Buzëqeshja përmirëson humorin dhe rezistencën ndaj stresit, ju bën më sexy madje kuron edhe trupin duke ulur presionin e gjakut. Shumë studime tregojnë se e qeshura kuron trupin dhe mëndjen, rrit mbrojtjen imunitare dhe mbron nga stresi dhe lodhja fizike.
Efektet terapeutike të së qeshurës të cilat shpjegohen në një artikull special, në revistën "Mind" , janë të shumta dhe ende objekt studimi. Sekreti? Të qeshurat shlodhin muskujt dhe vënë në qarkullim molekulat 'pozitive' sikurse janë edhe endorfinat.
:)
/Ansa/
Qesh se të bën mirë.
Labels: Buzëqesh, Efekte, Endorfina, Gjak, Imunitare, Julia Roberts, Kultura, Lodhje, Mëndje, Mind, Pa lidhje, Qesh, Revista, Sexy, Shkenca, Sociale, Stres, Studime, Terapeutike"Lufta" PS - LSI e stisur dhe e këshilluar nga USA!
Labels: Kidron Strategies, LSI, Meta, Politika, PS, Rama, USA, ZgjedhjeLëvizjet politike “Made in Amerika” të Ramës dhe Metës. Grafiku i krizës PS-LSI “këshillohet” nga kompanitë amerikane. “Kidron Strategies” dhe “Greenberg Quinlan”, histori rivaliteti në SHBA. Imazhin dhe lëvizjet politike të tre muajve të fundit, PS-ja dhe LSI-ja ua kanë lënë në dorë dy kompanive amerikane të konsulencës; marrëveshje që synon të sjellë një model të ri fushate. Por nuk është fjala thjesht për reklamimet dhe veshjen e liderëve. Sipas burimeve nga të dyja partitë, në kontrata parashikohet që edhe qëndrimet taktike ndaj qeverisë dhe aleatëve të jenë pjesë e konsultave me këshilltarët amerikanë. Agjenda dhe niveli i deklaratave për shtyp, sipas burimeve nga të dyja partitë, bëhet në bazë të këshillave që japin ekspertët e dy kompanive amerikane, “Kidron Strategies”, për PS-në, dhe “Greenberg Quinlan Rosner Research”, për LSI-në. Veprim ky që, në pamje të parë duket se nuk ka asnjë problem, por, nëse vërejmë background-in e dy kompanive që janë pajtuar nga PS-ja dhe LSI-ja, rezulton se në gjithë aktivitetin e tyre kanë qenë në antagonizëm, duke u rreshtua në krah të kandidatëve që kanë paguar për ta. Kështu, kompania e marrë nga Partia Socialiste, “Kidron Strategies”, njihet si kompani që në historinë e saj ka preferuar të bëjë më shumë fushatën e republikanëve në SHBA. Një prej drejtuesve të saj, George Birnbaum, ka marrë pjesë në disa prej fushatave të kongresmenëve dhe senatorëve republikanë. Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë marrëveshje me një kompani të atashuar në fushatat e demokratëve, kryesisht ato të Presidentit Bill Klinton. Edhe pse në këtë rast flitet për biznes, nuk mund të përjashtohet që rivaliteti mes këtyre kompanive të shfaqet edhe në sjelljen zyrtare të partive të majta gjatë fushatës, gjë që mund të ndikojnë edhe në fatin politik të së majtës. Lëvizjet e fundit politike të kreut të PS-së dhe atij të LSI-së duket se e konfirmojnë pikërisht këtë gjë. Nëse Meta shtrin dorën për bashkëpunim me Ramën, për çdo forcë që do të donte të fitonte në zgjedhje do të ishte normale që kjo të merrej në konsideratë. Por llogaritë e fitores këtë herë duket se bëhen me një tjetër metër, atë të kompanive amerikane. Gjithsesi, nga të dyja partitë besohet në seriozitetin e firmave që kanë marrë përsipër t’u garantojnë fitoren të dyjave partive të opozitës. Ndërsa pjesa më e errët e kësaj fushate ka të bëjë me koston e shërbimit që këto kompani afrojnë për partitë e majta. Në detajet e marrëveshjes figuron vetëm begraundi i tyre dhe historitë e suksesit, por nuk ka asnjë rresht që të flasë për mijëra apo miliona dollarë që kushtojnë këshillat. Nuk mund të flitet për një sindromë të majtë; të njëjtën gjë ka bërë edhe Partia Demokratike. Shifrat e publikuara nga kjo e fundit, për shpenzimet e kompanisë “BG&R”, duket se nuk ishin të mjaftueshme as për biletat e avionit dhe shpenzimet e hoteleve luksoze, që stafi i saj bëri në Tiranë.
PRECEDENTI: “Kidron Strategies”, fushatë për PS-në e Ramës dhe atë të Nanos.
Kompania amerikane, e kontraktuar nga Partia Socialiste, duket se nuk e ka fushatën e parë në terrenin e së majtës shqiptare. Në aktivitetin e drejtuesit të kompanisë, George Birnbaum, mes shumë personaliteteve, për të cilat ai ka bërë fushatë, është edhe emri i ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në saitin zyrtar të kompanisë nuk përcaktohet se në cilën fushatë ka qenë prezent “Kidron Strategies”. “Gjithashtu, kjo kompani ka bërë fushatë dhe për personalitete, si kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kryeministrin e Rumanisë, Calin Popescu, kryeministrin e Bullgarisë, Sergey Stanishev, kancelarin austriak, Alfred Gusenbauer, dhe presidentin e Serbisë, Boris Tadiç. Po ashtu, e njëjta kompani është kontraktuar edhe nga kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.
Prova që tregojnë se fantazmat ekzistojnë!
Fantzamat ekzistojnë, ato vërtiten rreth nesh në cdo kohë, por syri i njeriut nuk arrin ti perceptojë.
Kurse aparati fotografik po. Një konkurs online ka mbledhur foto të ndryshme amatore ku aparati mes objekteve apo njerëzve ka fokusuar nëpër hije dhe fantazma. Fotoja më e votuar ka qënë fotoja ku një objekt i dyshimtë i ngjashmë më një njeri është fokusuar në kështjellën skoceze Tantallon, pranë Edimburgut. Fotoja është bërë në muajin Maj të viti të kaluar dhe është realizuar nga një amator. Konkursi online u shpall tre jave me parë nga profesori Richard Wiseman i universitetit te Hertfordshire. Imazhet për fantazma u dërguan nga e gjithë bota, por këto që po publikojmë online janë më të votuarat si të vërteta.


