Pavaresisht sinjalizimit te mediave, kreu i institucionit te futbollit ka zgjedhur ne krye te Kombetares pikerisht njeriun per te cilin nga vendi i tij, Kroacia, vijne fakte tronditese!
E kaluara e teknikut 56 vjeçar eshte mjaft e erret ne lidhje me pasionin e tij per lojerat e fatit. Ne 24 tetor te vitit 2006 gazetari investigativ Berislav Jelinic botonte ne gazeten "Nacional" shkrimin "Bixhozxhiu qe drejton Dinamon e Zagrebit - Josip Kuzhe dora e zeze e miliona eurove." Ne analizen e tij Jelenic zbulon se per shkak te varesise se tij ndaj bixhozit, tekniku Kuzhe u detyrohet miliona mjaft njerezve ne Kroaci: Dinko Pokrovac, aktorja Ankica Dobric, futbollisti Nino Bule, tregtari Ivan Lozushic, manaxheri Sinisha Shosho jane disa nga njerezit qe Josip Kuzhe u ka borxh. Sipas tyre problemet e ketij njeriu me kumarin nuk jane te panjohura, ndersa akuzohet vazhdimisht per moskthim parash. Ne ambjentet e kumarit edhe sot perflitet se Kuzhe humbi ne nje nate te vetme 1,2 milione euro. Kaq kushtonte transferimi i futbollistit Hrgovic nga Dinamo te japonezet e Gamba Osaka qe drejtohej nga tekniku 56 vjeçar. Me tej gazeta "Nacional" shkruan se futbollisti Ivica Brico e hodhi ne gjyq per moskthim te 75 mije eurove ndersa sipas saj ai ka nje borxh prej 750 mije euro ndaj bankes Hipo Alpe Adria. Federata shqiptare e futbollit ka zyrtarizuar emrin e trajnerit ndersa nuk shqetesohet aspak se me Kuzhen ne pankine tashme do te duket gjithçka mjaft dyshuese!
Showing posts with label Armand Duka. Show all posts
Showing posts with label Armand Duka. Show all posts