
Discover Albania
Labels: albania, Beach, Berat, Cheap, Det, Dhërmi, Durazzo, durres, Enjoy, Europe, Gjirokastër, Himara, Ksamil, Kultura, Lake, Lezha, Life, Liqen, Lura, Mountain, Orikum, Petrela, plazh, Qeparo, Rafting, Relax, Saranda, Sea, Shkodra, Shqiperi, Shqipëria, Skrapar, Tepelena, Tirana, Tourism, turizem, Turizm, Vlora, Wonderful
Mediu, ish-Ministri fluturak
Labels: amerike, Angli, dubai, Europe, fluturak, gjithandej, irak, lart, mediu, ministri, Politika, poshte, Sociale, udhetimeKy eshte lajm 2 jave i vjeter por thash ta publikoja perderisa ne keto ore po qarkullojne lajme se Godo kerkon nje minister per partine e tij. Me pak fjale, per te vetmin deputet qe arriti te kapi nje mandat, dmth per Mediun. Ja kush eshte Mediu, lexojeni sepse eshte fantastik fare...
Ka thyer çdo rekord. Rekordi i tij është thjesht i pabesueshëm. Brenda një periudhe pak më tepër se dyvjeçare, Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, ka udhëtuar plot 135 herë jashtë shtetit me një mesatare matematike prej 4.2 udhëtimesh në muaj, që do të thotë pak më shumë se një udhëtim jashtë shtetit në javë. Duke marrë si mesatare tri ditë zgjatje qëndrimi dhe udhëtimi, për një nga këto udhëtime (ka pasur dhe të tjerë që kanë zgjatur dhe shumë më shumë), del se zoti Mediu ka qëndruar jashtë shtetit në kohën që ka mbajtur detyrën e ministrit e pak muaj mbasi ka dhënë dorëheqjen plot 405 ditë krahasuar me vetëm 555 ditë që ka qëndruar në Shqipëri. Një llogari e thjeshtë mund të nxjerrë edhe shpenzimet e përafërta të kryera nga buxheti i shtetit për të përballuar turizmin politik të ish-ministrit të Mbrojtjes. Por asnjë llogari e tillë nuk do të ishte e saktë, sepse shumës së biletave do të duhej t´i shtohej edhe pagesa për plot tetë fluturime me avion charter. Do të duhej t´i shtohej padyshim edhe pagesa e përballuar gjithashtu nga buxheti për deputetët shoqërues apo dhe punonjësit e tij që zoti Mediu merrte me vete në udhëtime, bashkuar me pagesën e dietave, hoteleve e lloj-lloj shpenzimeve të tjera.
EU Lingua - Very Important
Labels: britain, english, EU, Europe, german, Lingua, Pa lidhje, SocialeThe European Commission has just announced an agreement whereby English will be the official language of the European Union rather than German, which was the other possibility.
As part of the negotiations, the British Government conceded that English spelling had some room for improvement and has accepted a 5- year phase-in plan that would become known as 'Euro-English'.
In the first year, 's' will replace the soft 'c'. Sertainly, this will make the sivil servants jump with joy. The hard 'c' will be dropped in favour of 'k'. This should klear up konfusion, and keyboards kan have one less letter. There will be growing publik enthusiasm in the sekond year when the troublesome 'ph' will be replaced with 'f'. This will make words like fotograf 20% shorter.
In the 3rd year, publik akseptanse of the new spelling kan be expekted to reach the stage where more komplikated changes are possible.
Governments will enkourage the removal of double letters which have always ben a deterent to akurate speling.
Also, al wil agre that the horibl mes of the silent 'e' in the languag is disgrasful and it should go away.
By the 4th yer people wil be reseptiv to steps such as replasing 'th' with 'z' and 'w' with 'v'.
During ze fifz yer, ze unesesary 'o' kan be dropd from vords kontaining 'ou' and after ziz fifz yer, ve vil hav a reil sensibl riten styl.
Zer vil be no mor trubl or difikultis and evrivun vil find it ezi tu understand ech oza. Ze drem of a united urop vil finali kum tru.
Und efter ze fifz yer, ve vil al be speking German like zey vunted in ze forst plas.
If zis mad you smil, pleas pas on to oza pepl.
/Ervin Gj./
Shqipëria aplikon në BE, Leigh: Kusht zgjedhjet e lira
Labels: albania, application, BE, Berisha, elections, Europe, leigh, Politika, ZgjedhjeKryeministri i Shqipërisë dorëzoi sot, në Pragë, kërkesën për aplikimin e Shqipërisë për anëtare me të drejta të plotë në BE. Topolanek: "Kërkesa tani në dorë të Këshillit të Europës. Majkëll Leigh: Kushtet kyce për anëtarësimin në BE zgjedhje të lira dhe forcimi i ligjit"
TIRANE-
Ora 12: 10 Në një ceremoni solemne të organizuar në kryeqytetin e Cekisë në prani të Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, Mirel Topolanek dhe drejtorit për zgjerimin e Bashkimit Europian Majkëll Leigh, kryeministri Sali Berisha dorëzoi zyrtarisht kërkesën e Shqipërisë për aplikimin për statusin e anëtarit me të drejta të plotë në Bashkimin Europian.
Sarkozy: Shqipëria në BE! (Hajt për hajër)
Labels: BE, Berisha, Europe, Korrupsion, Kryeminister, Nato, Politika, Presindent, Sarkozy, ShqipëriaKryeministri Berisha u prit sot në një takim nga Presidenti i Francës Nikola Sarkozy, në Pallatin Elyzee.
Presidenti Sarkozy, pasi i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Berisha, e falënderoi që iu përgjigj ftesës së tij për të vizituar Elyzee dhe i uroi mirëseardhjen në Aleancën e Atlantikut të Veriut, duke i shprehur edhe mirënjohjen dhe falënderimin për pjesëmarrjen e Shqipërisë me forcat e saj përkrah NATO-s në operacionet e saj, si dhe përkrah forcave të Kombeve të Bashkuara në Çad.
Kryeministri Berisha, pasi e falënderoi Presidentin Sarkozy për pritjen dhe takimin e ngrohtë e miqësor, u shpreh se takimi mes tyre është një hap i rëndësishëm historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Presidenti Sarkozy i shprehu Kryeministrit Berisha mbështetjen e fuqishme të Francës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shqipëria, në mënyrë të qartë, do të jetë anëtare e BE-së dhe nuk ka kthim mbrapa në procesin e integrimit të saj në BE. Franca, u shpreh Presidenti Sarkozy, e mbështet kandidaturën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE.
E-mail dhe Voip Calls: Qeveria ju pergjon!
Labels: e-mail, EU, Europe, Informatika, Kultura, Pa lidhje, Politika, Qeveria, The Guardian, voipKompanite ofrimit te sherbimit te internetit ne Europe, ose ndryshe "Internet Service Providers" do jene te detyruara te mbajne te dhena per cdo telefonate via internet dhe email te te gjithe perdoruesve te internetit! Kjo eshte nje direktive e re nga qeverite e shteteve qe aderojne ne Bashkimin Europian e cila hyn ne fuqi sot me date 06/04/2009 ne formen e nje rregulli te ri; kjo levizje e re e qeverive te EU justifikohet me nevojen per nje kontroll me te mire te trafikut online per te luftuar kriminalitetin. Permabjtja e emailave apo telefonatave nuk do te rregjistrohet, do te mbahen shenim vetem data, ora, kohezgjatja e komunikimit online si dhe marresi te cilit i drejtohet ky komunikim (e-mail apo voip call)
Per me teper informacion vizitoni "The Guardian" ketu.