Showing posts with label Shqiperi. Show all posts
Showing posts with label Shqiperi. Show all posts

“Lufte” ne Facebook per Dritan Dajtin

. Aug 25, 2009
0 comments

Pas betejes per kapjen e Dritan Dajtit qe u mbyll me kater police te ekzekutuar dhe 23 vjecarin Ledion Mara te vrare, nje tjeter beteje por kesaj radhe jo me plumba, por kercenime dhe fjale po zhvillohet ne Facebook.


50 shqiptarët më të famshëm në botë

.
0 comments

Ismail Kadare

Shqiptarët që janë bërë të njohur në botë nga Kadareja deri te Kledi Kadiu.

Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri. Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.

Bajame dhe Cigare

. Aug 24, 2009
2 comments

Të gjitha pjesëzat e mëposhtme mu kujtuan vetëm një pasdite si një film i vetëm që filloi nga mendja dhe vijoi në kraharor për tu ngjitur sërish lart dhe për të më bllokuar veshët dhe fytin nga një mozaik ndjenjash që dukeshin sikur ishin hija e pandarë e “filmit” që po shihja vetëm unë.



Funky shkon në plazh!

. Aug 14, 2009
0 comments


Funky arratiset prej detit dhe këtë fundjavë e deri nga mesi i javës tjetër do të eksplorojë jugun e vëndit më të bukur në Botë, atë të Shqipërisë.



funky fish

Tërmet në Tiranë!

. Aug 13, 2009
0 comments

Vetëm para pak çastesh është ndjerë një tërmet këtu në Tiranë. Tërmeti u duk i fortë, të paktën nga lëkundjet dhe i krahasuar po mbi këto baza (të lëkundjeve) mund të thuhet se ishte i një shkalle mesatare. Fenomeni i tërmetit ka qënë jo pak i shpeshtë vitin e fundit në Shqipëri.

Për informacione më të mëtejshmë dhe të detajuara do t'ju njoftojmë më vonë.

Shqipëria qëron Qipron!

. Aug 12, 2009
2 comments


Kombëtarja jonë ka shpartalluar Qipron në ndeshjen miqësorë të përfunduar vetëm pak çaste më parë në stadiumin Kombëtar Qemal Stafa këtu në Tiranë. Çunat e Kombëtares tonë, që treguan se po të duan edhe luajnë, kanë "qëruar" plotë gjashtë herë rrjetën e Qipros!


Duke uruar që edhe në dy ndeshjet e tjera të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës Kombëtarja të bëjë një përfaqësim të mirë le t'i gëzojmë këtij rezultati historik (të paktën spikeri i TVSH kështu thoshte) i fitores më të thellë që ka arritur Kombëtarja jonë në një ndeshje miqësore!

08-08-2009, një tjetër ditë zie Kombëtare për Shqipërinë!

. Aug 8, 2009
0 comments







Sot iu dha lamtumira e fundit katër policëve të vrarë ditën e djeshme në aksion për kapjen e kriminelit të shumëkërkuar Dritan DAJTI. Flamujt kombëtarë të administratës shtetërore dhe jo vetëm në çdo cep të Shqipërisë u valëvitën në gjysmë shtizë si dhe u mbajt një minutë heshtje në nderim të të rënëve të cilët u cilësuan "Dëshmorë të Atdheut"

Masaker ne Durres - Vriten 4 police dhe 1 person tjeter!

. Aug 7, 2009
4 comments

Masakër në Durrës, i shumekerkuari Dritan Dajti vret 4 policë, arrestohet i plagosur.





Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit ku policia bën të ditur se autori i vrasjes është Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni. Policia konfirmoi se Dajti qëlloi dhe la të vdekur sot 4 efektivë policie që tentuan ta arrestonin, ndersa i vdekur ka mbetur edhe një person, që dyshohet se është i afërm i Dajtit. "I Forti i Rrugës së Kavajës", është arrestuar nga policia dhe është dërguar i plagosur në spital. Konfirmohen 2 pushues te plagosur. Zbardhen emrat e viktimave.



Plazh i bukur, sa keq qe ka bunkere :P

. Jul 25, 2009
1 comments


Me sa duket edhe bota shkruan per plazhet tona te bukura por qe jane te mbushura me kerpudha betoni.


Lexoni artikullin e Daily Telegraph ketu.