/BalkanWeb/
Vdes nga renia e te dashures ne krahet e tij.
Ok, titulli eshte pak i pashpjeguar qarte por thelbi eshte i njejte. E dashura hidhet nga kati i shtate dhe i dashuri e pret ne krahe por nga renia ai peson vdekjen ndersa ajo vetem disa fraktura...
Fritzi dukej monster?
Nese Fritzi i Austrise qe mbante vajzen ne bodrum dhe lindte femije me te ju dukej monster, kapni dhe nje tjeter KETU! Ky i fundit ishte me i rafinuar, nuk e mbante ne bodrum...
Interferenca e drites ne flluska sapuni...
Labels: drita, eksperiment, fantazi, flluska, interferenca, Krijime dhe Reflektime, ngjyra, sapuni, ShkencaInterferenca e drites ne flluskat e sapunit eshte nje fenomen fizik qe na rrethon perdite por qe nuk i kushtojme pothuajse asnjehere rendesi...
Pasi autori ka krijuar kushtet perkatese me nje flluske sapuni, e ka vendosur ate ne nje siperfaqe te erret dhe nje drite i eshte drejtuar flluskes. Kamera eshte pozicionuar ne menyre te tille qe reflektimi i drites te shihet ne te gjithe siperfaqen e flluskes dhe eshte marre nje foto makro e ketij reflektimi.
Te gjitha imazhet jane nga kamera, me pak modifikim te kontrastit dhe saturimit. Karakteristika e burimit te drites si dhe formula e flluskes se sapunit e cila influencon direkt trashesine dhe viskozitetin e saj, eshte esenciale per te kapur ngjyra te shndritshme dhe te forta.
Harxhoni 5 minuta kohe dhe shikoni se ku mund t'ju coje imagjinata...
Zemer thyer? Futi nje aspirine!
Nje problem ne dashuri, nje shpine e kthyer dhe nje zemer e renduar? Pa problem, nje aspirine dhe do te sheroheni. Nuk beson? Nje kerkim shkencor ka vertetuar qe aspirina lufton sindromen e Zemres se Thyer.
Artikulli mbi sherimin e sindromes se Zemres se Thyer - BBC
Arqipelagu Bota ne Dubai i pare nga sateliti.
Sic e thote dhe vet titulli, kjo eshte nje pamje satelitore e arqipelagut Bota ne Dubai. Eshte nje kompleks ishujsh artificial te cilet te pare nga lart te japin idene e hartes se botes.
Klikoni ketu per versionin origjinal te fotos.
Nderkohe qe me pare, ne fillimet e ndertimit te tij, situata ishte shume me ndryshe...
Klikoni ketu per versionin origjinal te fotos.
Nena kanibale ha shoqen e saj ne sy te femijes 7 vjec
Nje nene KANIBALE therri shoqen e saj dhe e gatoi ne tenxhere - gjate kohes qe djali i saj 7 vjec ishte i pranishem.
Olesya Mostovschikova, 27 vjece, i tha policise qe pati nje sherr me Tatiana Romanchuk, 32 vjece, gjate konsumimit te pijeve alkolike.
Oficeri Oleg Lobach deklaron qe Olesya qetesisht u tha policeve: "Mora sopaten dhe e godita disa here ne koke. Pastaj i preva veshet, i nxorra nje sy jashte, i preva dhe njerin krah. Me pas i gatova ne furre."
Nje mik tjeter i saj qe po trajtohet si deshmitar deklaron qe u detyrua me force prej Olesyas qe te hante mish.
Policet deklarojne se djali i Olesyas ishte deshmitar i gjithe skenes makabre si dhe gjate gatimit. Tashme per te jane duke u kujdesur autoritetet perkatese.
Banore te qytetit Irkutsk, ne Siberi, gjeten nje kembe te Tatianes ne nje kosh mbeturinash.
Kampusi i ri për Universitetin e Tiranës.
Labels: Ekonomia, Kampus, Kule, Kultura, Politika, Shkenca, Universiteti Tiranës, UTKampusi i ri universitar aq shumë i përfolur i Universitetit të Tiranës ka gjasa që të fillojë nga ndërtimi këtë vit.

Të gjithë studentët e fakulteteve të këtij institucioni mendohet që të grumbullohen së bashku në një kampus universitar bashkëkohor. Për këtë mendohet që të përdoret hapësira që ofron fusha aktuale e sportit pranë Qytetit Studenti. Madje, në ndihmë të drejtuesve të universitetit më të madh në vend për realizimin e këtij superinvestimi mësohet se është ofruar edhe vetë Kryeministri Sali Berisha. Përfaqësues të rektoratit të UT-së bëjnë me dije se vetë Kryeministri, pasi është njohur me projekt-idenë e kampusit të ri universitar është shprehur dakord për të mbështetur këtë iniciativë përmes mekanizmave të domosdoshëm ligjorë.

Nga ana tjetër, numri një i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, në një deklaratë ka sqaruar se pas miratimit nga Rektorati, projekt-ideja për kampusin universitar e hartuar nga drejtuesit e UT-së, pritet që javën e ardhshme do të kalojë në mbledhjen e senatit dhe këshillit të administrimit, dhe më tej, si projekt konkurrues në qeveri.

Rektori i UT-së, Dhori Kule, u shpreh më tej se ky projekt pritet të realizohet brenda tre vitesh, me një kosto investimi prej rreth 23 milionë eurosh. “Kampusi studentor është zgjidhja afatgjatë, me standarde bashkëkohore të infrastrukturës”, theksoi rektori Kule. Ai konfirmoi se është përgatitur studimi urbanistik pjesor i kampusit, që parashikon mjedise studimi për mbi 12 mijë studentë të rinj. “Kjo ndërtesë do të jetë e nivelit dhe formatit cilësor ndërkombëtar dhe fatmirësisht është i zgjidhur problemi i pronës, pasi është në zonën universitare të UT-së, sikurse janë dhe mjediset sportive në Qytetin Studenti”, tha Kule.

