Gjeni dicituren...
Komentet e Metes te Djelen e zgjedhjeve.
Labels: komente, konference, Meta, Politika, shtypi, ZgjedhjeKoci jep dorëheqjen nga posti i kreut të PSV'91
Labels: deputet, doreheqje, koci, petro, Politika, psv91, ZgjedhjePetro Koci i PSV91 ka dhënë dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të partisë që drejton në zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat nuk siguroi asnjë mandat. Burime nga kryesia e PSV 91 pohojnë se nuk është pranuar dorëheqja.
TIRANE- Rezultatet në zgjedhjet e 28 qershorit sjellin dorëheqjen e parë të një kryetari partie. Petro Koci i PSV91 ka dhënë dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të partisë që drejton në zgjedhjet e përgjithshme.
Partia e drejtuar nga Koci, pjesë e koalicionit “Aleanca Socialiste për Integrim” nuk arrin të marrë asnjë mandat deputeti në parlamentin e ri. Forumet drejtuese të partisë së tij kanë analizuar situatën dhe dorëheqjen e kreut të PSV91. Burime nga kryesia e PSV 91 pohojnë se nuk është pranuar dorëheqja e Petro Kocit.
/News 24/Balkan Web/
“Mjeshtri” Gjinushi, ja si e parashikoi humbjen - por fshehurazi e jo publikisht
Labels: albania, Djathta, edi, Ekonomi, Falminetin, Gazeta, Gjinushi, ilir, Kod, Kombëtar, Libertas, Majta, Meta, Politika, politike, Proporcional, Rajonal, Rama, Shqiperi, Shqipëria, Shqiptare, Skënder, Sociale, ZgjedhjeProfeti” i së majtës, Skënder Gjinushi e ka parashikuar mjaft qartë, 1 vit më parë, se varianti spanjoll, pra proporcionali rajonal do të ishte fatal për të majtën.
Në 1 qershor 2008, “Gazeta Shqiptare” ka publikuar materialin që Gjinushi i dërgonte PS-së: ai sugjeronte proporcionalin kombëtar si më të favorshëm për fitoren e opozitës. Më poshtë po botojmë të plotë materialin e kryetarit të PSD-së ku parashikohet humbja në zgjedhje nëse zbatohej proporcionali rajonal.
* * *
Varianti Spanjoll, është një model i familjes proporcional rajonal, ku partitë konkurojnë me lista të vecanta në cdo rajon, për specifikat e aplikimit të tij në Shqipëri është më afër në efekte një sistem mazhoritar se proporcional, pasi s’ka prag e korrektim kombëtar por ka një prag të “fshehtë” nga 4-25%. Cilat janë kundërshtitë, avantazhet e disavantazhet e sistemit të mësipërm dhe komentet tona për të:
Varianti Spanjoll - Kundërshtimi kryesor i të vegjëlve
Ky variant qartazi, në kushtet e Shqipërisë, i largohet proporcionalit e merr theksime të forta mazhoritare. Ndërkohë që deri më dje diskutohej një prag 2,5-3% e quhej i tepërt një prag mbi 4%, sistemi Spanjoll ofron një prag të fshehtë nga 4-20% (po të ruhen qarqet e sotme) dhe nga 6-33% (po të respektohen rrethet aktuale). Si i tillë ky variant është njëlloj si të propozohej një sistem proporcional me prag 10-12% (sistem që e përdorin vetëm Turqit kundër Kurdëve) cka përbën një shmangie të dukshme, të panegociouar, më parë, nga sistemi proporcional, dhe do të mjaftonte kaq për ta kundërshtuar e paragjy-kuar.
Megjithatë edhe para kësaj sfide, pavarësisht nga qëllime e saja, ne po shprehim vlerësimet tona për këtë sistem në funksion të stabilitetit politik, fitores të së majtës dhe vetë PS si dhe në raport me interesat e PSD.