Discover Albania

. Jul 24, 2009
0 comments






Welcome to Albania

In the heart of the Mediterranean, on the Adriatic and Ionian Seas, Albania is fast becoming one of the world's most interesting getaways. Still relatively unspoiled by globalization, tourists will notice an inspiring mixture of civilizations and cultures - making this European country truly unique.

Come - discover Albania for yourself!



Tiësto ne Dhermi - 6 Gusht 2009

. Jul 16, 2009
11 comments

U mbajt mbremjen e djeshme deri ne te gdhire te dites se sotme koncerti i DJ Tiësto ne plazhin e Dhërmiut.


Ardhja e ketij Dj me fame nderkombetare dhe me i miri ne rrymen e vet (electronic/trance & techno) ishte nje ngjarje e rralle per dashamiresit e kesaj muzike ne Shqiperi. Nuk ndodh shpesh qe nje muzikant, ne momentin e pikut te karrieres dhe fames se vet te vije ne Shqiperi per te mbajtur nje koncert.


"Funky Fish" eshte i lumtur qe ka qene nder zerat me te fuqishem te reklamimit (pa dashje dhe  pa perfitimin marketimi) i ketij eventi, gje kjo qe duket edhe po te kerkosh ne google "tiesto dhermi". Faqja jone ka patur nje boom klikimesh nga momenti i publikimit te ketij lajmi dhe vazhdon ende te klikohet shume, ç'ka tregon nje interesim jashtezakonisht shume te madh per kete event muzikor.


Be cool, be funky!



07/08/09

______________________________________________________________________________________


Duke ecur rrugeve te Tiranes me zuri syri shkarazi nje poster per Havana Sun Fest dhe me nje fytyre te njohur qe vetem me Kubanez nuk ngjante. Kur u perqendrova me mire (se jam pakez miop) pash qe ishte Tiësto dhe me pas lexova dhe germat e medha siper: T I Ë S T O


Atehere, per te gjithe fansat, Dhermi, data  6 Gusht, e Enjte... Ju keshilloj mos ta humbisni Dj me te suksesshem ne bote!!!


Ketu keni dhe pjese nga faqja zyrtare www.tiesto.com




































































Sat,
1 Aug
Hanul Piratilor Beach
Hanul Piratilor Beach
NavodariRomaniaTicket information here
Sun,
2 Aug
Solar 09
Cacao Beach
Sunny BeachBulgariaTicket information here
Mon,
3 Aug
Privilege
Ibiza Residency
San Rafael - IbizaSpainTicket information here
Wed,
5 Aug
Papaya Club
Papaya Club
Novalja, PagCroatiaTicket information here
Thu,
6 Aug
Havana Sun Fest
Havana Sun Fest
DhermiAlbania
Fri,
7 Aug
Barcelona Summer Week
La Fira de Barcelona
BarcelonaSpainTicket information here
Sat,
8 Aug
Energy 09
Hallenstadion
ZürichSwitzerlandTicket information here
Sun,
9 Aug
Pacha La Pineda
Pacha La Pineda
SalouSpainTicket information here
Mon,
10 Aug
Privilege
Ibiza Residency
San Rafael - IbizaSpainTicket information here


Per ekzemplaret qe ndoshta nuk e njohin, mund te lexojne artikullin e Wikipedias ketu.


UNE DO TE JEM ATJE.... PO JU?

Flamurtari mban lart flamurin në Europë; Vllaznia e bashkuar në Vienë.

.
0 comments

Flamurtari ka mundur të triumfojë në një ndeshje shumë të bukur të sapo-mbyllur në stadiumin "Flamurtari" të Vlorës kundër skuadrës skoceze të Motherwellit e vlefshme për turin e dytë të fazës eliminatore të kupës UEFA (Europa League)

