Showing posts with label Futboll. Show all posts
Showing posts with label Futboll. Show all posts

Shqipëria qëron Qipron!

. Aug 12, 2009
2 comments


Kombëtarja jonë ka shpartalluar Qipron në ndeshjen miqësorë të përfunduar vetëm pak çaste më parë në stadiumin Kombëtar Qemal Stafa këtu në Tiranë. Çunat e Kombëtares tonë, që treguan se po të duan edhe luajnë, kanë "qëruar" plotë gjashtë herë rrjetën e Qipros!


Duke uruar që edhe në dy ndeshjet e tjera të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës Kombëtarja të bëjë një përfaqësim të mirë le t'i gëzojmë këtij rezultati historik (të paktën spikeri i TVSH kështu thoshte) i fitores më të thellë që ka arritur Kombëtarja jonë në një ndeshje miqësore!

Flamurtari mban lart flamurin në Europë; Vllaznia e bashkuar në Vienë.

. Jul 16, 2009
0 comments

Flamurtari ka mundur të triumfojë në një ndeshje shumë të bukur të sapo-mbyllur në stadiumin "Flamurtari" të Vlorës kundër skuadrës skoceze të Motherwellit e vlefshme për turin e dytë të fazës eliminatore të kupës UEFA (Europa League)

Ka qënë një ndeshje me të vërtetë e bukur në qytetin e Vlorës ku pas 18 vjetësh ekipi kuq-e-zi është rikthyer në kupat europiane. Ekipi i Flamurtarit përballej me skocezët në fazën e dytë eliminatore duke qënë fituese e Kupës së Shqipërisë. Flamurtari me një skuadër shumë të re në moshë, ku lojtari më "i vjetër" është vetëm 26 vjeç. Ashtu sikurse qyteti i Vlorës dhe ekipi i Flamurtarit kanë ditur të nxjerrin gjithmonë lojtarë elitarë të Shqipërisë, edhe sot në këtë grup kaq të ri kanë shkëlqyer dy prej tyre, portieri Moçka 19 vjeçar i cili priti një penallti të dhënë në favor të skuadrësh kundërshtare në mënyrë të dyshimtë dhe që gjatë gjithë ndeshjes iu ka mohuar golin; si dhe sulmuesi shumë i talentuar Roshi vetëm 18 vjeç.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Flamurtarit e jo vetëm rezultati por e gjithë loja foli në favor të skuadrës vlonjate. Përgëzime kuqezinjve për fitoren dhe urojmë që të kalojë me sukses këtë fazë eliminatore kur do i duhet të përballët pas një jave në Skoci me Motherwell.

E ndërsa Flamurtari triumfon në Vlorë, Vllaznia, po në fazën e dytë eliminatore të kupës UEFA (Europa League) është e bashkuar në kryeqytetin austriak kundër Rapid Vienna.

Funkyfish uron që vëllazërisht ekipet shqiptare të mbajnë lart flamurin e Shqipërisë në arenën futbollistike europiane.

Tirana - Stabaek, Champions League, Eliminatoret.

. Jul 15, 2009
0 comments



Pas pak minutash, në orën 20:00 do të luhet ndeshja e parë për fazën eliminatore të Champions League për kampionët e Shqipërisë, KF TIRANA kundër kampionëve të Norvegjisë STABAEK.

Sipas agjensive të basteve Tirana nuk është më pak e favorizuar për të fituar këtë ndeshje që do të luhet në "Qemal Stafa".


Stafi i "Funky Fish" i uron fitore Tiranës.


Ndeshjen mund ta shihni në TVSH.

HIV, 6 futbollsite te Premier League, ne ankth

. Jul 13, 2009
1 comments



Panik ne Premier League. 6 futbolliste rrezikojne te jene infektuar me virusin HIV/AIDS pasi kane kryer marredhenie seksuale me te njejten femer e cila ka rezultuar pozitive.

Lajmin trondites e ben te ditur tabloidi britanik “The Sun” duke pohuar se nuk dihet ende nese femra e panjohur e ka marre virusin para apo pas kontaktit me lojtaret, emrat e te cileve nuk behen te ditur. “Nuk kane folur me familjet e tyre per kete ceshtje sepse nuk duan t’i shqetesojne.

Jane te vetedijshem per skandalin qe do krijonte kjo histori nese rezulton e vertete. Eshte si nje bombe me sahat, pasi nese dalin pozitive, atehere ky do te ishte fundi i karreieres se tyre”, shprehet nje burim anonim. Vajza ka pasur marredhenie me futbollistet pas ndarjes nga i dashuri.

/TopChannel/

Trajneri i ri i Kombëtares, një kumarxhi

. May 20, 2009
0 comments

Pavaresisht sinjalizimit te mediave, kreu i institucionit te futbollit ka zgjedhur ne krye te Kombetares pikerisht njeriun per te cilin nga vendi i tij, Kroacia, vijne fakte tronditese!

E kaluara e teknikut 56 vjeçar eshte mjaft e erret ne lidhje me pasionin e tij per lojerat e fatit. Ne 24 tetor te vitit 2006 gazetari investigativ Berislav Jelinic botonte ne gazeten "Nacional" shkrimin "Bixhozxhiu qe drejton Dinamon e Zagrebit - Josip Kuzhe dora e zeze e miliona eurove." Ne analizen e tij Jelenic zbulon se per shkak te varesise se tij ndaj bixhozit, tekniku Kuzhe u detyrohet miliona mjaft njerezve ne Kroaci: Dinko Pokrovac, aktorja Ankica Dobric, futbollisti Nino Bule, tregtari Ivan Lozushic, manaxheri Sinisha Shosho jane disa nga njerezit qe Josip Kuzhe u ka borxh. Sipas tyre problemet e ketij njeriu me kumarin nuk jane te panjohura, ndersa akuzohet vazhdimisht per moskthim parash. Ne ambjentet e kumarit edhe sot perflitet se Kuzhe humbi ne nje nate te vetme 1,2 milione euro. Kaq kushtonte transferimi i futbollistit Hrgovic nga Dinamo te japonezet e Gamba Osaka qe drejtohej nga tekniku 56 vjeçar. Me tej gazeta "Nacional" shkruan se futbollisti Ivica Brico e hodhi ne gjyq per moskthim te 75 mije eurove ndersa sipas saj ai ka nje borxh prej 750 mije euro ndaj bankes Hipo Alpe Adria. Federata shqiptare e futbollit ka zyrtarizuar emrin e trajnerit ndersa nuk shqetesohet aspak se me Kuzhen ne pankine tashme do te duket gjithçka mjaft dyshuese!