Qeveria kohëve të fundit ka nënshkruar një marrëveshje shumë interesante dhe të rëndësishme me katër institucionet fetare tradicionale të Shqipërisë, përkatësisht, Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kishën Katolike në Shqipëri dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Konkretisht kjo marrëveshje parashikon financimin e komuniteteve fetare nga buxheti qeveritar që në pamje të parë tingellon si anti-kushtetuese duke patur parasysh që shteti ynë është laik. Kuptohet që edhe e bërë pak para zgjedhjeve në mënyrë të natyrshme lë të dyshohet se ka pasur si veprim në prapavijë një taktikë elektorale për të bërë për vete atë segmet të shoqërisë sonë që shquhet për zell fetar. Megjithatë futja në qendër të vëmendjes së marrëdhenies midis shtetit shqiptar dhe komuniteteve fetare duhet të shqyrtohet me më shumë hollësi dhe përkujdesje duke patur parasysh kontekstin specifik historik dhe politik shqiptar. Pikësëpari nuk ka sesi të mos përmendet përgjegjësia e shtetit shqiptar në shkatërrimin dhe çrrënjosjen e institucioneve fetare në Shqipëri, rasti ky i paprecedent në nivel global i ateizmit. Kjo është arsyeja pse ndaj këtyre katër komuniteteve, ashtu sikurse ndaj ish pronarëve dhe ish të përndjekurve, shteti ynë ka një përgjegjësi të madhe dëmshpërblimi ose kompensimi.
Showing posts with label Fe. Show all posts
Showing posts with label Fe. Show all posts