Lidhur me financimin e këtij projekti, vetë Universiteti i Tiranës do të kontribuojë me të ardhurat dytësore. Por ndërkohë, mendohet se do të shfrytëzohet edhe një bashkëpunim i mundshëm me donatorë për realizimin e këtij. Gjithashtu, pritet edhe një reagim zyrtar nga vetë Kryeministri Berisha dhe ndihma konkrete që qeveria që ai drejton do të marrë përsipër të ofrojë për këtë kampus universitar.
Treguesit teknikë të projektit të Kampusit Studentor të UT-së nga drejtuesit e institucionit vlerësohen si zgjidhja finale e problemeve të infrastrukturës dhe ambienteve me të cilat përballet aktualisht institucioni.
Sipas planit urbanistik pjesor, Kampusi Studentor i UT-së do të jetë me 5 kate, me sipërfaqe ndërtimi mbi tokë prej 32.536 m2, ku zona sportive do të zërë një sipërfaqe prej 13.150 m2. Kampusi do të ketë një palestër (1 890m2, fushë minifutbolli (1 600m2), fushë tenisi (1 040m2), fushë basketbolli (1 260 m2) dhe pistë vrapimi (1 540m2 m2). Nuk do të mungojnë as rrugët automobilistike, ku do të përfshihen trotuare, rrugë këmbësorësh dhe sheshe gjelbërimi.

Rrufeja s'bie dy herë në të njëjtin vend
Ok, themi që rrufeja s'bie dy herë në të njëjtin vend por teorikisht nëse jemi aq pafat sa të jemi në dy vënde të ndryshme dhe goditemi dy herë nga rrufeja, shancet e të mbijetuarit janë zero. Po nëse themi që një njeri i ka mbijetuar dy herë jo rrufesë por Bombës Atomike, çfarë do të mendonit? Që është Japonez, pa disuktim... :D

Tsutomu Yamaguchi është njohur nga qeveria Japoneze si njeriu i vetëm që është aktualisht gjallë dhe që është gjendur dhe në Hiroshima dhe në Nagasaki në momentet e sulmit atomik nga ana e Amerikanëve. Për më tepër, shikoni artikullin e BBCsë mbi rastin konkret.
BBC - Njeriu qe i mbijetoi dy bombave atomike
Dashuri me shikimin e parë për 8.2 sekonda
Labels: Dashuri, Femër, Krijime dhe Reflektime, Mashkull, ShikimKoha që i duhet një mashkulli që të dashurohet me shikimin e parë është 8.2 sekonda, pretendojnë shkencëtarët.

Meshkujt vështronin në sy aktoret që konsideronin të bukura për një mesatare prej 8.2 sekondash por kjo gjë ra në 4.5 sekonda kur ata i konsideronin jo shumë tërheqëse, raporton Revista e Arkivave të Sjelljes Seksuale.
Ndërsa studentet femra i shikonin aktorët për të njëjtën gjatësi kohore. Studiuesit besojnë se meshkujt përdorin kontaktin me sy për të kërkuar partnere të përshtatshme dhe fertile.
Ndërsa femrat janë më të kujdesshme në tërheqjen e vëmendjes për shkak te riskut të shtatzanisë së pa dëshiruar dhe të qënit prind i vetëm.
Merr një, jeto dy!
Ndodh në Kazakistan, që një zonje "i është dhënë" një jetë ndërsa ajo po jeton dy të tilla. Sakhan Dosova thuhet të ketë lindur më 27 Mars 1879 dhe pasnesër ajo do të festojë ditëlindjen e 130! Ajo tregon që nuk ka shkuar kurrë për vizitë te mjeku e aq më pak të ketë konsumuar barna mjekësore. Tregon që nuk i pëlqejnë ëmbëlsirat, të cilat nuk i ka ngrënë kurrë, por preferon shumë djathrat; në veçanti një lloj djathi të kripur e të tharë tradicional i Kazakistanit "kurt" si dhe "talkan" që është gruri kazak i përpunuar.
Stërmbesa e saj: Gaukhar Kanieva, 42 vjeçe tregon se ajo është gjithmonë e qeshur dhe me siguri kjo ka ndikuar në jetëgjatësinë e saj.
Le të presim datën 27 pra ditën kur do të zyrtarizohet edhe njeriu më i vjetër në botë, me 16 vjetë diferencë nga "kampioni" në fuqi i këtij titulli.
Terminator - Salvation
Labels: Arnold Schwarzenegger, Christian Bale, Kultura, Terminator SalvationSiç e thotë dhe titulli, fansat e Terminatorit do kenë shancin sivjet të shohin vazhdimin i cili premton aksion, aksion dhe vetëm aksion. Për fat të keq pa Arnold Schwarzeneggerin e famshëm :)
"Lekët s'i ha as qëni"
Një shprehje kjo që e përdorim shpesh ne shqiptarët. Por me sa duket kjo vlen vetëm për qëntë e Shqipërisë, në SHBA qëntë jo vetëm që i hanë lekët (para'të)...
...Një grua ka gjetur 400 prej dollarëve të saj të humbur në jashtëshqitjet e qënit të saj.
2,2 milionë euro gjobë kompanive celulare.
Labels: Antitrust, celular, Ekonomia, Gjobë, Itali, Tim, VodafoneNë Itali, Antitrusti-i ka ndërmarrë një fushatë sanksionesh duke gjobitur kompanitë e telefonisë mobile. Kompanitë më të prekura nga këto gjoba/sanksione janë "TIM" dhe "Vodafone" , të gjobitura për praktika komerciale jo të drejta; ndër to listohet edhe lejimi i shkarkimit të zileve për celularët nga website-t e kompanive.
Tata Nano, makina që kushton vetëm 2050 $.
