Një urim i vecantë ndaj partive që garojnë për pushtetin ka ardhur nga kreu i KQZ-se. Ristani bëri apel për një fushatë të qetë që duhet të kurorëzohet me proces zgjedhor të pakontestueshëm. Ai shtoi se KQZ-ja është e angazhuar për proces të rregullt zgjedhor.
TIRANE-Një ditë pasi dy partitë më të mëdha hapën zyrtarisht fushatën elektorale, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) Arben Ristani bëri apel për një fushatë të qetë që duhet të kurorëzohet me proces zgjedhor të pakontestueshëm. Në mbledhjen e sotme të radhës në KQZ, Ristani ka uruar sot partitë për një fushatë të qetë, duke nënvizuar se të gjitha palët duhet të përpiqen për të arritur standardet e zgjedhjeve. “Fushata të mbyllet, ashtu si nisi, me festë”-theksoi Ristani në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Kreu i KQZ uroi gjithashtu që partitë në fund të procesit zgjedhor të mos e kontestojnë atë. Shpresojmë, vijoi kreu i KQZ-së, që me këto zgjedhje, Shqipëria, tashmë një vend anëtar i NATO-s dhe së shpejti edhe kandidat për në BE, t’i japë fund tranzicionit. “Uroj që procesi të jetë i pa kontestueshëm ku të mos përmendet fjala, që zgjedhjet ishin një shans i humbur”-tha më tej kreu i institucionit të administrimit të zgjedhjeve. Ai shtoi se KQZ-ja është e angazhuar për proces të rregullt zgjedhor ndaj kerkoi nga partitë politike që edhe keto te zbatojnë Kodin Zgjedhor gjatë fushatës elektorale.
Dje PS e PD kane celur fushaten e tyre elektorale ne kuader te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit.
Në cdo përfundim të procesit zgjedhor subjekti që humb zgjedhjet akuzon për manipulim rezultati dhe depoziton në KQZ ankesa. Këto vërejtje nuk kalojnë pa u vënë re nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Vitet e fundit, vëzhguesit kanë konstatuar se proceset zgjedhore në Shqipëri kanë patur parregullsi, dhe se duhet punuar shumë për të arritur standartet ndërkombëtare.
Burimi:/BalkanWeb/
Fushata, KQZ: Uroj partitë ta mbyllin siç e hapën, me festë!
Labels: Fushate, KQZ, Parti, Politika, politike, Shqipëria, Sociale, ZgjedhjeWest Side Family & Edi Rama - Cohu
Labels: :), Berisha, doktori, edi, Elektorale, family, fushata, ilir, koklopa, Meta, partia, Politika, PS, Rama, sali, shaka, shuli, side, Sociale, Socialiste, west
Preferoj ta quaj veten te depolitizuar por teksti i kesaj kenge me shpreh pak dhe mua si nje qytetar i frustruar qe jam. Prandaj vendosa qe ta ndaj me ju.
Lëkundje të forta tërmeti në Elbasan, ndjen edhe Tirana
Labels: deme, Elbasan, epiqender, fshat, Sociale, Termet, TiraneTermet ne Tirane. Sapo mu tund laptopi. Ora 22:34. Ufff. Po e updatoj neser epiqendren, amplituden etj..
Update--------------------------------------------------
Pak minuta më parë rrjeti sizmiologjik kombëtar regjistroi lëkundje të forta tërmeti në Elbasan. Sipas burimeve zyrtare, tërmeti e kishte epiqendrën 12 km larg Elbasanit, në fshatin Kuturman.
Lëkundje më të lehta janë ndierë edhe në Tiranë. Instituti sizmiologjik konfirmon se nuk ka raportime për dëme si pasojë e lëkundejeve të tërmetit.
Sipas burimeve të institutit të Sizmiologjikut bëhet e ditur se lëkundjet kanë patur një magnitudë, 3.7 ballë të shkallës rihter. Ndërsa në epiqendër ato janë regjistruar me intesitet 5 ballë.
Gjoks sipas dëshirës për infermieret.