- Ky sistem e bën pothuajse të paqeverisshëm vendin.
Ky sistem ka vecori që le vetëm dy-katër forca në garë, pra është me efekt mazhoritar për të “vegjëlit” dhe ndërkohë afron dy të mëdhenjtë duke i barazuar ata në raport me njëri-tjetrin. P.sh. mjafton të themi se me rezultatet e ’05 PD, PS ndajnë vendet 7 me 6 në Shkodër ndërkohë që PD është mbi 13% para, ndërsa në Gjirokastër dalin 2 me 2 ndonëse e majta është mbi 10% para (në këtë pikpamje është më i keq se proporcionali me prag 10%).
LSI koalicion me PD!
Labels: demokratike, Ilir Meta, Koalicion, Krijime dhe Reflektime, Kryeminister, Levizja Socialiste Integrim, LSI, Pa lidhje, partia, pd, Politika, Sali Berisha, Shqiperi, Sociale, Zgjedhje
Nga burime te brendshme dhe ende te pakonfirmuara publikisht mesohet se LSI do te beje koalicion qeverises me Partine Demokratike.
Kjo zgjidhje vjen ne kushtet kur: Nga zgjedhjet e fundit nuk po del asnje fitues dhe vendi do te shkonte keshtu ne zgjedhje te parakohshme; Por PD-se duke mos i interesuar te shkonte ne zgjedhje te parakohshme me nje tjeter kod zgjedhor, si ai "proporcional Kombetar", me te cilin e majta do te fitonte pasi sikurse eshte pare e majta ka fituar perqindjen me te madhe ne zgjedhjet e fundit, e vetmja alternative per LSI-ne duket se ka ngelur qe te bej koalicion me PD duke shmangur keshtu mos-perfaqesimin ne eventualitetin e nje seance tjeter zgjedhjesh ne vend!
LSI, si force e majte, do te kishte dashur ne menyre te natyrshme te krijonte koalicion me PS; Ne kushtet kur zgjedhjet dhe shifrat e dala prej tyre nuk po arrijne te prodhojne nje qeveri te majte vendi do te shkonte ne zgjedhje te parakohshme po me te njejtin kod zgjedhor (nje kod tjeter PD-se e cila ka shumicen ne Parlament sot nuk i intereson) do te thoshte krize per vendin. Ilir Meta hyri ne greve urie kunder ketij sistemi qe nxirrte humbese te majten, por Rama u duk se nuk kishte vullnet per bashkepunim, i nxitur nga deshira per te zhdukur LSI-ne!
Padyshim qe pergjegjesi kryesor per humbjen e se majtes nuk mund te jete tjeter veçse Edi Rama dhe Kastriot Islami qe çuan vendin ne zgjedhje me kete kod elektoral duke copetuar dhe perçare te majten.
Duke shpresuar qe Sali Berisha te mos jete me Kryeminister i vendit... presim!...

FunkyFish, lajmi jemi ne!
Kush i fiton zgjedhjet në Shqipëri? Baste Live!
Labels: Baste, Edi Rama, Krijime dhe Reflektime, Live, Pa lidhje, Politika, Sali Berisha, Shqiperi, Sociale, ZgjedhjeAlbania Elections 2009 – Winning Party

PD – 1.998 ( Përfshire aleatët )
Te tjere – 21
Ky pritet te jete parashikimi publik qe ben nje prej emrave te medhenj te basteve ne bote Pinnacle Sport . Pra kjo kompani perdor kriterin e bastit asian handicap dhe i rreferohet sondazhit te bere prej asaj vete. Te dhenat akoma nuk jane publikuar dhe pritet qe ne ditet ne vazhdim kjo te jete publike.