Shkup, Ivanov e Fërçkovski në balotazh. BDI: Fituam në 7 komuna
Kandidati i partisë maqedonase në pushtet, VMRO -DPMNE, Gjorgje Ivanov, kryeson garën presidenciale por jo me numrin e nevojshëm për të shmangur balotazhin, kanë thënë zyrtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ivanov kryeson me 39 % të votave, përqindje që nuk i jep Ivanovit fitoren por e detyron të shkojë në balotazh me kandidatin e Lidhjes Social Demokrate, Lubomir Fërçkovski. “Do të ketë një raund të dytë” ka thënë kryetari i komisionit Zgjedhor Aleksandër Novakovski. Zyrtarët thanë se zgjedhjet e së dielës ishin të qeta, në ndryshim nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, gjatë të cilave u vra një person. Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor pasmesnate, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Invanov i prinë garës presidenciale me mbi 80 mijë vota, në vend të dytë është kandidati i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Lubomir Frçkovski me mbi 50 mijë vota, pas tij radhitet kandidati i pavarur Lube Boshkovski, kandidati i Demokracisë së Re Imer Selmani, kandidati i BDI-së Agron Buxhaku, kandidati i PDSH-së Mirushe Hoxha dhe Nano Ruzhin nga PLD-ja. Rezultatet janë dhënë nga gjysma e materialeve të përpunuara zgjedhore, ndërsa sot priten edhe rezultatet e para preliminare nga gjithsejt 2976 qendra të votimit. Sipas informacioneve të fundit të KSHZ-së, jehona e votuesve ka qenë 57, 2 për qind. Në konferencën për gazetarë, mbrëmë vonë në Shkup, Ivanov falënderoi të gjithë votuesit, të cilët e kanë përkrahur, por edhe ata që kanë votuar për kundërshtarët e tij. "Kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë evropiane, e cila ka treguar unitetin e saj, ka dëshmuar përgjegjësi dhe ka dhënë provimin e pjekurisë” ka thënë Ivanov. Zgjedhjet shihen si një provë për shpresat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Bora e madhe në pjesën perëndimore të vendit bëri që disa qendra votimi të qëndronin të mbyllura, por autoritet thanë se nga kjo vetëm një për qind e elektoratit ishte prekur. Në ato qendra, ndoshta votimet do të mbahen ditën e balotazhit, më 5 prill. Ndër partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur fitoren e kandidatëve të saj për prefektë në shtatë komuna.Kandidati i partisë maqedonase në pushtet, VMRO -DPMNE, Gjorgje Ivanov, kryeson garën presidenciale por jo me numrin e nevojshëm për të shmangur balotazhin, kanë thënë zyrtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ivanov kryeson me 39 % të votave, përqindje që nuk i jep Ivanovit fitoren por e detyron të shkojë në balotazh me kandidatin e Lidhjes Social Demokrate, Lubomir Fërçkovski. “Do të ketë një raund të dytë” ka thënë kryetari i komisionit Zgjedhor Aleksandër Novakovski. Zyrtarët thanë se zgjedhjet e së dielës ishin të qeta, në ndryshim nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, gjatë të cilave u vra një person. Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor pasmesnate, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Invanov i prinë garës presidenciale me mbi 80 mijë vota, në vend të dytë është kandidati i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Lubomir Frçkovski me mbi 50 mijë vota, pas tij radhitet kandidati i pavarur Lube Boshkovski, kandidati i Demokracisë së Re Imer Selmani, kandidati i BDI-së Agron Buxhaku, kandidati i PDSH-së Mirushe Hoxha dhe Nano Ruzhin nga PLD-ja. Rezultatet janë dhënë nga gjysma e materialeve të përpunuara zgjedhore, ndërsa sot priten edhe rezultatet e para preliminare nga gjithsejt 2976 qendra të votimit. Sipas informacioneve të fundit të KSHZ-së, jehona e votuesve ka qenë 57, 2 për qind. Në konferencën për gazetarë, mbrëmë vonë në Shkup, Ivanov falënderoi të gjithë votuesit, të cilët e kanë përkrahur, por edhe ata që kanë votuar për kundërshtarët e tij. "Kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë evropiane, e cila ka treguar unitetin e saj, ka dëshmuar përgjegjësi dhe ka dhënë provimin e pjekurisë” ka thënë Ivanov. Zgjedhjet shihen si një provë për shpresat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Bora e madhe në pjesën perëndimore të vendit bëri që disa qendra votimi të qëndronin të mbyllura, por autoritet thanë se nga kjo vetëm një për qind e elektoratit ishte prekur. Në ato qendra, ndoshta votimet do të mbahen ditën e balotazhit, më 5 prill. Ndër partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur fitoren e kandidatëve të saj për prefektë në shtatë komuna.
/BalkanWeb/
Erruzion Vullkanik në ishujt Tonga.
Labels: Australi, Erruzion, Shkenca, Tonga, VullkanIshujt Tonga ndodhen 3,000 km larg Australisë, në oqeanin Paqësor jug-perëndimor.
Vullkani nëndetar Hunga Ha'Apai ndodhet në afërsi të Nuku'Alofa, kryeqytet i ishujve Tonga. Erruzioni i fundit i përket vitit 1988; pra më tepër se 20 vjetë më parë.
Granadë në kokë!
Është totalisht brënda në kokë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë imazh të photoshop-uar por për një fotografi reale e një kafke njeriu, viktimë e luftës së Vietnamit.
Tastiera Shqip.
Tastiera shqip është një nga shumë problemet që ka sot gjuha shqipe. Është një problem teknik, që mund të ishte zgjidhur me kohë. Tastiera që mund të shkarkoni këtu është ndërtuar për të përmbushur kërkesat e përdoruesve të kompjuterit, por sidomos kërkesat e gazetarëve dhe nëpunësve që deri më sot kanë vuajtur me dokumente në dukje amatore dhe për t’u thënë troç paçavure fare.
Tastiera shqip (kliko për të shkarkuar) ka qenë pjesë e sistemit operativ të Windows që me versionin 3.1 të saj, por konfigurimi ishte mbështetur mbi makinat e vjetra të shkrimit. Harta e karaktereve kishte një ndër problemet më të mëdha rokadën e gërmave “Z” dhe “Y”, në raport me hartat e tjera të tastierave evropiane.
Tastiera Shqip DK Version 1.0 është mbështetur në hartën e karaktereve të tastierës USA International, që ka qenë më përdorura në Shqipëri që nga koha kur kompjuterët filluan të përdoren në masë.
Të gjithë kujtojmë besoj gërmën “w” që në fund të shkrimit zëvendësohej me “ë”. Apo “cc” që zëvendësohej me “ç”.
Versioni që po paraqesim eliminon një herë e përgjithmonë këtë problem duke përmirësuar ndjeshëm drejtshkrimin, shpejtësinë e shkrimit dhe plot probleme të tjera, estetike, ligjore dhe gjuhësore.
Versioni 1.0 është testuar nga shumë nëpunës dhe gazetarë dhe të gjithë kanë konstatuar se nuk i ka kërkuar të mësohen me asgjë të re dhe shtypja e tyre ka vazhduar normalisht, por me një përmirësim tepër të dukshëm.
