Showing posts with label Shqiptar. Show all posts
Showing posts with label Shqiptar. Show all posts

50 shqiptarët më të famshëm në botë

. Aug 25, 2009
0 comments

Ismail Kadare

Shqiptarët që janë bërë të njohur në botë nga Kadareja deri te Kledi Kadiu.

Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri. Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.

“Muaj Mjalti” shqiptaro-serb

. Jul 28, 2009
0 comments



Per here te pare ne ekranin e kinemase shqiptare eshte shfaqur filmi 'Muaji Mjalti', nje bashkepunim kinematografik shqiptaro-serb.

Regjisori serb Goran Paskaljevic sqaron se ngjizja e ketij prodhimi te perbashket ka bere qe kete film ta pagezojne me titullin "Muaji Mjalti". Ky film eshte mbeshtetur nga kompania DigitAlb dhe do te transmetohet ne festivalin e Venecias dhe ate te Torontos.

Filmi i cili zgjat 95 minuta, ka ne qender fatet e dy cifteve, nje shqiptar e nje serb, te cilet nisen drejt perendimit ne kerkim te nje jete me te mire.

Bllokimi i 160 studentëve, Ambasaba hungareze hesht!

. May 8, 2009
0 comments

Prej dy ditësh 160 studentë shqiptarë qëndrojnë të bllokuar në portin e Triestes në Itali. Shkak është bërë anulimi i vizave nga Ambasada Hungareze në Tirane. Pasi u ka dhënë vizat, ambasada në mënyrë absurde ka pezulluar ato në mes të udhëtimit.

TIRANE- Ndonëse jo në mënyrë direkte nëpërmjet një zyrtari, Ambasada Hungareze në Tiranë ka refuzuar të japë një qëndrim zyrtar rreth skandalit me 160 studentët e një Universiteti privat në Tiranë, të cilët pas anulimit në mënyre absurde të vizave nga Ambasada Hungareze kanë dy ditë që qëndrojnë të bllokuar në portin e Triestes, duke mos pasur mundësi as të kthehen në Shqipëri.

Televizioni “News24” është munduar të marrë një qëndrim zyrtar të ambasadës, por një gjë e tillë nuk është bërë e mundur pasi sipas punonjëses në sportel, ambasada e kishte mbyllur veprimtarinë për këtë javë dhe funksionarë të ambasadës ishin në një mbledhje, dhe ndoshta në fillim të javës pasardhëse mund të ketë një qëndrim lidhur me këtë skandal. Punonjësja e sportelit të ambasadës pranoi kërkesën e televizionit “News24” lidhur me pozicionimin e ambasadës për këtë çështje, duke thënë se do t’ia përcjellë konsullit dhe më pas do të jetë ai vetë i cili do të vendosë nëse do ketë një qëndrim apo jo.
160 studentë të një Universiteti privat u nisën dy ditë më parë për një udhëtim 7 ditor në vende të ndryshme që niste nga Sllovenia. Studentët të gjithë të pajisur me viza nga Ambasada Hungareze në Tiranë u nisën me traget drejt Triestes, por në mënyrë të befasishme, në mes të rrugës Ambasada Hungareze njofton palën italiane për anulimin e vizave, të cilat vetë i kishte lëshuar pak ditë më parë. Prej dy ditësh studentët po qëndrojnë në portin e Triestes. Të pa ushqyer dhe të pa larë studentët deri më tani nuk kanë marrë asnjë arsye për bllokimin, ndërsa kanë kërkuar ndihmën e Ambasadës Shqiptar në Itali.


Burimi: BalkanWeb

Shkombëtarizimi i shqiptarëve dhe roli i komuniteteve fetare.

. Apr 23, 2009
0 comments

Qeveria kohëve të fundit ka nënshkruar një marrëveshje shumë interesante dhe të rëndësishme me katër institucionet fetare tradicionale të Shqipërisë, përkatësisht, Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kishën Katolike në Shqipëri dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Konkretisht kjo marrëveshje parashikon financimin e komuniteteve fetare nga buxheti qeveritar që në pamje të parë tingellon si anti-kushtetuese duke patur parasysh që shteti ynë është laik. Kuptohet që edhe e bërë pak para zgjedhjeve në mënyrë të natyrshme lë të dyshohet se ka pasur si veprim në prapavijë një taktikë elektorale për të bërë për vete atë segmet të shoqërisë sonë që shquhet për zell fetar. Megjithatë futja në qendër të vëmendjes së marrëdhenies midis shtetit shqiptar dhe komuniteteve fetare duhet të shqyrtohet me më shumë hollësi dhe përkujdesje duke patur parasysh kontekstin specifik historik dhe politik shqiptar. Pikësëpari nuk ka sesi të mos përmendet përgjegjësia e shtetit shqiptar në shkatërrimin dhe çrrënjosjen e institucioneve fetare në Shqipëri, rasti ky i paprecedent në nivel global i ateizmit. Kjo është arsyeja pse ndaj këtyre katër komuniteteve, ashtu sikurse ndaj ish pronarëve dhe ish të përndjekurve, shteti ynë ka një përgjegjësi të madhe dëmshpërblimi ose kompensimi.


The Taking of Pelham 1 2 3 / Shqiptar ne Hollywood!

. Apr 20, 2009
3 comments

Nje aktor i ri 26-vjecar me origjine shqiptare eshte zgjedhur nga regjisori i njohur Tony Scott per te luajtur si protagonist ne filmin e tij te fundit.

Viktor Gojcaj do te luaje pikerisht rolin e nje shqiptari, se bashku me aktorin e famshem John Travolta ne filmin qe do te shfaqet ne kinemate amerikane ne 12 qershor.

Gojcaj do te interpretoje rolin e nje shqiptari qe merrej me veprimtari te ndryshme kriminale.

Mesohet se Scott eshte takuar rastesisht me shqiptarin ne rruget e New York, ndersa i riu i tregoi per jeten e tij.

Gojcaj lindi ne Detroit dhe me pas u zhvendos ne New York, ku ka kaluar nje adoleshence te veshtire.

/Top-Channel/

Per me teper informacion rreth filmit vizitoni faqen e IMDB