Showing posts with label 28 Qershor. Show all posts
Showing posts with label 28 Qershor. Show all posts

Skandalet e Berishes

. Jun 27, 2009
1 comments

Me 28 qershor te gjithe ne Shqiptaret do te votojme per te vendosur fatin e vendit per 4 vitet e ardhshme, votojme per te vendosur se nga kush do te qeverisemi. Secili ka bindjet e tij, por do ishte mire qe perpara se te votohet te behet nje bilanc i punes se kesaj qeverie, cfare ka bere ne keto 4 vjet. "Arritjet" jane pare ne spotet qeveritare, te paguara me taksat tona, ndersa skandalet mund t'i lexoni ketu:



Berisha në katër vitet 2005-2009, ka ulje- ngritjet e veta. Deri tani në bilancin paraelektoral, qeveria nëpërmjet spotesh informuese ka dhënë statistika të qarta për rrugët, shkollat, ujësjellësat, por ende nuk janë përmendur se cilat kanë qenë fenomenet që kanë tronditur shtetin e së drejtës. Çfarë nuk është bërë publike deri më tani për ato që janë konsideruar në katër vite me radhë, “kapje e shtetit” apo përfshirje të familjes kryeministrore në afera korruptive, skandale të dhunës verbale të kryeministrit, skandale seksuale, presione të hapura, marrëdhënie të shkatërruara institucionale etj, etj.
Ndërkohë Gazeta Shqiptare po rikujton për të gjithë lexuesit e saj se çfarë ka ndodhur në katër vitet e qeverisjes Berisha. Si ka qeverisur kryeministri, dhe si duhet të zgjedhin shqiptarët, përveç spoteve elektorale, duhet të njihen edhe me anën ende të pathënë të kësaj qeverie: që nga prishja e shitjes së kontratës së Albtelekom, deri tek sharjet me fjalorin “shkërdhatë” të kryeministrit në Kuvend, e më pas shpërthimin tragjik të Gërdecit që mori jetën e 26 personave dhe plagosi rreth 300 të tjerë, për të vazhduar me skandalin seksual të një ministri në kabinet e më pas me marrëveshjen sekrete nënshkruar me Greqinë për “vijën bregdetare”. Hap pas hapi, thuhen të “pathënat” në spote për qeverisjen “Berisha”.
***