Showing posts with label Skënder. Show all posts
Showing posts with label Skënder. Show all posts

“Mjeshtri” Gjinushi, ja si e parashikoi humbjen - por fshehurazi e jo publikisht

. Jul 4, 2009
0 comments

Profeti” i së majtës, Skënder Gjinushi e ka parashikuar mjaft qartë, 1 vit më parë, se varianti spanjoll, pra proporcionali rajonal do të ishte fatal për të majtën.

Në 1 qershor 2008, “Gazeta Shqiptare” ka publikuar materialin që Gjinushi i dërgonte PS-së: ai sugjeronte proporcionalin kombëtar si më të favorshëm për fitoren e opozitës. Më poshtë po botojmë të plotë materialin e kryetarit të PSD-së ku parashikohet humbja në zgjedhje nëse zbatohej proporcionali rajonal.
* * *
Varianti Spanjoll, është një model i familjes proporcional rajonal, ku partitë konkurojnë me lista të vecanta në cdo rajon, për specifikat e aplikimit të tij në Shqipëri është më afër në efekte një sistem mazhoritar se proporcional, pasi s’ka prag e korrektim kombëtar por ka një prag të “fshehtë” nga 4-25%. Cilat janë kundërshtitë, avantazhet e disavantazhet e sistemit të mësipërm dhe komentet tona për të:

Varianti Spanjoll - Kundërshtimi kryesor i të vegjëlve

Ky variant qartazi, në kushtet e Shqipërisë, i largohet proporcionalit e merr theksime të forta mazhoritare. Ndërkohë që deri më dje diskutohej një prag 2,5-3% e quhej i tepërt një prag mbi 4%, sistemi Spanjoll ofron një prag të fshehtë nga 4-20% (po të ruhen qarqet e sotme) dhe nga 6-33% (po të respektohen rrethet aktuale). Si i tillë ky variant është njëlloj si të propozohej një sistem proporcional me prag 10-12% (sistem që e përdorin vetëm Turqit kundër Kurdëve) cka përbën një shmangie të dukshme, të panegociouar, më parë, nga sistemi proporcional, dhe do të mjaftonte kaq për ta kundërshtuar e paragjy-kuar.

Megjithatë edhe para kësaj sfide, pavarësisht nga qëllime e saja, ne po shprehim vlerësimet tona për këtë sistem në funksion të stabilitetit politik, fitores të së majtës dhe vetë PS si dhe në raport me interesat e PSD.

- Ky sistem e bën pothuajse të paqeverisshëm vendin.

Ky sistem ka vecori që le vetëm dy-katër forca në garë, pra është me efekt mazhoritar për të “vegjëlit” dhe ndërkohë afron dy të mëdhenjtë duke i barazuar ata në raport me njëri-tjetrin. P.sh. mjafton të themi se me rezultatet e ’05 PD, PS ndajnë vendet 7 me 6 në Shkodër ndërkohë që PD është mbi 13% para, ndërsa në Gjirokastër dalin 2 me 2 ndonëse e majta është mbi 10% para (në këtë pikpamje është më i keq se proporcionali me prag 10%).