Labels: Çeki, Gjoks, Infermiere, PrageOperacion plastik falas per gjoksin, ne kembim te nje kontrate tre-vjecare pune si infermiere. Ideja ka lindur ne nje klinike private ne Prage te Republikes Ceke, qe ne tre muajt e fundit ka pasur nje bum kerkesash. Kjo eshte menyra e duhur per te shmangur humbjen e personelit, ndersa shume infermiere kane braktisur vendin ne kerkim te pagave me te mira.
Drejtori i klinikes Iscar, Jiri Schweitzer ka shpjeguar se bonusi ofrohet per cdo nfermiere, qe pranon te firmose kontraten. Ato duhet te zgjedhin mes operacionit te gjoksit, ose te buzeve, kofsheve, apo barkut.
Nje operacion ne gjoks ne Prage kushton rreth 2600 euro. Nje tjeter perfitim per infermieret jane pese jave pushime, si dhe mesime te gjermanishtes. Vetem gjate vitit te fundit 1200 infermiere jane larguar nga Cekia per nje pune jashte vendit.
Burimi: /Top-Channel/
Titulli: FunkyFish
Kercenon te hidhet nga ura - I jepet nje dore.
Labels: egoist, Guangzhou, hedh, kercenoi, Kine, krize, shtyj, Sociale, uraNje burre qe kercenonte se do te hidhej nga nje ure kineze afrohet nga nje kalimtar i cili i jep nje dore.... duke e shtyre.
Lai Jiansheng, 66, deklaroi qe ishte ngopur me "aktivitetin egoist" te kercenuesit i cili kishte shkaktuar nje bllokim masiv trafiku ne Guangzhou, ne Kinen jugore.
Chen Fuchao ra nga 8m lartesi ne nje jastek ajri dhe eshte duke marre veten ne spital, njoftohet nga agjensia e lajmeve, Xinhua.
Xinhua shton se Z. Lai u shoqerua ne polici por nuk jane dhene detaje te metejshme.
Drama u shpalos kur z. Chen hipi ne uren Haizhu te Merkuren dhe kercenoi qe te hidhej.
Me teper lexoni ne /BBC/
Trajneri i ri i Kombëtares, një kumarxhi
Labels: albania, Armand Duka, Federata, Football, FSHF, Futboll, Josip Kuze, Kombëtare, Krijime dhe Reflektime, Kuzhe, Pa lidhje, Shqiperi, ShqipëriaPavaresisht sinjalizimit te mediave, kreu i institucionit te futbollit ka zgjedhur ne krye te Kombetares pikerisht njeriun per te cilin nga vendi i tij, Kroacia, vijne fakte tronditese!
E kaluara e teknikut 56 vjeçar eshte mjaft e erret ne lidhje me pasionin e tij per lojerat e fatit. Ne 24 tetor te vitit 2006 gazetari investigativ Berislav Jelinic botonte ne gazeten "Nacional" shkrimin "Bixhozxhiu qe drejton Dinamon e Zagrebit - Josip Kuzhe dora e zeze e miliona eurove." Ne analizen e tij Jelenic zbulon se per shkak te varesise se tij ndaj bixhozit, tekniku Kuzhe u detyrohet miliona mjaft njerezve ne Kroaci: Dinko Pokrovac, aktorja Ankica Dobric, futbollisti Nino Bule, tregtari Ivan Lozushic, manaxheri Sinisha Shosho jane disa nga njerezit qe Josip Kuzhe u ka borxh. Sipas tyre problemet e ketij njeriu me kumarin nuk jane te panjohura, ndersa akuzohet vazhdimisht per moskthim parash. Ne ambjentet e kumarit edhe sot perflitet se Kuzhe humbi ne nje nate te vetme 1,2 milione euro. Kaq kushtonte transferimi i futbollistit Hrgovic nga Dinamo te japonezet e Gamba Osaka qe drejtohej nga tekniku 56 vjeçar. Me tej gazeta "Nacional" shkruan se futbollisti Ivica Brico e hodhi ne gjyq per moskthim te 75 mije eurove ndersa sipas saj ai ka nje borxh prej 750 mije euro ndaj bankes Hipo Alpe Adria. Federata shqiptare e futbollit ka zyrtarizuar emrin e trajnerit ndersa nuk shqetesohet aspak se me Kuzhen ne pankine tashme do te duket gjithçka mjaft dyshuese!