Ka qënë një ndeshje me të vërtetë e bukur në qytetin e Vlorës ku pas 18 vjetësh ekipi kuq-e-zi është rikthyer në kupat europiane. Ekipi i Flamurtarit përballej me skocezët në fazën e dytë eliminatore duke qënë fituese e Kupës së Shqipërisë. Flamurtari me një skuadër shumë të re në moshë, ku lojtari më "i vjetër" është vetëm 26 vjeç. Ashtu sikurse qyteti i Vlorës dhe ekipi i Flamurtarit kanë ditur të nxjerrin gjithmonë lojtarë elitarë të Shqipërisë, edhe sot në këtë grup kaq të ri kanë shkëlqyer dy prej tyre, portieri Moçka 19 vjeçar i cili priti një penallti të dhënë në favor të skuadrësh kundërshtare në mënyrë të dyshimtë dhe që gjatë gjithë ndeshjes iu ka mohuar golin; si dhe sulmuesi shumë i talentuar Roshi vetëm 18 vjeç.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Flamurtarit e jo vetëm rezultati por e gjithë loja foli në favor të skuadrës vlonjate. Përgëzime kuqezinjve për fitoren dhe urojmë që të kalojë me sukses këtë fazë eliminatore kur do i duhet të përballët pas një jave në Skoci me Motherwell.

E ndërsa Flamurtari triumfon në Vlorë, Vllaznia, po në fazën e dytë eliminatore të kupës UEFA (Europa League) është e bashkuar në kryeqytetin austriak kundër Rapid Vienna.

Funkyfish uron që vëllazërisht ekipet shqiptare të mbajnë lart flamurin e Shqipërisë në arenën futbollistike europiane.

Shperthen makina para Kuvendit te Shqiperise

.
0 comments



Nje shperthim i fuqishem ka tronditur qendren e Tiranes ne mbremje pak pas ores 22:30. 

Nje automjet fuoristrade tip Benz Mercedes ka shperthyer duke persuar deme te medha, por duke demtuar edhe godinen e ish te perndjekurve politike ku ishte parkuar, perballe selise se Parlamentit.

Automjeti ishte parkuar perballe selise se Kuvendit dhe per fat te mire gjate shperthimit nuk ka patur njerez prane apo brenda ne makine. Shperthimi ka shkaktuar  vetem frike mes banoreve. Nderkohe ne vendngjarje kane mberritur forca zjarrefikese dhe forca te shumta policie nisur edhe nga fakti qe shperthimi ndodhi fare prane selise se Kuvendit qe eshte godine e rendesise se vecante.

Ende nuk dihen shkaqet e shperthimit, ndersa dyshohet per variantin e vendosjes se eksplozivit dhe ate te nje shkendije elektrike.

/TopChannel/

Tirana - Stabaek, Champions League, Eliminatoret.

. Jul 15, 2009
0 comments



Pas pak minutash, në orën 20:00 do të luhet ndeshja e parë për fazën eliminatore të Champions League për kampionët e Shqipërisë, KF TIRANA kundër kampionëve të Norvegjisë STABAEK.

Sipas agjensive të basteve Tirana nuk është më pak e favorizuar për të fituar këtë ndeshje që do të luhet në "Qemal Stafa".


Stafi i "Funky Fish" i uron fitore Tiranës.


Ndeshjen mund ta shihni në TVSH.

Mjekimi i gabuar, barna për të sëmurë mendorë, foshnja 1.5 vjeç në rrezik jete!

. Jul 12, 2009
0 comments

Babai i vogëlushes deklaron se pasi ka vizituar foshnjen në një klinike private, ka shkuar në farmaci për të marrë ilacet, por shitesja ka ngaterruar medikamentin duke i dhene nje ilac për të semuret mendore.


TIRANE-Mjekimi i gabuar ka rrezikuar rënde jetën e një foshnje 1 vjec e gjysëm që tashmë ndodhet e shtruar në pediatri në Qëndrën Spitalore Universitare (QSUT) të Tiranës. Babai i vogëlushes, Albion Musaj deklaron se pasi ka vizituar vogelushen në një klinike private, ai ka shkuar në farmaci për të marrë ilacet, por shitesja ka ngaterruar medikamentin duke mos i dhene vogelushes mjekimin e nevojshëm, por nje ilac për të semuret mendore. Vogëlushja ka reaguar keq ndaj ilacit dhe ka nisur të qajëe me pas eshte mprire teresisht. Prindërit të shqetësuar i janë drejtuar pediatrisë në QSUT. Pas kanë parë recetën dhe më pas ilacin që u ka shitur farmacistja, mjekët kanë konstatuar menjëherë se bëhet fjalë për ilacin e gabuar. Familja e vogelushes i indinjuar kërkon në radhë të parë që femija të kurohet jashtë shtetit.



