Mbyten 2 persona në plazhin e Durrësit, viktimat xhaxhai dhe nipi 15 vjeçar

. Jul 9, 2009
  • Agregar a Technorati
  • Agregar a Del.icio.us
  • Agregar a DiggIt!
  • Agregar a Yahoo!
  • Agregar a Google
  • Agregar a Meneame
  • Agregar a Furl
  • Agregar a Reddit
  • Agregar a Magnolia
  • Agregar a Blinklist
  • Agregar a Blogmarks

Dy persona janë mbytur sot në Gjirin e Lalëzit. Mësohet se kanë humbur jetën xhaxhai dhe nipi i tij Bardhyl dhe Alban Zeqollari. Viktimat, banues në Tiranë, kishin shkuar në bregdetin e Durrësit për të kaluar ditën në plazh. Trupi i 15 vjecarit nuk është nxjerrë ende nga deti. Polumbarë nga Tirana janë nisur drejt vendngjarjes për të ndihmuar në kërkimet për trupin.






DURRES- Dy persona janë mbytur sot në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur përpara pak minutash në Gjirin e Lalëzit, ndërkohë që ende nuk janë të qarta shkaqet e mbytjes.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bën të ditur se viktimat janë xhaxhai dhe nipi i tij, Bardhyl dhe Alban Zeqollari.
Viktimat, banues në Tiranë, kishin shkruar në bregdetin e Durrësit për të kaluar ditën në plazh, por nuk kanë mundur të dalin nga deti, pasi janë mbytur në të.
Trupi i Albanit 15 vjecar nuk është nxjerrë ende nga deti, ndërkohë që po vazhdojnë intensivisht kërkimet. Polumbarë nga Tirana janë nisur drejt Durrësit për të ndihmuar në gjetjen e trupit.

Mësohet se së bashku me viktimat ka qenë edhe vëllai i Zeqollarit, Armandi, i cili ende nuk ka arritur të tregojë për policinë rrethanat e mbytjes për shkak të gjendjes së rëndë psikike. Dyshohet se mbytja ka ndodhur për shkak se viktimat nuk dinin not. Deti ka qënë i trazuar pavarësisht temperaturave të larta, dhe mendohet se mbytja ka ardhur si rezultat i dallgëve.
Kjo është ngjarja e parë tragjike për këtë vit, ku 2 persona gjejnë vdekjen në të njëjtën kohë duke u mbytur në det.

/BalkanWeb/

0 comments: