Showing posts with label irak. Show all posts
Showing posts with label irak. Show all posts

Viktimat civile ne Irak nga 2003 e deri me sot.

. Aug 21, 2009
0 comments

Pothuajse c'do dite degjojme per bomba ne Irak, per kamikaze, per shperthime neper tregje, rruge, institucione e gjithandej. Kemi degjuar aq shume saqe na jane bere statistike tashme dhe jo jete njerezish te humbura ne fragmente sekondash. Kam dashur qe c'do lajm te c'do shperthimi ta pasqyroja ketu per te dhene nje ide te katastrofes qe ndodh atje por qe eshte e pamundur pasi jane aq te shpeshta saqe nuk mbahen llogari. Sidoqofte, dikush e ka gjetur kurajon dhe kohen per ta bere dhe faqja Antiwar.com ka disa statistika te mbeshtetura ne burime te ndryshme per te na dhene nje ide te situates.


Iraq Deaths Estimator


Duket si pa lidhje qe ne mes te nje dite pa lidhje dikush kujtohet per dicka pa lidhje... Por dhe ne preferojme te jemi pa lidhje me kete realitet pa lidhje qe na rrethon!!!


FunkyFish!



PS: Per Afghanistanin mund te lexoni ketu. Mund te jene me pak por jo te pa rendesishem.

Mediu, ish-Ministri fluturak

. Jul 7, 2009
0 comments

Ky eshte lajm 2 jave i vjeter por thash ta publikoja perderisa ne keto ore po qarkullojne lajme se Godo kerkon nje minister per partine e tij. Me pak fjale, per te vetmin deputet qe arriti te kapi nje mandat, dmth per Mediun. Ja kush eshte Mediu, lexojeni sepse eshte fantastik fare...


Ka thyer çdo rekord. Rekordi i tij është thjesht i pabesueshëm. Brenda një periudhe pak më tepër se dyvjeçare, Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, ka udhëtuar plot 135 herë jashtë shtetit me një mesatare matematike prej 4.2 udhëtimesh në muaj, që do të thotë pak më shumë se një udhëtim jashtë shtetit në javë. Duke marrë si mesatare tri ditë zgjatje qëndrimi dhe udhëtimi, për një nga këto udhëtime (ka pasur dhe të tjerë që kanë zgjatur dhe shumë më shumë), del se zoti Mediu ka qëndruar jashtë shtetit në kohën që ka mbajtur detyrën e ministrit e pak muaj mbasi ka dhënë dorëheqjen plot 405 ditë krahasuar me vetëm 555 ditë që ka qëndruar në Shqipëri. Një llogari e thjeshtë mund të nxjerrë edhe shpenzimet e përafërta të kryera nga buxheti i shtetit për të përballuar turizmin politik të ish-ministrit të Mbrojtjes. Por asnjë llogari e tillë nuk do të ishte e saktë, sepse shumës së biletave do të duhej t´i shtohej edhe pagesa për plot tetë fluturime me avion charter. Do të duhej t´i shtohej padyshim edhe pagesa e përballuar gjithashtu nga buxheti për deputetët shoqërues apo dhe punonjësit e tij që zoti Mediu merrte me vete në udhëtime, bashkuar me pagesën e dietave, hoteleve e lloj-lloj shpenzimeve të tjera.