Rikthehet “i harruari” Nano
Labels: Elektorale, Fatos Nano, Majta, Nano, Politika, politike, PS, Shqipëria, Socialiste, ZgjedhjeIsh-kryetari socialist parapërgatitet për të hyrë në skenën aktive politike. Fatos Nano thyen heshtjen politike në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit. Burime nga stafi i afërt i tij bëjnë të ditur se brenda pak ditëve, ish-kryeministri dhe drejtuesi historik i Partisë Socialiste do të bëjë publike qëllimet e tij, të cilat në kontekstin e tanishëm aktualizohen si një apel i mirëfilltë elektoral. Dhe ashtu siç edhe pritet është më se e qartë se adresa e këtij apeli është vetëm një: e majta. E gjendur në një situatë gati kaotike, me përplasje dhe kundërvënie, ajo është tanimë e ndarë thellësisht brenda vetes, madje në një mënyrë komplekse. Nëse mes socialistëve dhe LSI ekziston një rivalitet që nxitet edhe nga keqkuptimet e bartura apo të nxitura është më se evidente se konflikti mes kreut socialist Edi Rama dhe pjesës tjetër të opozitës është i pakapërcyeshëm dhe afishohet si i tillë. Për këtë arsye, opozita është e rreshtuar në një mënyrë paradoksale, teksa ish-kundërshtarët e Ilir Metës në vitin 2005 ndodhen tashmë në një koalicion me të. Ky kalim që mund të cilësohet edhe radikal, thotë shumë për atë se çfarë ka ndodhur në PS, e cila qoftë në kuptim të retorikës së Ramës, qoftë edhe në pikëpamje të transformimit të saj nuk provon të jetë më socialiste. Ky kuadër që ngre pikëpyetje të identitetit dhe e ka bërë skenën politike asimetrike është dera e hapur për Fatos Nanon, i cili pritet të rishfaqet si një shpresë për të Majtët dhe opozitarët, që e ndjejnë veten si të tillë jo përmes shpresës së lidershipit të tyre, por për shkak të qenies së Sai Berishës në pushtet. Burimet bëjnë të ditur se dalja e ish-kryetarit do të jetë një apel për një votë plebishitare kundër qeverisë së tanishme, por edhe kundër Edi Ramës, i cili barazohet kështu në të gjitha cilësitë politike me kreun e shumicës së djathtë. Në një farë mënyre, Nano, i mbetur jashtë listave shpërthyese dhe problematike, pritet që të luajë rolin e aureolës që i mungon LSI dhe koalicionit të saj. Integrimi i tij në skenë përtej synimeve afatgjata ndikon si garanci tek ata socialistë të cilët ndjejnë se një votë jashtë PS është një tradhti politike. Se sa do të ndikojë kjo mbetet ende për t’u parë brenda të Majtës, por jo përtej saj. Në një farë mënyre, Nano, i mbetur jashtë listave shpërthyese dhe problematike, pritet që të luajë rolin e aureolës që i mungon LSI dhe koalicionit të saj. Integrimi i tij në skenë përtej synimeve afatgjata ndikon si garanci tek ata socialistë të cilët ndjejnë se një votë jashtë PS është një tradhti politike.
Lexoni artikullin e plotë: /Gazeta Libertas/
10 minuta - Nga Ahmed Imamovic
Labels: 10, ahmed, festival, imamovic, minuta, pare, Sociale, vendiDuke qene se na ka kapur mania e filmave me metrazh te shkurter, po postojme dhe nje film qe duhet pare pasi ka dale i pari ne Europe ne momentin qe ka konkurruar.
Endrra e dites se fundit
Regjisori Chris Milk publikoi para pak kohesh nje film me metrazh te shkurter 42 sekonda te quajtur Endrra e Dites se Fundit si pjese e Festivalit te Filmit ne Pekin, Kine. Eshte nje film prekes per kohezgjatjen qe ka...
Prokuroria e vërtetë është media!
