Showing posts with label Dasem. Show all posts
Showing posts with label Dasem. Show all posts

Tragjedia ne Autostrade. 5 të vdekur, 3 të plagosur

. Jul 26, 2009
0 comments

Viktimat, një burrë, e katër gra po ktheheshin nga një dasmë, kur automjeti i tyre është përplasur me një makinë tjetër sapo kanë dalë nga Maminasi. Policia bën identifikimin e viktimave. 4 nga 5 viktimat, nënë e bijë dhe një cift bashkëshortësh.



DURRES- Në autostradën Tiranë- Durrës, afër Maminasit, aty ku gjetën vdekjen 5 persona dukej si një kasaphanë.
Vetëm pjesa ballore e makinës e përfshirë në aksidentin tragjik qëndronte mbi dy rrotat e para, ndërsa pjesa tjetër ishte shkatërruar plotësisht. Forca e përplasjes kishte shpërndarë kudo përreth pjesët e makinës. Pak metra më tutje pjesë sandalesh dhe diku këpucë. Pas trafikndarëses, gjendeshin dy canta. Syri të zinte në tokë një palë syze të kuqe dhe një manikyr.

Kjo është ajo cfarë kishte ngelur sot në mëngjes nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orës 03:00 në autostradën Tiranë- Durrës. Ndërsa ajo cfarë policët kishin parë sapo kishin mbërritur në vendngjarje ishte dhe më shokuese.


Viktimat ishin gjymtuar dhe policët ishin detyruar të mblidhnin pjesët e mbetura të organeve të cilat ishin shpërndarë përreth makinës.



Dasëm mbi rrënoja! / L'Aquila.

. Apr 18, 2009
0 comments

Kur ende qyteti tashme fantazme L'Aquila ne Itali nuk ka rimare forme dhe trajtat e nje qyteti te banueshem e te jetueshem duket se aquilanet kane gjetur nje menyre shume tradicionale e te hershme te celebrimit te dashurise dhe dhenies jete te nje familje te re me ane te marteses, per te risjelle jete mbi germadhen L'Aquila!



/Ansa/