Showing posts with label viktima. Show all posts
Showing posts with label viktima. Show all posts

Kombet e Bashkuara tronditen me vdekjen e emigranteve

. Aug 21, 2009
0 comments


Agjensia e Refugjateve te Kombeve te Bashkuara ka shprehur tronditjen e saj perpara raportimit qe anije te tjera kaluan prane gomones me refugjate momentin qe po mbytej.


75 emigrante nga Afrika vdiqen gjate udhetimit ne nje gomone te mbipopulluar midis Libise dhe Italise. Mendohet se shume kane vdekur nga uria dhe etja perpara se te mbytej varka. 5 Eritreas i mbijetuan udhetimit dhe deklaruan qe asnje nuk u ofroi ndihme.


Kombet e Bashkuara thane se anijet e tjera duke mos ndaluar per te dhene ndihme tregojne nje shkelje te tradites marinare.


Ne fillim te ketij viti, Italia dhe Libia filluan te bejne patrullim te perbashket ne Mesdhe per te penguar kalimin e emigranteve ilegale.


Roja bregdetare Italiane shpetoi 5 te mbijetuarit nga varka 12 metra e gjate, e cila po lundronte ne ujrat Italiane midis Maltes dhe ishullit te vogel te Lampeduzes.


Te peste - nje grua, nje femije dhe tre burra - i treguan shpetuesve qe ishin nisur nga brigjet e Libise rreth 3 jave me pare por u kishte mbaruar ushqimi, uji dhe karburanti.


Ata treguan gjithashtu qe shume prej tyre vdiqen per shkak se filluan te pinin uje deti dhe me pas trupat e tyre u hodhen ne det.


Per me teper lexoni artikullin e plote te /BBC/.

Masaker ne Durres - Vriten 4 police dhe 1 person tjeter!

. Aug 7, 2009
4 comments

Masakër në Durrës, i shumekerkuari Dritan Dajti vret 4 policë, arrestohet i plagosur.





Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit ku policia bën të ditur se autori i vrasjes është Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni. Policia konfirmoi se Dajti qëlloi dhe la të vdekur sot 4 efektivë policie që tentuan ta arrestonin, ndersa i vdekur ka mbetur edhe një person, që dyshohet se është i afërm i Dajtit. "I Forti i Rrugës së Kavajës", është arrestuar nga policia dhe është dërguar i plagosur në spital. Konfirmohen 2 pushues te plagosur. Zbardhen emrat e viktimave.



Tragjedia ne Autostrade. 5 të vdekur, 3 të plagosur

. Jul 26, 2009
0 comments

Viktimat, një burrë, e katër gra po ktheheshin nga një dasmë, kur automjeti i tyre është përplasur me një makinë tjetër sapo kanë dalë nga Maminasi. Policia bën identifikimin e viktimave. 4 nga 5 viktimat, nënë e bijë dhe një cift bashkëshortësh.



DURRES- Në autostradën Tiranë- Durrës, afër Maminasit, aty ku gjetën vdekjen 5 persona dukej si një kasaphanë.
Vetëm pjesa ballore e makinës e përfshirë në aksidentin tragjik qëndronte mbi dy rrotat e para, ndërsa pjesa tjetër ishte shkatërruar plotësisht. Forca e përplasjes kishte shpërndarë kudo përreth pjesët e makinës. Pak metra më tutje pjesë sandalesh dhe diku këpucë. Pas trafikndarëses, gjendeshin dy canta. Syri të zinte në tokë një palë syze të kuqe dhe një manikyr.

Kjo është ajo cfarë kishte ngelur sot në mëngjes nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orës 03:00 në autostradën Tiranë- Durrës. Ndërsa ajo cfarë policët kishin parë sapo kishin mbërritur në vendngjarje ishte dhe më shokuese.


Viktimat ishin gjymtuar dhe policët ishin detyruar të mblidhnin pjesët e mbetura të organeve të cilat ishin shpërndarë përreth makinës.



Mbyten 2 persona në plazhin e Durrësit, viktimat xhaxhai dhe nipi 15 vjeçar

. Jul 9, 2009
0 comments

Dy persona janë mbytur sot në Gjirin e Lalëzit. Mësohet se kanë humbur jetën xhaxhai dhe nipi i tij Bardhyl dhe Alban Zeqollari. Viktimat, banues në Tiranë, kishin shkuar në bregdetin e Durrësit për të kaluar ditën në plazh. Trupi i 15 vjecarit nuk është nxjerrë ende nga deti. Polumbarë nga Tirana janë nisur drejt vendngjarjes për të ndihmuar në kërkimet për trupin.




Tragjedi tjeter ajrore. Bie avjoni i Yemenias, shpeton 1 femije!!!

. Jun 30, 2009
0 comments

Perseri nje tragjedi ajrore dhe perseri me nje avjon te Airbus. Nje linje ajrore nga Yemeni me 153 njerez ne bord eshte rrezuar ne Oqeanin Indian afer arqipelagut te Comoros. Airbus 310 i fluturimit IY626 i operuar nga kompania ajrore Yemenia Air ishte duke fluturuar nga kryeqyteti i Yemenit, Sanaa. Nuk jane bere akoma te ditura shkaqet e rrezimit por zyrtaret thone se ne ate zone ate moment ka patur kohe te keqe.


CNN deklaron se ka nje femije te mbijetuar, artikulli perkates gjendet ketu.



/BBC/

Termeti ne Itali - Nr i viktimave shkon 278!!!

. Apr 6, 2009
1 comments

278 persona kane gjetur vdekjen deri tani nga nje termet i fuqishem qe goditi Italine qendrore, informojne zyrtaret Italiane.


Termeti me fuqi 6.3 balle te shkalles Rihter goditi me 03:32 te mengjesit afer qytetit te L'Aquilas, rreth 95 km ne veri-lindje te kryeqytetit Italian, Romes.


L'Aquila - Qyteti i demtuar nga termeti.



Deri tani 5 femije jane mes viktimave. Nr i te vdekurve pritet te rritet pasi shume persona rezultojne te humbur.







Nje zyrtar i mbrojtjes civile informon per BBC per rreth 3.000 deri me 10.000 ndertesa jane demtuar nga termeti ne L'Aquila, nje qytet mesjetar.

Per me teper informacion vizitoni faqen e BBC ketu.

Foto nga tragjedia - ketu.