Labels: Berisha, Funkyfish, Gazeta Shqiptare, Gerdec, Krijime dhe Reflektime, Media, Politika, Prokuroria, Skandal, SocialeMedia shpeshherë ka qënë nismëtarja e hapjes së një çështjeje zyrtare hetimi nga ana e Prokurorisë!
Por le të mos tregohemi naivë duke aluduar se realisht media e vetme dhe për vete ka kaq shumë pushtet, ama as të mos aludojmë se nuk kanë meritat e tyre në zbardhjen e shumë çështjeve. Le të themi se ato që zyrtarisht nuk thuhen për të qënë "polliticaly correct" nga zyra të ndryshme "i vihen në gojë" medias. Mediat me shumë përkushtim e profesionalizëm kanë përcjellë shpeshherë (jo gjithmonë) ndjenjë solidariteti, qytetarie e dëshire për informim e drejtësi. Syhapja që media bën në popullin relativisht të pa ditur por edhe të pafuqishëm e të dërrmuar natyrshëm nuk pëlqehet nga shërbëtorët tanë, nga ata të cilët i kemi emëruar për të na shërbyer e që në fakt nuk e bëjnë, përkundrazi...
Një ndër gazetat më të respektuara në Vënd, e cila funksionon mbi standarte informimi e menaxhimi europian, me eksperiencë nga vendi ynë fqinj (Italia), shpesh ka denoncuar skandale që prekin eksponentët më të lartë të politikës shqiptare.
Shpluhurosja edhe një herë e "Gërdecit" me fakte të reja që tregojnë implikimin e drejpërdrejtë të qeveritarëve dhe familjeve të tyre nuk është pritur aspak mirë dhe është tentuar më së koti ndalimi i shpërndarjes së gazetës.
Një lëvizje totalisht e pamatur kjo që dëmton akoma më tepër në rast se do të kishte thjeshtë heshtje nga Qeveria!
/FunkyFish/
FLOGERTI JU MËSON
Klikoni mbi faqen e fb (në një pikë çfarëdo) e duke vazhduar të mbani shtypur tastin e majtë të mouse-it shtypni në këtë radhë në tastierë:
lart, lart, poshtë, poshtë, majtas, djathtas, majtas, djathtas, B, A, Enter.
Më pas klikoni sërish mbi faqe (kudo) e shikoni çndodh. Enjoy! :-)
PS: E gjeta ne Facebook te njeri me emer interesant dhe mu duk interesante :D
404 Error, ndërtesa nuk gjendet!
Labels: 404 Error, HTTP, Informatika, Internet, Krijime dhe Reflektime, Ndërtesë, Not Found, Nuk u gjet, Pa lidhjeDo t'ju ketë ndodhur të kërkoni një website dhe të keni parë njoftimin : "404 Error" që ju njofton se faqja nuk është gjetur. Por, a ju ka ndodhur ndonjëherë që të kërkoni një ndërtesë e njoftimi që gjeni të jetë ky!? Me të vërtetë që interneti ka revolucionarizuar botën, komunikimet ndërnjerëzore... por që të arrihej deri në këtë pikë!...
EU Lingua - Very Important
Labels: britain, english, EU, Europe, german, Lingua, Pa lidhje, SocialeThe European Commission has just announced an agreement whereby English will be the official language of the European Union rather than German, which was the other possibility.
As part of the negotiations, the British Government conceded that English spelling had some room for improvement and has accepted a 5- year phase-in plan that would become known as 'Euro-English'.
In the first year, 's' will replace the soft 'c'. Sertainly, this will make the sivil servants jump with joy. The hard 'c' will be dropped in favour of 'k'. This should klear up konfusion, and keyboards kan have one less letter. There will be growing publik enthusiasm in the sekond year when the troublesome 'ph' will be replaced with 'f'. This will make words like fotograf 20% shorter.
In the 3rd year, publik akseptanse of the new spelling kan be expekted to reach the stage where more komplikated changes are possible.
Governments will enkourage the removal of double letters which have always ben a deterent to akurate speling.
Also, al wil agre that the horibl mes of the silent 'e' in the languag is disgrasful and it should go away.
