook-u shënon përdoruesin e 200 miliontë.
Lajmi është konfirmuar nga themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg i cili është shprehur “ Fakti që u rritëm shumë shpejt duke patur 200 milionë përdorues , është me siguri një fillim shumë i mirë”.

Para disa muajsh, Facebook sipas numrit të përdoruesve ka arritur konkurrentin e tij më të madh MySpace, mirëpo me këtë arritje e ka kaluar edhe dukshëm. Sipas të dhënave zyrtare të comScore, MySpace aktualisht numëron “vetëm” 130 milionë përdorues aktiv.
Me festimin e përdoruesit të 200 miliontë, Facebook ka hapur edhe një faqe bamirësie - Facebook for Good. Ajo ka dalë si bashkëpunim i 16 organizatave humanitare. Nga të gjitha gjërat që do të blihen përmes kësaj faqeje, do të shkojnë për qëllime bamirësie.

(e.n/lastampa/BalkanWeb)