Skandalet e Berishes
Labels: 28 Qershor, albania, Edi Rama, Erion Veliaj, Ilir Meta, Krijime dhe Reflektime, Politika, Sali Berisha, Shqiperi, Skandal, Tirane, ZgjedhjeMe 28 qershor te gjithe ne Shqiptaret do te votojme per te vendosur fatin e vendit per 4 vitet e ardhshme, votojme per te vendosur se nga kush do te qeverisemi. Secili ka bindjet e tij, por do ishte mire qe perpara se te votohet te behet nje bilanc i punes se kesaj qeverie, cfare ka bere ne keto 4 vjet. "Arritjet" jane pare ne spotet qeveritare, te paguara me taksat tona, ndersa skandalet mund t'i lexoni ketu:
Berisha në katër vitet 2005-2009, ka ulje- ngritjet e veta. Deri tani në bilancin paraelektoral, qeveria nëpërmjet spotesh informuese ka dhënë statistika të qarta për rrugët, shkollat, ujësjellësat, por ende nuk janë përmendur se cilat kanë qenë fenomenet që kanë tronditur shtetin e së drejtës. Çfarë nuk është bërë publike deri më tani për ato që janë konsideruar në katër vite me radhë, “kapje e shtetit” apo përfshirje të familjes kryeministrore në afera korruptive, skandale të dhunës verbale të kryeministrit, skandale seksuale, presione të hapura, marrëdhënie të shkatërruara institucionale etj, etj.
Ndërkohë Gazeta Shqiptare po rikujton për të gjithë lexuesit e saj se çfarë ka ndodhur në katër vitet e qeverisjes Berisha. Si ka qeverisur kryeministri, dhe si duhet të zgjedhin shqiptarët, përveç spoteve elektorale, duhet të njihen edhe me anën ende të pathënë të kësaj qeverie: që nga prishja e shitjes së kontratës së Albtelekom, deri tek sharjet me fjalorin “shkërdhatë” të kryeministrit në Kuvend, e më pas shpërthimin tragjik të Gërdecit që mori jetën e 26 personave dhe plagosi rreth 300 të tjerë, për të vazhduar me skandalin seksual të një ministri në kabinet e më pas me marrëveshjen sekrete nënshkruar me Greqinë për “vijën bregdetare”. Hap pas hapi, thuhen të “pathënat” në spote për qeverisjen “Berisha”.
***
Vritet kryetari i PDK per Malesine e Madhe
Labels: Berisha, Demokraci, eksploziv, eksponent, kriminel, kryetar, madhe, malesi, pdk, Politika, politike, Sociale, terror, vrases, vrasje, ZgjedhjeVritet kryetari i PDK-së Malësi e Madhe. Policia: Keka, precedent kriminal. Ndoka: Shpifje e rëndë

Vrasja ndodh 10 ditë para zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Makina e kryetarit të PDK-së së Malësisë së Madhe shpërtheu sot paradite afër qytetit të Shkodrës. Policia e Shtetit informon se 34 vjecari ishte person me precedentë kriminalë në trafikun e drogës dhe të eksplozivëve me telekomandë. Nard Ndoka: “Vrasja është politike, sulm terrorist. Keka kërcënohej vazhdimisht nga eksponente te PD”.
Fushata, KQZ: Uroj partitë ta mbyllin siç e hapën, me festë!
Labels: Fushate, KQZ, Parti, Politika, politike, Shqipëria, Sociale, ZgjedhjeNjë urim i vecantë ndaj partive që garojnë për pushtetin ka ardhur nga kreu i KQZ-se. Ristani bëri apel për një fushatë të qetë që duhet të kurorëzohet me proces zgjedhor të pakontestueshëm. Ai shtoi se KQZ-ja është e angazhuar për proces të rregullt zgjedhor.