By the 4th yer people wil be reseptiv to steps such as replasing 'th' with 'z' and 'w' with 'v'.
During ze fifz yer, ze unesesary 'o' kan be dropd from vords kontaining 'ou' and after ziz fifz yer, ve vil hav a reil sensibl riten styl.
Zer vil be no mor trubl or difikultis and evrivun vil find it ezi tu understand ech oza. Ze drem of a united urop vil finali kum tru.
Und efter ze fifz yer, ve vil al be speking German like zey vunted in ze forst plas.
If zis mad you smil, pleas pas on to oza pepl.
/Ervin Gj./
Kombëtarja - A.C Milan
Pas 6 muajsh, rikthehet ne Tirane Milan, ne nje tjeter perballje miqesore kunder skuadrave shqiptare. Kete here do jete nje 11-she mikse e kuqezinjve qe do te luajne kunder yjeve te Milan. Federata Shqiptare ne moment krize, pa trajner kombetareje dhe me nje sekretar qe jep doreheqjen ne menyre enigmatike, me buje deklaron se Shqiperia do te jete kunder skuadres se Ancelotit. Por e verteta eshte se nuk ka kombetare Shqiperie, por nje grup lojtaresh, te cilet ne menyre spontane dhe sipas preferencave, jane perzgjedhur nga kampionati shqiptar. Per te kompletuar te ashtuquajturen Shqiperi jane thirrur edhe disa protagoniste si Salihi, Hyka dhe Vangjeli. Per nje nga protagonistet kuqezi, Hamdi Salihi, takimi kunder Milan eshte nje plus me teper per karrieren e tij. Milan kete here rikthehet me i kompletuar ne Tirane. Nuk do te mungojne ne Qemal Stafa dyshja e famshme braziliane Kaka, Pato si dhe anglezi Devid Beckham. Ylli anglez i futbollit vjen per here te dyte ne vendin tone, pas vitit 2002 ku ne ate kohe kombetarja angleze luajti kunder Shqiperise. Kete here do jene 3 topat e arte qe do te zbresin ne Qemal Stafa: Ronaldinjo, Kaka dhe Shevcenko.
Deshmia: Shkrimi me dore per Shkelzen Berishen, eshte i Aldo Bumçit
Kur superprocesi "Gerdeci", sapo ka nisur, deshmia e siguruar nga Vizion Plus, e sekretares se ish-ministrit te Drejtesise, Aldo Bumci, hedh drite mbi menyren sesi funksiononte shteti ne funksion te djalit te kryeministrit, Shkelzen Berisha. Anjola Agolli, ne deshmine me shkrim para grupit hetimor, i ka dhene fund edhe enigmes, se i kujt eshte shkrimi me dore ne krye te shkreses se derguar me faks nga Ministria e Drejtesise drejt asaj te Mbrojtjes dhe njeriu qe porosiste pershpejtimin e procedures ne emer te Shkelzen Berishes, eshte vete Aldo Bumci, i cili e ka mohuar gjithmone nje gje te tille.