Tastiera Shqip DK Version 1.0 është krijuar nga Dritan Kiçi, aktualisht kryeredaktor i versionit shqip të revistës amerikane PC World.
password: pasioni
Vullnetaret drejt Thethit
Vullnetaret Angleze rendin te ndihmojne vendin tone nderkohe qe ne vet nuk e vrasim mendjen kaq shume...
http://www.guardian.co.uk/travel/2009/mar/07/albania-tourism-volunteering-thethi
Babai Monster, Joseph Fritzl, denohet me burgim te perjetshem.
Labels: Babai Monster, burgim, Joseph Fritzl, Sociale
I pandehuri i tha gjykatës se e paranonte vendimin dhe se nuk do te apelonte kundër tij.
Ai do të kryejë dënimin në një qendër psikiatrie me siguri të lartë, ne bazë të rekomandimeve të dhëna nga një mjek ligjor.
/BBC/
TERMET!
Labels: Shkenca, Termet, TiraneTermeti i dyte ne Shqiperi per muajin mars. Vetem 5minuta me pare u ndje termeti i dyte ne nje distance prej 11 ditesh; Kujtojme qe termeti i dates 7 Mars 2009 ishte prej 4 ballesh te shkallesh Rihter. Te shohim rezultatet per ate qe sapo ndjeme.
Lajmi me pare kalon tek ne.Funky Fish Production.
IBM kerkon te bleje SUN MICROSYSTEMS.
IBM eshte ne pole position per te blere Sun Microsystems, duke u pregatitur keshtu per blerjen e mbivleresuar me 6,5 miliard dollare, ndoshta edhe nga presioni qe vjen duke u rritur nga gjigandi Cisco, i cili sapo ka inauguruar nje ere te re ne sherbimet e integruara Enterprise Networking dhe Server.
Lajmin e ka bere publik "Wall Street Journal", duke folur per burime te aferta me operacionin. Pervec shumes te ofruar "ne pjate", hipotizohet dhe nje premio prej 100%-sh ne krahasim me cmimin e titullit "SUN" i cili ka mbyllur dje ne Nasdaq me kuoten 4,97$. Sidoqofte tratativat nuk quhen ende te mbyllura.
Evolucioni i artit rrugor.
Gishti USB
Nje programues nga Finlanda pasi beri aksident me motorr duke u perplasur me nje dre, vendosi qe gishtin e demtuar qe doktoret ja prene, ta zevendesonte me nje USB. Nisi ne fillim si shaka por rezultatet jane ketu :)
http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/7949018.stm
Leter Shajes n'tre gjuhe...
Labels: Pa lidhjeDear amore mio, Shaje! Dear e shtrenjta ime amore Shaje! I jem tu t'write prap this lettera knejna ka far west-i lontano lontano ene n'English ene n'Italiano, sepse kom learn kto dy lingue perfetto kto due vjet qi I am ktuna. E look tina mi, sa molto well kom learn knejna. Vallahi, me kte derr work-u qi kom ormai i mson le lingue t'huja sa t'dujsh. Ene rrashnat m'thyhen me t'thon t'drejeten. Hamall hesapi mo! Lavoro lavoro, m'told bosi every minuti, aq sa s'have possibilita me mor fryme i cast. C'me t'thon mo, gjona very t'bukra ti vedi la syni knejna. Ca bihone t'nolta deri m'cielo ku molte people hyn e dalin or e cast. Kto knejna i thon gradaciel-a. Kur stand up kaptinen t'sit down qeleshja m'terra. Pa jo ca ara t'mjellme verde verde me bar around tyne, qi t'thujsh mo! Nji village bagti per mangiare nji vit tutto pa pushim! I kom pa mi, when I ere per weekend te dillen qy me mattina. Dulem me Dullen figlion e Asmonit, our vicino aty m'nostro katunin. Pa le m'darke kur u on-nen le luci-t! thu se dul sun-i prap. Dit e re, dit u bo gjith town-i. Ca red, ca verde, ca ..., ku di un mo, me tu take mend fare. Entrate-m ke ca mejhone si pune qebaptore, ku ca ragazze dancing nudo fare. Ato i thojshin striptease po me sa morem ear na, ishte heqje clothes me aheng. Vallai told-em se na iku radakja. Apo they s'ishin...qe ju bofte ... Dulla, Dulla jo io. I s'i kom see fare gjate all tempo-s qe stand-em atyna. Tu e di se I am angelo n'ksi punesh. S'te tradimento Lomi ty jo. Dulla po, i?ik me ate Lijen e vet, nja half ore me nji ruse. Po amo ja vlejte...Kurse una t'kon stand besnik. Mazallah se kom do any gjo me nonji ragazze. Sapo see nonji si ato t'honit qi t'thash mo avanti kthej the head ka ona qeter. Jom i nershem una. Dear mio amore Shaje. Nashti jom t'u e close kte lettera kaq t'lungo se po m'come gjumi. Do t'write prap kur te kem free tempo, se sic t'thash qipari, lavoro lavoro ka mjesi 'darket, tutto settimane-s. Money Money mi mo, e capito vete ti mo nashtina! La lattera-n po ta nis me Rremen se vjen ancora aty m'katun. Ju kiss t'all-ve. Your amore Lomi. Ps. Mos forget t'm'write si ia kaloni aty m'village, ne, nigjo, se mos ia read kujt la lettera se o turp, t'kom thone ne ke prima lettera, pranej read-e vetem tina ene children-at, mire? He tu bofte Lomi ty! Ene nji gjo, kom msu kompjutrin look vet tu come e kom write this lettera-n. He, a jom i zoti, or not? T'kiss ene nji her,
LOMI
Space Shuttle Discovery STS-119
Rreh ores 00:43 (me oren shqiptare) nisi misioni STS-119.
Leshimi i shuttle-it shkoi me sukses. Do te duhen rreth dy dite qe anija kozmike t'i afrohet stacionit nderkombetar hapesinor dhe te "parkohet" aty.
Femija 6 vjecar me kuocient inteligjence (IQ) 176.
Mesatarisht vetem nje person ne nje milion ka kuocient inteligjence 176 ose me shume se kaq. IQ e Albert Einstein besohet te kete qene 160. Mesatarja eshte 100.