/BalkanWeb/



Mbyten 2 persona në plazhin e Durrësit, viktimat xhaxhai dhe nipi 15 vjeçar

. Jul 9, 2009
0 comments

Dy persona janë mbytur sot në Gjirin e Lalëzit. Mësohet se kanë humbur jetën xhaxhai dhe nipi i tij Bardhyl dhe Alban Zeqollari. Viktimat, banues në Tiranë, kishin shkuar në bregdetin e Durrësit për të kaluar ditën në plazh. Trupi i 15 vjecarit nuk është nxjerrë ende nga deti. Polumbarë nga Tirana janë nisur drejt vendngjarjes për të ndihmuar në kërkimet për trupin.




“Mjeshtri” Gjinushi, ja si e parashikoi humbjen - por fshehurazi e jo publikisht

. Jul 4, 2009
0 comments

Profeti” i së majtës, Skënder Gjinushi e ka parashikuar mjaft qartë, 1 vit më parë, se varianti spanjoll, pra proporcionali rajonal do të ishte fatal për të majtën.

Në 1 qershor 2008, “Gazeta Shqiptare” ka publikuar materialin që Gjinushi i dërgonte PS-së: ai sugjeronte proporcionalin kombëtar si më të favorshëm për fitoren e opozitës. Më poshtë po botojmë të plotë materialin e kryetarit të PSD-së ku parashikohet humbja në zgjedhje nëse zbatohej proporcionali rajonal.
* * *
Varianti Spanjoll, është një model i familjes proporcional rajonal, ku partitë konkurojnë me lista të vecanta në cdo rajon, për specifikat e aplikimit të tij në Shqipëri është më afër në efekte një sistem mazhoritar se proporcional, pasi s’ka prag e korrektim kombëtar por ka një prag të “fshehtë” nga 4-25%. Cilat janë kundërshtitë, avantazhet e disavantazhet e sistemit të mësipërm dhe komentet tona për të:

Varianti Spanjoll - Kundërshtimi kryesor i të vegjëlve

Ky variant qartazi, në kushtet e Shqipërisë, i largohet proporcionalit e merr theksime të forta mazhoritare. Ndërkohë që deri më dje diskutohej një prag 2,5-3% e quhej i tepërt një prag mbi 4%, sistemi Spanjoll ofron një prag të fshehtë nga 4-20% (po të ruhen qarqet e sotme) dhe nga 6-33% (po të respektohen rrethet aktuale). Si i tillë ky variant është njëlloj si të propozohej një sistem proporcional me prag 10-12% (sistem që e përdorin vetëm Turqit kundër Kurdëve) cka përbën një shmangie të dukshme, të panegociouar, më parë, nga sistemi proporcional, dhe do të mjaftonte kaq për ta kundërshtuar e paragjy-kuar.

Megjithatë edhe para kësaj sfide, pavarësisht nga qëllime e saja, ne po shprehim vlerësimet tona për këtë sistem në funksion të stabilitetit politik, fitores të së majtës dhe vetë PS si dhe në raport me interesat e PSD.

- Ky sistem e bën pothuajse të paqeverisshëm vendin.

Ky sistem ka vecori që le vetëm dy-katër forca në garë, pra është me efekt mazhoritar për të “vegjëlit” dhe ndërkohë afron dy të mëdhenjtë duke i barazuar ata në raport me njëri-tjetrin. P.sh. mjafton të themi se me rezultatet e ’05 PD, PS ndajnë vendet 7 me 6 në Shkodër ndërkohë që PD është mbi 13% para, ndërsa në Gjirokastër dalin 2 me 2 ndonëse e majta është mbi 10% para (në këtë pikpamje është më i keq se proporcionali me prag 10%).

LSI koalicion me PD!

. Jul 2, 2009
2 comments

Nga burime te brendshme dhe ende te pakonfirmuara publikisht mesohet se LSI do te beje koalicion qeverises me Partine Demokratike.


Kjo zgjidhje vjen ne kushtet kur: Nga zgjedhjet e fundit nuk po del asnje fitues dhe vendi do te shkonte keshtu ne zgjedhje te parakohshme; Por PD-se duke mos i interesuar te shkonte ne zgjedhje te parakohshme me nje tjeter kod zgjedhor, si ai "proporcional Kombetar", me te cilin e majta do te fitonte pasi sikurse eshte pare e majta ka fituar perqindjen me te madhe ne zgjedhjet e fundit, e vetmja alternative per LSI-ne duket se ka ngelur qe te bej koalicion me PD duke shmangur keshtu mos-perfaqesimin ne eventualitetin e nje seance tjeter zgjedhjesh ne vend!

