Flamurtari ka mundur të triumfojë në një ndeshje shumë të bukur të sapo-mbyllur në stadiumin "Flamurtari" të Vlorës kundër skuadrës skoceze të Motherwellit e vlefshme për turin e dytë të fazës eliminatore të kupës UEFA (Europa League)
Ka qënë një ndeshje me të vërtetë e bukur në qytetin e Vlorës ku pas 18 vjetësh ekipi kuq-e-zi është rikthyer në kupat europiane. Ekipi i Flamurtarit përballej me skocezët në fazën e dytë eliminatore duke qënë fituese e Kupës së Shqipërisë. Flamurtari me një skuadër shumë të re në moshë, ku lojtari më "i vjetër" është vetëm 26 vjeç. Ashtu sikurse qyteti i Vlorës dhe ekipi i Flamurtarit kanë ditur të nxjerrin gjithmonë lojtarë elitarë të Shqipërisë, edhe sot në këtë grup kaq të ri kanë shkëlqyer dy prej tyre, portieri Moçka 19 vjeçar i cili priti një penallti të dhënë në favor të skuadrësh kundërshtare në mënyrë të dyshimtë dhe që gjatë gjithë ndeshjes iu ka mohuar golin; si dhe sulmuesi shumë i talentuar Roshi vetëm 18 vjeç.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Flamurtarit e jo vetëm rezultati por e gjithë loja foli në favor të skuadrës vlonjate. Përgëzime kuqezinjve për fitoren dhe urojmë që të kalojë me sukses këtë fazë eliminatore kur do i duhet të përballët pas një jave në Skoci me Motherwell.
E ndërsa Flamurtari triumfon në Vlorë, Vllaznia, po në fazën e dytë eliminatore të kupës UEFA (Europa League) është e bashkuar në kryeqytetin austriak kundër Rapid Vienna.
Funkyfish uron që vëllazërisht ekipet shqiptare të mbajnë lart flamurin e Shqipërisë në arenën futbollistike europiane.
0 comments:
Post a Comment