E te mendoni qe eshte vetem 6 vjec.
Dinosauret adoleshente.
Dinosauret e rinj kishin sjellje prej adoleshentesh humane.
Kete fakt e tregon nje studim shkencor qe eshte bere ne Mongoli; nje grup paleontologesh qe po bejne kerkime pikerisht ne zonen e Mongolise perendimore kane vene re se 90 milione vjete me pare disa dinosaure te rinj kishin vdekur ne nje kenete balte. Duke konsideruar faktin se ky grupim dinosauresh "adoleshente" (te rinj ne moshe) "dilnin xhiro" vetem duke bere prapesira ndersa te rriturit merreshin me pune te tjera si per shembull gjetja e ushqimit, behet analogjia me adoleshentet humane.
Babai Monster!
Ka rinisur sot procesi gjyqesor ndaj Josef Fritzl, babait qe abuzoi per 24 vjet me te bijen, me te cilen pati edhe shtate femije.
Per te dyten dite radhazi, 73-vjecari hyri ne sallen e gjyqit ne St Poelten me fytyre te mbuluar me nje dosje blu. Gjykata do te degjoje sot prova te tjera ne videokasetat e regjistruara nga e bija.
Fritzl pranoi akuzat e incestit dhe pjeserisht ate te perdhunimit, por jo akuzat e vrasjes dhe skllaverimit. Per shkak te ndjeshmerise se deshmitareve, gjyqi po mbahet me dyer te mbyllura. Pritet qe verdikti te merret brenda dites se enjte.
Zedhenesi i gjykates, Franz Cutka tha se babai monster u mor ne pyetje ne lidhje me videot e regjistruara nga e bija, por pa dhene detaje te tjera.
/Top Channel/
Stresi te stakon trurin...
Labels: ShkencaThuhet qe kur ke stres, te iken petlla ose me shqip, te stakohet truri. Nuk besoni? Shikoni me poshte artikullin shkencor...
http://www.sciencedaily.com/releases/2009/03/090316075845.htm
Gërdeci, Shqipëria kujton njëvjetorin e ditës së tmerrit
Labels: Gerdec, Perkujtim, Shperthim, Sociale, Tragjedi
Ishte mesdita e së shtunës, 15 marsi 2008, kur në Gërdec, vetëm pak kilometra larg Tiranës ndodhi shpërthimi tragjik, i cili u mori jetën 26 personave e mbi 300 të tjerë u plagosën. Ajo ditë e shtunë ishte shumë e qetë, kur një lëkundje si tërmet, apo si bombë atomike, tronditi, jo vetëm Tiranën, por gjithë Shqipërinë. Të gjithë pyesnim veten se çfarë mund të kishte ndodhur, e pa kaluar shumë kohë, u deklarua se kishte shpërthyer një fabrikë municionesh pak përtej Vorës. Ishte pikërisht në fshatin Gërdec, që deri në ato momente shumë pak veta e dinin që ekzistonte një fshat i tillë. Lajmi i kobshëm mori dhenë dhe u tha se tragjedia është e përmasave shumë të mëdha. Askush nuk donte ta besonte. Pavarësisht se tronditjet e shpërthimit ishin dëgjuar në Tiranë, Durrës, Fushë-Krujë, e deri në Lezhë. Ndërsa një vajzë, e cila akoma nuk kishte mbledhur veten u shpreh se mendonte se kishte filluar Lufta e Tretë Botërore. E vërtet tragjedia ishte e përmasave tejet të mëdha. Fillimisht, të plagosurit e parë erdhën në spital, duke deklaruar se kishte ndodhur një shpërthim galopant, e që ata kishin qenë duke udhëtuar në autostradë, ku avulli i nxehtë u kishte spostuar mjetin. Pak minuta më vonë, njoftohet se një autobus me më shumë se 40 udhëtarë ishte përmbysur nga tronditja. Policia dhe ushtria vihen në gatishmëri numër 1 dhe nisen për në vendngjarje. Aty kuptohet se kishte shpërthyer fabrika e demontimit të armëve, e cila ishte vendosur në Gërdec, jashtë gjithë kushteve të mundshme. Brenda flitej se kishte pasur mbi 50 punëtorë, fati i asnjërit prej tyre nuk dihej. Kishte kaluar vetëm një orë pas shpërthimit katastrofal dhe pasojat kapën përmasat e ngjashme me ato të një bombe atomike. Shtëpitë e fshatit ishin dëmtuar plotësisht nga vala goditëse dhe muret ishin rrëzuar në një largësi, që mund të matet me kilometra. Ndërsa sa të vdekur ishin, nuk kishte asnjë informacion. Autoritetet deklarojnë se në fabrikë ka pasur shumë punëtorë. Numri i saktë nuk dihej. Të mbijetuarit e fshatit, të tmerruar, bëni lëvizje pa orientim dhe në vesh mbanin telefona, për të gjetur të afërmit e tyre. Ndërsa Spitali Ushtarak mbipopullohet me njerëz të gjakosur, të gjymtuar, e pa kaluar shumë kohë, me kufoma. Të gjithë ishin përfshirë nga paniku dhe evakuimi është bërë në rrëmujë e sipër, duke u larguar krejt instinktivisht sa të munden në anën tjetër të shpërthimit. Makinat kishin bllokuar rrugët, se nga nxitimi për të ikur sa më larg valës goditëse, ishin përplasur mes tyre. Minutat dhe orët kalonin dhe tragjedia merrte përmasa edhe më të mëdha. Frika dhe paniku ishte i pranishëm edhe tek autoritetet ushtarake, pasi ekzistonte mundësia që të kishte edhe shpërthime më të fuqishme. Aeroporti i Rinasit del jashtë funksionit. Vala goditëse kishte mbërritur edhe aty, duke shkaktuar disa të plagosur. Askush nuk dinte të jepte një përgjigje ekzakte sesa ishte numri i viktimave. Por, spitalet numëronin rreth 300 pacientë të dëmtuar pikërisht nga ky shpërthim. Krateri vazhdonte të ishte i aktivizuar dhe digjte predha e barut, duke i hedhur në një largësi me qindra metra. Ndërsa gjithë vendi po përjetonte këtë tmerr në mbrëmje fillojnë të dalin edhe emrat e viktimave të para. Tragjedia nuk kishte të sosur. 26 persona mbetën të vdekur, 300 të plagosur dhe qindra shtëpi ishin rrënuar. Tashmë ka kaluar një vit nga ajo ditë e zezë për të gjithë. Por edhe pse kaloi një vit, ende shihen gjurmët e shpërthimit tragjik, që vështirë do fshihet nga kujtesa e të gjithëve.