TIRANE-Një ditë pasi dy partitë më të mëdha hapën zyrtarisht fushatën elektorale, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) Arben Ristani bëri apel për një fushatë të qetë që duhet të kurorëzohet me proces zgjedhor të pakontestueshëm. Në mbledhjen e sotme të radhës në KQZ, Ristani ka uruar sot partitë për një fushatë të qetë, duke nënvizuar se të gjitha palët duhet të përpiqen për të arritur standardet e zgjedhjeve. “Fushata të mbyllet, ashtu si nisi, me festë”-theksoi Ristani në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Kreu i KQZ uroi gjithashtu që partitë në fund të procesit zgjedhor të mos e kontestojnë atë. Shpresojmë, vijoi kreu i KQZ-së, që me këto zgjedhje, Shqipëria, tashmë një vend anëtar i NATO-s dhe së shpejti edhe kandidat për në BE, t’i japë fund tranzicionit. “Uroj që procesi të jetë i pa kontestueshëm ku të mos përmendet fjala, që zgjedhjet ishin një shans i humbur”-tha më tej kreu i institucionit të administrimit të zgjedhjeve. Ai shtoi se KQZ-ja është e angazhuar për proces të rregullt zgjedhor ndaj kerkoi nga partitë politike që edhe keto te zbatojnë Kodin Zgjedhor gjatë fushatës elektorale.
Dje PS e PD kane celur fushaten e tyre elektorale ne kuader te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit.
Në cdo përfundim të procesit zgjedhor subjekti që humb zgjedhjet akuzon për manipulim rezultati dhe depoziton në KQZ ankesa. Këto vërejtje nuk kalojnë pa u vënë re nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Vitet e fundit, vëzhguesit kanë konstatuar se proceset zgjedhore në Shqipëri kanë patur parregullsi, dhe se duhet punuar shumë për të arritur standartet ndërkombëtare.
Burimi:/BalkanWeb/
Rikthehet “i harruari” Nano
Labels: Elektorale, Fatos Nano, Majta, Nano, Politika, politike, PS, Shqipëria, Socialiste, ZgjedhjeIsh-kryetari socialist parapërgatitet për të hyrë në skenën aktive politike. Fatos Nano thyen heshtjen politike në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit. Burime nga stafi i afërt i tij bëjnë të ditur se brenda pak ditëve, ish-kryeministri dhe drejtuesi historik i Partisë Socialiste do të bëjë publike qëllimet e tij, të cilat në kontekstin e tanishëm aktualizohen si një apel i mirëfilltë elektoral. Dhe ashtu siç edhe pritet është më se e qartë se adresa e këtij apeli është vetëm një: e majta. E gjendur në një situatë gati kaotike, me përplasje dhe kundërvënie, ajo është tanimë e ndarë thellësisht brenda vetes, madje në një mënyrë komplekse. Nëse mes socialistëve dhe LSI ekziston një rivalitet që nxitet edhe nga keqkuptimet e bartura apo të nxitura është më se evidente se konflikti mes kreut socialist Edi Rama dhe pjesës tjetër të opozitës është i pakapërcyeshëm dhe afishohet si i tillë. Për këtë arsye, opozita është e rreshtuar në një mënyrë paradoksale, teksa ish-kundërshtarët e Ilir Metës në vitin 2005 ndodhen tashmë në një koalicion me të. Ky kalim që mund të cilësohet edhe radikal, thotë shumë për atë se çfarë ka ndodhur në PS, e cila qoftë në kuptim të retorikës së Ramës, qoftë edhe në pikëpamje të transformimit të saj nuk provon të jetë më socialiste. Ky kuadër që ngre pikëpyetje të identitetit dhe e ka bërë skenën politike asimetrike është dera e hapur për Fatos Nanon, i cili pritet të rishfaqet si një shpresë për të Majtët dhe opozitarët, që e ndjejnë veten si të tillë jo përmes shpresës së lidershipit të tyre, por për shkak të qenies së Sai Berishës në pushtet. Burimet bëjnë të ditur se dalja e ish-kryetarit do të jetë një apel për një votë plebishitare kundër qeverisë së tanishme, por edhe kundër Edi Ramës, i cili barazohet kështu në të gjitha cilësitë politike me kreun e shumicës së djathtë. Në një farë mënyre, Nano, i mbetur jashtë listave shpërthyese dhe problematike, pritet që të luajë rolin e aureolës që i mungon LSI dhe koalicionit të saj. Integrimi i tij në skenë përtej synimeve afatgjata ndikon si garanci tek ata socialistë të cilët ndjejnë se një votë jashtë PS është një tradhti politike. Se sa do të ndikojë kjo mbetet ende për t’u parë brenda të Majtës, por jo përtej saj. Në një farë mënyre, Nano, i mbetur jashtë listave shpërthyese dhe problematike, pritet që të luajë rolin e aureolës që i mungon LSI dhe koalicionit të saj. Integrimi i tij në skenë përtej synimeve afatgjata ndikon si garanci tek ata socialistë të cilët ndjejnë se një votë jashtë PS është një tradhti politike.
