E quajnë seksi i fortë por mashkulli rrezikon zhdukjen. Padyshim që kjo nuk do të ndodhë nesër, por pas disa mijëvjeçarësh.
Nga studimi i zhvilluar nga Kateryna Makova dhe Melissa Wilson (çudi që qënkan të dyja gra...), kërkuese shkencore në Universitetin Shtetëror në Pennsylvanya, del se kromozomi Y, aglomerati i ADN-së pra mbartës i gjeneve seksuale për meshkujt po degradohet me shpejtësi relativisht të madhe për shkak të evolucionit i cili vazhdon me një ritëm shumë të lart në krahasim me kromozomët e tjerë.
Kodi gjenetik i njeriut është i përbërë nga 23 kopje kromozomësh: 22 kopje "binjake" të autozomeve (helikat dopie të ADN-së jo-bartëse të treguesëve seksual) dhe një dopio heterozomesh, ose ndryshe kromozomi XY. Në femra kopja e 23-të është e përbërë nga dy X, ndërsa tek meshkujt e përbërë nga një X dhe nga një Y. Pikërisht ky i fundit po shkurtohet.
"Edhe pse disa prej gjeneve të Y-it janë të rëndësishme - shpjegon Dr. Makova - ne mendojmë që nuk është e sigurt që kromozomi mashkullor është i destinuar të zhduket, por edhe nëse kjo do të ndodhte, ndoshta një tjetër kopje kromozomesh jo seksuale do të ndiqte një drejtim për të dhënë jetë një kopje të re heterozomesh". Në studimet e ardhshme, Makova do të provojë të vlerësojë datën e zhdukjes së kromozomit Y, e ndoshta edhe të zhdukjes së mashkullit. Një tjetër goditje e rëndë pra për seksin e fortë e provuar edhe më parë me krijimin e spërmatozoidëve artificialë.
/la Repubblica/
Studimi Shkencor: Kromozomi Y po shpërbëhet. Meshkujt rrezikojnë të zhduken!?
Labels: ADN, Aglomerat, Cromosome, Degradim, DNA, Femra, Gjenetik, Kateryna, Kod, Kromozom, Makova, Melissa, Meshkuj, Mjekësi, Mjeksi, Pennsylvanya, Shkenca, Shkencor, Skencë, Sociale, Studim, Universitet, Wilson, XX, XY“Mjeshtri” Gjinushi, ja si e parashikoi humbjen - por fshehurazi e jo publikisht
Labels: albania, Djathta, edi, Ekonomi, Falminetin, Gazeta, Gjinushi, ilir, Kod, Kombëtar, Libertas, Majta, Meta, Politika, politike, Proporcional, Rajonal, Rama, Shqiperi, Shqipëria, Shqiptare, Skënder, Sociale, ZgjedhjeProfeti” i së majtës, Skënder Gjinushi e ka parashikuar mjaft qartë, 1 vit më parë, se varianti spanjoll, pra proporcionali rajonal do të ishte fatal për të majtën.
Në 1 qershor 2008, “Gazeta Shqiptare” ka publikuar materialin që Gjinushi i dërgonte PS-së: ai sugjeronte proporcionalin kombëtar si më të favorshëm për fitoren e opozitës. Më poshtë po botojmë të plotë materialin e kryetarit të PSD-së ku parashikohet humbja në zgjedhje nëse zbatohej proporcionali rajonal.
* * *
Varianti Spanjoll, është një model i familjes proporcional rajonal, ku partitë konkurojnë me lista të vecanta në cdo rajon, për specifikat e aplikimit të tij në Shqipëri është më afër në efekte një sistem mazhoritar se proporcional, pasi s’ka prag e korrektim kombëtar por ka një prag të “fshehtë” nga 4-25%. Cilat janë kundërshtitë, avantazhet e disavantazhet e sistemit të mësipërm dhe komentet tona për të:
Varianti Spanjoll - Kundërshtimi kryesor i të vegjëlve
Ky variant qartazi, në kushtet e Shqipërisë, i largohet proporcionalit e merr theksime të forta mazhoritare. Ndërkohë që deri më dje diskutohej një prag 2,5-3% e quhej i tepërt një prag mbi 4%, sistemi Spanjoll ofron një prag të fshehtë nga 4-20% (po të ruhen qarqet e sotme) dhe nga 6-33% (po të respektohen rrethet aktuale). Si i tillë ky variant është njëlloj si të propozohej një sistem proporcional me prag 10-12% (sistem që e përdorin vetëm Turqit kundër Kurdëve) cka përbën një shmangie të dukshme, të panegociouar, më parë, nga sistemi proporcional, dhe do të mjaftonte kaq për ta kundërshtuar e paragjy-kuar.
Megjithatë edhe para kësaj sfide, pavarësisht nga qëllime e saja, ne po shprehim vlerësimet tona për këtë sistem në funksion të stabilitetit politik, fitores të së majtës dhe vetë PS si dhe në raport me interesat e PSD.
- Ky sistem e bën pothuajse të paqeverisshëm vendin.
Ky sistem ka vecori që le vetëm dy-katër forca në garë, pra është me efekt mazhoritar për të “vegjëlit” dhe ndërkohë afron dy të mëdhenjtë duke i barazuar ata në raport me njëri-tjetrin. P.sh. mjafton të themi se me rezultatet e ’05 PD, PS ndajnë vendet 7 me 6 në Shkodër ndërkohë që PD është mbi 13% para, ndërsa në Gjirokastër dalin 2 me 2 ndonëse e majta është mbi 10% para (në këtë pikpamje është më i keq se proporcionali me prag 10%).