Lista e personave që humbën jetën nga tragjedia e Gërdecit
1. Jetmir Sali Ballazhi, 20 vjeç, lindur dhe banues në Mat
2. Rajmonda Medi Durda, 34 vjeçe, banuese në Marqinet
3. Muhamet Ramiz Hoxha, 57 vjeçe, banues në Tiranë
4. Besim Fadil Çanga, 51 vjeç, banues në Vorë
5. Roland Gëzim Alla ,20 vjeç, banues në Vorë
6. Hysen Abaz Cani, 50 vjeç, me banim në Marqinet
7. Liljana Ramiz Deliu, 25 vjeç, banues në Gërdec
8. Jetmir Qemal Deliu, 22 vjeç, banues në Gërdec
9. Flavio Uran Deliu, i moshës 4 vjeç, banues në Gërdec
10. Reshit Haxhi Kruja, 46 vjeç, banues në Vorë
11. Mehmet Laze Hazizi, 62 vjeç, banues në Marqinet
12. Bukurie Bektash Cani, 46 vjeç, banues në Gërdec
13. Arben Fetah Hasa, 30 vjeç, punëtor në Vorë
14. Zilie Shyqyri Kaca, 29 vjeç, punëtore në Gërdec
15. Endri Mustafa Dvorani, 46 vjeç, ekonomist i firmës
16. Shefki Ahmet Cani, 45 vejeç, banues në Gërdec
17. Zelije Bajram Leti, 20 vjeçe, banuese në Marqinet
18. Ilirjan Ndue Malci, 45 vjeç, lindur e banues në Laç
19. Shqipe Dilaver Hasa, 25 vjeçe, banuese në Picar
20. Azem Kadri Hamolli, 44 vjeç, banues në Shkozë
21. Azem Meliu ndërroi jetë në spital, Itali
22. Nafie Laci ndërroi jetë në spital, Itali
23. Kore Deliu ndërroi jetë në spital, Itali
24. Zylfi Ahmeti, ndërroi jetë në spital, Itali
25. Qemal Deliu, 48 vjeç, ndërroi jetë në Itali
26. Edison Durda, ndërroi jetë në Itali
TË PANDEHURIT:
1. Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes
2. Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit
3. Agim Lala, ish-zëvendësshef i Shtabit
4. Shpëtim Spahiu, ish-komandant i Forcës së Bashkuar
5. Zija Bahja, ish-komandant i Komandës Mbështetëse
6. Ramadan Tartari, ish-drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes
7. Ndue Marku, ish-drejtor i Harmonizimit të Legjislacionit
8. Ardian Mullahi, ish-sekretar i përgjithshëm i ministrisë
9. Adriatik Mema, ish-sekretar i përgjithshëm i ministrisë
11. Shkëlzen Madani, ish-drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit
11. Dashnor Çaushaj, kryetar i komisionit të kategorizimit të municioneve
12. Zenun Fero, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve
13. Hysni Coçka, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve
14. Hilmi Laçaj, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve
15. Fari Toska, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve
16. Rezart Tërshana, anëtar i komisionit të çmimeve të fishekëve
17. Besnik Dauti, anëtar i komisionit të çmimeve të fishekëve
18. Agim Babameto, anëtar i komisionit të çmimeve të fishekëve
19. Fiqiret Mato, drejtor i uzinës mekanike Gramsh
20. Lavdi Shatro, drejtor i Kombinatit Mekanik Poliçan
21. Gëzim Oshafi, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
22. Denis Hajdari, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
23. Jorgo Mino, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
24. Fatbardh Kuçi, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
25. Juliana Margariti, ekonomiste, shefe finance te MEICO
26. Firma "Albademil", me pronar Mihal Delijorgjin
27. Bardhyl Hoxha, drejtor i Logjistikës
TË PANDEHUR NË BURG
28. Ylli Pinari, ish-drejtor i MEICO-s
29. Mihal Delijorgji, administrator i shoqërisë "Albademil"
30. Dritan Minxholi, drejtor teknik i shoqërisë "Albademil"
31. Sokol Gjeçi, ish-punonjës i ndërmarrjes shtetërore MEICO
/Gazeta Shqip/
Facebook changes face.
"FytyreLibri", "social-network"-u me i vizituar ka ndryshuar kete jave fytyre. Behet fjale per nje propozim te ri design-i i cili ka ndryshuar homepage-in dhe profilin e perdoruesve te saj. Facebook ben te ditur se nder 175 milion perdoruesit te ketij blogu, vetem nje pjese e vogel kane mundur te shohin ndryshimet ne layout-in e ri; kjo behet per shkak te mundesise se pesimit te ndonje crash-i te sistemit dhe preferohet qe gradualisht ky layout i ri te implementohet per te gjithe perdoruesit.
Facebook ben te ditur se ka marre rreth 30,000 email-e rreth ketij ndryshimi me komente dhe vleresime, e keto te fundit duket se kane qene te pakta (vetem 5000) ndersa pjesa me e madhe e perdoruesve kane shprehur pakenaqesi rreth ketij ndryshimi aq sa jane hapur edhe grupe ku kerkohet rikthimi i versionit te meparshem te facebook.
Perpos gjithe kesaj tymnaje, e cila mendohet te normalizohet ne ditet ne vijim dhe perdoruesit e "FytyreLibrit" do te ambientohen me layoutin e ri, facebook-u eshte kthyer ne nje mani te vertete. Neper ambientet e Internet Centers ne Shqiperi shihet se nder 15 pc te lidhur me rrjetin 10 prej tyre vizitojne facebook ose msn messenger.
Gëzuar Ditën e Verës nga Funky Fish.
Labels: 14 Mars, Dita e Veres, Elbasan, Kultura, Tirane
Sot është 14 Marsi e njohur ndryshe si dita e Veres. E shndërruar tashmë në një festë mbarëpopullore dhe ditë zyrtare pushimi dita e Verës simbolizon zgjimin nga gjumi dimëror dhe rilindjen e gjithë natyrës dhe shpirtit njerëzor.