Lexoni artikullin e plotë: /Gazeta Libertas/
Shqipëria aplikon në BE, Leigh: Kusht zgjedhjet e lira
Labels: albania, application, BE, Berisha, elections, Europe, leigh, Politika, ZgjedhjeKryeministri i Shqipërisë dorëzoi sot, në Pragë, kërkesën për aplikimin e Shqipërisë për anëtare me të drejta të plotë në BE. Topolanek: "Kërkesa tani në dorë të Këshillit të Europës. Majkëll Leigh: Kushtet kyce për anëtarësimin në BE zgjedhje të lira dhe forcimi i ligjit"
TIRANE-
Ora 12: 10 Në një ceremoni solemne të organizuar në kryeqytetin e Cekisë në prani të Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, Mirel Topolanek dhe drejtorit për zgjerimin e Bashkimit Europian Majkëll Leigh, kryeministri Sali Berisha dorëzoi zyrtarisht kërkesën e Shqipërisë për aplikimin për statusin e anëtarit me të drejta të plotë në Bashkimin Europian.
"Lufta" PS - LSI e stisur dhe e këshilluar nga USA!
Labels: Kidron Strategies, LSI, Meta, Politika, PS, Rama, USA, ZgjedhjeLëvizjet politike “Made in Amerika” të Ramës dhe Metës. Grafiku i krizës PS-LSI “këshillohet” nga kompanitë amerikane. “Kidron Strategies” dhe “Greenberg Quinlan”, histori rivaliteti në SHBA. Imazhin dhe lëvizjet politike të tre muajve të fundit, PS-ja dhe LSI-ja ua kanë lënë në dorë dy kompanive amerikane të konsulencës; marrëveshje që synon të sjellë një model të ri fushate. Por nuk është fjala thjesht për reklamimet dhe veshjen e liderëve. Sipas burimeve nga të dyja partitë, në kontrata parashikohet që edhe qëndrimet taktike ndaj qeverisë dhe aleatëve të jenë pjesë e konsultave me këshilltarët amerikanë. Agjenda dhe niveli i deklaratave për shtyp, sipas burimeve nga të dyja partitë, bëhet në bazë të këshillave që japin ekspertët e dy kompanive amerikane, “Kidron Strategies”, për PS-në, dhe “Greenberg Quinlan Rosner Research”, për LSI-në. Veprim ky që, në pamje të parë duket se nuk ka asnjë problem, por, nëse vërejmë background-in e dy kompanive që janë pajtuar nga PS-ja dhe LSI-ja, rezulton se në gjithë aktivitetin e tyre kanë qenë në antagonizëm, duke u rreshtua në krah të kandidatëve që kanë paguar për ta. Kështu, kompania e marrë nga Partia Socialiste, “Kidron Strategies”, njihet si kompani që në historinë e saj ka preferuar të bëjë më shumë fushatën e republikanëve në SHBA. Një prej drejtuesve të saj, George Birnbaum, ka marrë pjesë në disa prej fushatave të kongresmenëve dhe senatorëve republikanë. Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë marrëveshje me një kompani të atashuar në fushatat e demokratëve, kryesisht ato të Presidentit Bill Klinton. Edhe pse në këtë rast flitet për biznes, nuk mund të përjashtohet që rivaliteti mes këtyre kompanive të shfaqet edhe në sjelljen zyrtare të partive të majta gjatë fushatës, gjë që mund të ndikojnë edhe në fatin politik të së majtës. Lëvizjet e fundit politike të kreut të PS-së dhe atij të LSI-së duket se e konfirmojnë pikërisht këtë gjë. Nëse Meta shtrin dorën për bashkëpunim me Ramën, për çdo forcë që do të donte të fitonte në zgjedhje do të ishte normale që kjo të merrej në konsideratë. Por llogaritë e fitores këtë herë duket se bëhen me një tjetër metër, atë të kompanive amerikane. Gjithsesi, nga të dyja partitë besohet në seriozitetin e firmave që kanë marrë përsipër t’u garantojnë fitoren të dyjave partive të opozitës. Ndërsa pjesa më e errët e kësaj fushate ka të bëjë me koston e shërbimit që këto kompani afrojnë për partitë e majta. Në detajet e marrëveshjes figuron vetëm begraundi i tyre dhe historitë e suksesit, por nuk ka asnjë rresht që të flasë për mijëra apo miliona dollarë që kushtojnë këshillat. Nuk mund të flitet për një sindromë të majtë; të njëjtën gjë ka bërë edhe Partia Demokratike. Shifrat e publikuara nga kjo e fundit, për shpenzimet e kompanisë “BG&R”, duket se nuk ishin të mjaftueshme as për biletat e avionit dhe shpenzimet e hoteleve luksoze, që stafi i saj bëri në Tiranë.
PRECEDENTI: “Kidron Strategies”, fushatë për PS-në e Ramës dhe atë të Nanos.
Kompania amerikane, e kontraktuar nga Partia Socialiste, duket se nuk e ka fushatën e parë në terrenin e së majtës shqiptare. Në aktivitetin e drejtuesit të kompanisë, George Birnbaum, mes shumë personaliteteve, për të cilat ai ka bërë fushatë, është edhe emri i ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në saitin zyrtar të kompanisë nuk përcaktohet se në cilën fushatë ka qenë prezent “Kidron Strategies”. “Gjithashtu, kjo kompani ka bërë fushatë dhe për personalitete, si kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kryeministrin e Rumanisë, Calin Popescu, kryeministrin e Bullgarisë, Sergey Stanishev, kancelarin austriak, Alfred Gusenbauer, dhe presidentin e Serbisë, Boris Tadiç. Po ashtu, e njëjta kompani është kontraktuar edhe nga kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.
