Showing posts with label Britani. Show all posts
Showing posts with label Britani. Show all posts

HIV, 6 futbollsite te Premier League, ne ankth

. Jul 13, 2009
1 comments



Panik ne Premier League. 6 futbolliste rrezikojne te jene infektuar me virusin HIV/AIDS pasi kane kryer marredhenie seksuale me te njejten femer e cila ka rezultuar pozitive.

Lajmin trondites e ben te ditur tabloidi britanik “The Sun” duke pohuar se nuk dihet ende nese femra e panjohur e ka marre virusin para apo pas kontaktit me lojtaret, emrat e te cileve nuk behen te ditur. “Nuk kane folur me familjet e tyre per kete ceshtje sepse nuk duan t’i shqetesojne.

Jane te vetedijshem per skandalin qe do krijonte kjo histori nese rezulton e vertete. Eshte si nje bombe me sahat, pasi nese dalin pozitive, atehere ky do te ishte fundi i karreieres se tyre”, shprehet nje burim anonim. Vajza ka pasur marredhenie me futbollistet pas ndarjes nga i dashuri.

/TopChannel/

Doni që portofoli juaj t'ju rikthehet!? Mbani në të një foto fëmije.

.
0 comments

Nga një studim-eksperiment të  zhvilluar vitin e kaluar në Edinburgh në Britaninë e Madhe ka rezultuar se portofolët që kanë pasur në të një foto fëmije janë rikthyer mbrapsht ose në polici ose pronarit.

Studimi është zhvilluar nga një grup psikologësh të cilët kanë "mbjellë" 240 portofolë nëpër rrugët e Edinburgh-ut dhe në to kishin vendosur foto familjeje, foton e të dashurës apo të dashurit si dhe dokumente ku tregohej se pronari i atij portofoli kishte dhënë para' për bamirësi; Rezultati pra, ka qënë se pjesa më e madhe e portofolëve të rikthyer kanë qënë ata që kanë pasur foton e një bebushi.

Për më tepër informacion lexoni /Times Online/