Një festë e lashtë pagane e cila prej kohësh është festuar në qytetin e Elbasanit, tashmë festa e verës është shndërruar në një ditë festive për të gjithë vendin. Dita e verës ka vecoritë e saj si një festë masive dhe me ritet e saj karakteristike.
Lojërat e spikatura, festat në ambiente familjare, dekori i vecantë ku mbizotërojnë lulet por dhe embëlsirat karakteristike, ballokumet. Kryeqendra e festimeve edhe kete vit padyshim do të jetë Elbasani ku festimeve pritet t’i bashkohen si cdo vit autoritetet me të larta të vendit.
Me rastin e kesaj dite bashkia e Tiranes do të organizojë një maratonë aktivitetesh, gjatë gjithë ditës. Festa do të fillojë paraditen e sotme me festime në sheshin "Skënderbej", bulevardin "Dëshmorët e Kombit", sheshin "Nënë Tereza" si dhe zona e ish-Bllokut". Prologu i kësaj feste do të jetë në sheshin "Skënderbej", me këngë dhe valle të Ansamblit Tirana, ndërsa banda e qytetit do të fillojë rrugëtimin në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Në shesh, qytetarët do të gjejnë edhe këndin e kulinarisë shtëpiake, gatime tradicionale të zonës, të cilat do të ofrohen për shijim nga një grup amvisash të qytetit të Tiranës, bashkë me recetën e gatimit. Ndërkohë lulishtja "Skënderbeu" do të jetë e gjitha e fëmijëve, nga mesdita. Nuk do të mungojë aty muzika, këngët dhe vallet popullore, por i pranishëm do të jetë edhe libri përmes projektit “Të lindur për të lexuar''.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të kthehet në një panair argëtues, me kënde dhe çadra, ku të rinjtë e Rrjetit Rinor do të krijojnë një atmosferë krijuese dhe gazmore. Një vend të veçantë do të ketë edhe prezantimi i botimeve nga shtëpitë botuese shqiptare. Në Parkun “Rinia”, Bashkia e Tiranës do të instalojë një sistem Karaoke, ndërkohë që një risi në këto festime është projekti “Pasarela” që organizohet nga Shoqata e Stilistëve Profesionistë, me koleksione të studentëve të modës.
Epilogu i këtyre festimeve do të jetë te zona e ish-Bllokut, ku do të ketë “Rock and bllock.”një feste e vertete dedikuar muzikës rock dhe vlerave përbashkuese europiane. Koncerti do të fillojë në orën 20.00, me grupe të muzikës rock dhe alternative nga vende europiane dhe grupe shqiptare.
Policia ka paralajmëruar bllokimin e lëvizjes me automjete nga ora 09-16:00 te sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Skënderbej”
/BalkanWeb/
Marijuana, shpetuesja e ekonomise Kaliforniane?!
Ne Kaliforni (SHBA) Tom Ammiano, nje zyrtar i larte i shtetit, duke pare efektet e krizes boterore ka menduar per "menyra alternative" per te lulezuar ekonomine kaliforniane.
Ammiano beson se do te mund te legalizohet tregtimi i kesaj bime narkotike dhe nje gje e tille do te sillte miliarda dollare ne arkat e shtetit.
Wall Street "Java me e mire e 2009-es"
Me sa duket kjo jave qe po leme pas ka qene java me e mire per Wall Street e vitit 2009.
CNN ben te ditur se Dow Jones ka fituar 54 pike ose 0,8%, S&P ka fituar 6 pike ose 0,8% dhe Nasdaq 5 pike ose 0,4%.
E te shpresojme qe kjo jave, duke qene se ka pasur perkusione pozitive ne ekonomine amerikane, aty prej nga nisi edhe kriza boterore; te reflektohet edhe ne mbare boten nje permiresim dhe pse jo edhe ne Shqiperi.
Ubuntu 9.4
Webfaqja zyrtare e Ubuntu ben te ditur se versioni me i ri i ketij sistemi operativ (ai perfundimtar) do te jete gati vetem me dt 23 Prill 2009 dhe keshillon te gjithe perdoruesit e ketij sistemi operativ te mos e instalojne ende versionin 9.4 pasi aktualisht eshte ne versionin alpha.
Nderkohe mund te beni upgrade te versionit 8.1 nderkohe qe presim me shume interes daljen e versionit te ri.
Kerneli i Linux mbush plot 15 vjeç.
Me 13 Mars te vitit 1994 u publikua versioni 1.0 i Linux.
Linux eshte "Open Source" pra shperndahet falas ne te gjitha versionet e vete te sistemeve operative sikurse jane "Ubuntu" , "Fedora", "Red Hat" etj...
Ne prill te ketij viti pritet te dale edhe versioni me i fundit i Ubuntu, ai 9.4
Lista e Miliardereve nga Forbes
Labels: EkonomiaLista e Miliardereve nga Forbes. Sivjet, diku nga 70 e ca, eshte dhe nje ilegal, nje drug lord nga Amerika Latine.
http://www.forbes.com/lists/2009/10/billionaires-2009-richest-people_The-Worlds-Billionaires_Rank.html
Ne Afganistan po qellove Bushin me kepuce, i ke keq punet.
3 vjet burg denohet gazetari qe qelloi Bushin me kepuce.
http://online.wsj.com/article/SB123685138424406243.html
Denim me vdekje per aktore dhe producente filma porno ne Iran
Denim me vdekje per aktore dhe producente filmash porno ne Iran. E pakonceptueshme per shume nga ne por e vertete...
http://criminaljustice.change.org/blog/view/the_death_penalty_for_porn
Shkaterrimi i pyjeve nga ngrohja globale
Nese temperaturat do te rriten me 2 grade, atehere 40% e pyjeve te Amazones do te zhduken... :(
http://www.twilightearth.com/2009/03/amazon-rainforest-will-suffer-catastrophic-damage-even-in-best-case-scenario/
Hotmail aktivizon POP3 per te gjithe perdoruesit.
Hotmail aktivizon POP3 per te gjithe perdoruesit. Me pare ky funksion ka qene i aktivizuar vetem per banoret e USA dhe UK ndersa tani e tutje eshte per te gjithe perdoruesit e sherbimit hotmail.
Keshtu qe kalibroni Outlooket apo klientet tuaj te e-maileve dhe konfigurojini. Per detaje googloni sa me shume. Ne rast te kundert, me flisni ketu.