Shkup, Ivanov e Fërçkovski në balotazh. BDI: Fituam në 7 komuna
Labels: Agron Buxhaku, BDI, Demokracia e Re, Fërçkovski, Imer Selmani, Ivanov, Maqedoni, Mirushe Hoxha, PDSH, Politika, ZgjedhjeKandidati i partisë maqedonase në pushtet, VMRO -DPMNE, Gjorgje Ivanov, kryeson garën presidenciale por jo me numrin e nevojshëm për të shmangur balotazhin, kanë thënë zyrtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ivanov kryeson me 39 % të votave, përqindje që nuk i jep Ivanovit fitoren por e detyron të shkojë në balotazh me kandidatin e Lidhjes Social Demokrate, Lubomir Fërçkovski. “Do të ketë një raund të dytë” ka thënë kryetari i komisionit Zgjedhor Aleksandër Novakovski. Zyrtarët thanë se zgjedhjet e së dielës ishin të qeta, në ndryshim nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, gjatë të cilave u vra një person. Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor pasmesnate, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Invanov i prinë garës presidenciale me mbi 80 mijë vota, në vend të dytë është kandidati i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Lubomir Frçkovski me mbi 50 mijë vota, pas tij radhitet kandidati i pavarur Lube Boshkovski, kandidati i Demokracisë së Re Imer Selmani, kandidati i BDI-së Agron Buxhaku, kandidati i PDSH-së Mirushe Hoxha dhe Nano Ruzhin nga PLD-ja. Rezultatet janë dhënë nga gjysma e materialeve të përpunuara zgjedhore, ndërsa sot priten edhe rezultatet e para preliminare nga gjithsejt 2976 qendra të votimit. Sipas informacioneve të fundit të KSHZ-së, jehona e votuesve ka qenë 57, 2 për qind. Në konferencën për gazetarë, mbrëmë vonë në Shkup, Ivanov falënderoi të gjithë votuesit, të cilët e kanë përkrahur, por edhe ata që kanë votuar për kundërshtarët e tij. "Kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë evropiane, e cila ka treguar unitetin e saj, ka dëshmuar përgjegjësi dhe ka dhënë provimin e pjekurisë” ka thënë Ivanov. Zgjedhjet shihen si një provë për shpresat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Bora e madhe në pjesën perëndimore të vendit bëri që disa qendra votimi të qëndronin të mbyllura, por autoritet thanë se nga kjo vetëm një për qind e elektoratit ishte prekur. Në ato qendra, ndoshta votimet do të mbahen ditën e balotazhit, më 5 prill. Ndër partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur fitoren e kandidatëve të saj për prefektë në shtatë komuna.Kandidati i partisë maqedonase në pushtet, VMRO -DPMNE, Gjorgje Ivanov, kryeson garën presidenciale por jo me numrin e nevojshëm për të shmangur balotazhin, kanë thënë zyrtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ivanov kryeson me 39 % të votave, përqindje që nuk i jep Ivanovit fitoren por e detyron të shkojë në balotazh me kandidatin e Lidhjes Social Demokrate, Lubomir Fërçkovski. “Do të ketë një raund të dytë” ka thënë kryetari i komisionit Zgjedhor Aleksandër Novakovski. Zyrtarët thanë se zgjedhjet e së dielës ishin të qeta, në ndryshim nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, gjatë të cilave u vra një person. Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor pasmesnate, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Invanov i prinë garës presidenciale me mbi 80 mijë vota, në vend të dytë është kandidati i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Lubomir Frçkovski me mbi 50 mijë vota, pas tij radhitet kandidati i pavarur Lube Boshkovski, kandidati i Demokracisë së Re Imer Selmani, kandidati i BDI-së Agron Buxhaku, kandidati i PDSH-së Mirushe Hoxha dhe Nano Ruzhin nga PLD-ja. Rezultatet janë dhënë nga gjysma e materialeve të përpunuara zgjedhore, ndërsa sot priten edhe rezultatet e para preliminare nga gjithsejt 2976 qendra të votimit. Sipas informacioneve të fundit të KSHZ-së, jehona e votuesve ka qenë 57, 2 për qind. Në konferencën për gazetarë, mbrëmë vonë në Shkup, Ivanov falënderoi të gjithë votuesit, të cilët e kanë përkrahur, por edhe ata që kanë votuar për kundërshtarët e tij. "Kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë evropiane, e cila ka treguar unitetin e saj, ka dëshmuar përgjegjësi dhe ka dhënë provimin e pjekurisë” ka thënë Ivanov. Zgjedhjet shihen si një provë për shpresat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Bora e madhe në pjesën perëndimore të vendit bëri që disa qendra votimi të qëndronin të mbyllura, por autoritet thanë se nga kjo vetëm një për qind e elektoratit ishte prekur. Në ato qendra, ndoshta votimet do të mbahen ditën e balotazhit, më 5 prill. Ndër partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur fitoren e kandidatëve të saj për prefektë në shtatë komuna.
/BalkanWeb/