Një grup turistësh kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Osumit pas rreshjeve të papritura që ranë në këtë zonë. Mësohet se turistët janë gjermanë dhe shqiptarë , ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe ka filluar punën për evakuimin e tyre me litar. Bëhet e ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë edhe pse kanë qëndruar të bllokuar për rreth dy orë.
SKRAPAR- Rreshjet e nisura papritur rreth dy orë më parë kanë rrezikuar jetën e 11 turistëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Osumit në Skrapar. Mesohet se turistët janë shqiptarë dhe gjermanë dhe kanë vendosur të vizitojnë kanionet duke përdorur mjetet e tyre personale. Pasi janë ndodhur në vështirësi, turistët kanë njoftuar menjëherë policinë e cila është nisur drejt vendngjarjes për tu ardhur në ndihmë. Ndërkohë mësohet se tashmë ka filluar evakuimi i i turistëve duke përdorur litarë ndërsa gjendja e tyre paraqitet e mirë. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se me turistëve nuk ka të lënduar dhe po vazhdon evakuimi pa asnjë problem. Kanionet e Osumit janë shndërruar në një pikë të rëndsishme turistike, por nuk dihet ende nëse personat ishin të shoqëruar nga ndonjë udhërrëfyës i specializuar apo jo. /BalkanWeb/
0 comments:
Post a Comment