LSI, si force e majte, do te kishte dashur ne menyre te natyrshme te krijonte koalicion me PS; Ne kushtet kur zgjedhjet dhe shifrat e dala prej tyre nuk po arrijne te prodhojne nje qeveri te majte vendi do te shkonte ne zgjedhje te parakohshme po me te njejtin kod zgjedhor (nje kod tjeter PD-se e cila ka shumicen ne Parlament sot nuk i intereson) do te thoshte krize per vendin. Ilir Meta hyri ne greve urie kunder ketij sistemi qe nxirrte humbese te majten, por Rama u duk se nuk kishte vullnet per bashkepunim, i nxitur nga deshira per te zhdukur LSI-ne!

Padyshim qe pergjegjesi kryesor per humbjen e se majtes nuk mund te jete tjeter veçse Edi Rama dhe Kastriot Islami qe çuan vendin ne zgjedhje me kete kod elektoral duke copetuar dhe perçare te majten.

Duke shpresuar qe Sali Berisha te mos jete me Kryeminister i vendit... presim!...


FunkyFish, lajmi jemi ne!

Kush i fiton zgjedhjet në Shqipëri? Baste Live!

. Jul 1, 2009
0 comments

Albania Elections 2009 – Winning Party


PS  – 1.912  ( Përfshire aleatët )

PD  – 1.998  ( Përfshire aleatët )

Te tjere – 21

Ky pritet te jete  parashikimi publik qe ben nje prej emrave te medhenj te basteve ne bote Pinnacle Sport .  Pra kjo kompani perdor kriterin e bastit asian handicap dhe i rreferohet sondazhit te bere prej asaj vete. Te dhenat akoma nuk jane publikuar dhe pritet qe ne ditet ne vazhdim kjo te jete publike.

Skandalet e Berishes

. Jun 27, 2009
1 comments

Me 28 qershor te gjithe ne Shqiptaret do te votojme per te vendosur fatin e vendit per 4 vitet e ardhshme, votojme per te vendosur se nga kush do te qeverisemi. Secili ka bindjet e tij, por do ishte mire qe perpara se te votohet te behet nje bilanc i punes se kesaj qeverie, cfare ka bere ne keto 4 vjet. "Arritjet" jane pare ne spotet qeveritare, te paguara me taksat tona, ndersa skandalet mund t'i lexoni ketu:



Berisha në katër vitet 2005-2009, ka ulje- ngritjet e veta. Deri tani në bilancin paraelektoral, qeveria nëpërmjet spotesh informuese ka dhënë statistika të qarta për rrugët, shkollat, ujësjellësat, por ende nuk janë përmendur se cilat kanë qenë fenomenet që kanë tronditur shtetin e së drejtës. Çfarë nuk është bërë publike deri më tani për ato që janë konsideruar në katër vite me radhë, “kapje e shtetit” apo përfshirje të familjes kryeministrore në afera korruptive, skandale të dhunës verbale të kryeministrit, skandale seksuale, presione të hapura, marrëdhënie të shkatërruara institucionale etj, etj.
Ndërkohë Gazeta Shqiptare po rikujton për të gjithë lexuesit e saj se çfarë ka ndodhur në katër vitet e qeverisjes Berisha. Si ka qeverisur kryeministri, dhe si duhet të zgjedhin shqiptarët, përveç spoteve elektorale, duhet të njihen edhe me anën ende të pathënë të kësaj qeverie: që nga prishja e shitjes së kontratës së Albtelekom, deri tek sharjet me fjalorin “shkërdhatë” të kryeministrit në Kuvend, e më pas shpërthimin tragjik të Gërdecit që mori jetën e 26 personave dhe plagosi rreth 300 të tjerë, për të vazhduar me skandalin seksual të një ministri në kabinet e më pas me marrëveshjen sekrete nënshkruar me Greqinë për “vijën bregdetare”. Hap pas hapi, thuhen të “pathënat” në spote për qeverisjen “Berisha”.
***