Dialogu: Pyetje per ju paraqes faksin e Ministrise se Drejtesise, drejtuar zotit Fatmir Mediu me lende: Mendim per nje projekt-vendim, ne te cilin eshte shenimi me shkrim dore "Per z. Shkelzen Berisha". Data e nisjes se ketij faksi eshte data 13 mars 2007 ora 09:19 nga numri i faksit 23 45 60 dhe faksi ka emrin "Ministria e Drejtesise". A kujtoni ta keni nisur ju kete faks dhe nga kush e keni marre kete shkrese e cila eshte e protokolluar? Pergjigje Me kujtohet qe te kene qene numri i paradhomes se ministrit te Drejtesise dhe e kam nisur une. Shenimi i vendosur me shkrim dore tek cepi i majte lart, "per zotin Shkelzen Berisha", eshte shkrimi i ministrit te kohes, Aldo Bumci. Kete faks e kam nisur une per tek Ministria e Mbrotjes. Pyetje Nga e keni marre ju dokumentin qe e keni derguar me faks? Pergjigje Nga drejtoria perkatese, une i'a kam dhene ministrit dhe ai ka vene shenimin dhe me ka dhene udhezimin. Ministri me udhezoi t'ia nisja Ministrise se Mbrojtes me faks shkresen qe kishte vene shenimin "Shkelzen Berisha". Nga Ministria e Mbrojtes me ka marre nje ze femre, e cila me tha se ne Ministrine e Mbrojtjes nuk ka njeri me ate emer dhe une i kam thene se keshtu ma kane dhene faksin per ta nisur dhe une vetem po e nisja. Punonjesja e Ministrise se Mbrotjes me tha se aty kishte nje punonjes tjeter me emrin Shkelzen, por me mbiemer tjeter, ma tha mbiemrin por une nuk e kujtoj. Une i thashe qe nuk kam dijeni me shume, keshtu ma kane thene ta nis sic eshte. Pyetje Ku e keni dorezuar shkresen origjinale me shenimin "per zotin Shkezen Berisha"? Pergjigje Shkresen ma ka dhene ministri dhe mendoj se ia kam kthyer perseri kur i kam futur praktikat e tjera. Nuk di ku mund te jete aktualisht kjo shkrese. Pyetje A njihni ndonje shtetas me emrin Shkelzen Berisha, dhe nese po, ne c' rrethana e keni njohur? Pergjigje Po njoh nje shtetas me emrin Shkelzen Berisha, i cili ka ardhur dy here per te takuar ministrin Aldo Bumci ne zyre. Per sa me siper, deklarimet e mia pasi i lexoj dhe konstatoj se gjenden te shkruajtura drejt, i konfirmoj duke nenshkruar pa verejtje.
Burimi: Vizion+
Bllokimi i 160 studentëve, Ambasaba hungareze hesht!
Labels: Ambasada, Anullim, Hungareze, Itali, Politika, Shqip, Shqiptar, Tiran, Traget, Trieste, VizePrej dy ditësh 160 studentë shqiptarë qëndrojnë të bllokuar në portin e Triestes në Itali. Shkak është bërë anulimi i vizave nga Ambasada Hungareze në Tirane. Pasi u ka dhënë vizat, ambasada në mënyrë absurde ka pezulluar ato në mes të udhëtimit.
TIRANE- Ndonëse jo në mënyrë direkte nëpërmjet një zyrtari, Ambasada Hungareze në Tiranë ka refuzuar të japë një qëndrim zyrtar rreth skandalit me 160 studentët e një Universiteti privat në Tiranë, të cilët pas anulimit në mënyre absurde të vizave nga Ambasada Hungareze kanë dy ditë që qëndrojnë të bllokuar në portin e Triestes, duke mos pasur mundësi as të kthehen në Shqipëri.
Televizioni “News24” është munduar të marrë një qëndrim zyrtar të ambasadës, por një gjë e tillë nuk është bërë e mundur pasi sipas punonjëses në sportel, ambasada e kishte mbyllur veprimtarinë për këtë javë dhe funksionarë të ambasadës ishin në një mbledhje, dhe ndoshta në fillim të javës pasardhëse mund të ketë një qëndrim lidhur me këtë skandal. Punonjësja e sportelit të ambasadës pranoi kërkesën e televizionit “News24” lidhur me pozicionimin e ambasadës për këtë çështje, duke thënë se do t’ia përcjellë konsullit dhe më pas do të jetë ai vetë i cili do të vendosë nëse do ketë një qëndrim apo jo.
160 studentë të një Universiteti privat u nisën dy ditë më parë për një udhëtim 7 ditor në vende të ndryshme që niste nga Sllovenia. Studentët të gjithë të pajisur me viza nga Ambasada Hungareze në Tiranë u nisën me traget drejt Triestes, por në mënyrë të befasishme, në mes të rrugës Ambasada Hungareze njofton palën italiane për anulimin e vizave, të cilat vetë i kishte lëshuar pak ditë më parë. Prej dy ditësh studentët po qëndrojnë në portin e Triestes. Të pa ushqyer dhe të pa larë studentët deri më tani nuk kanë marrë asnjë arsye për bllokimin, ndërsa kanë kërkuar ndihmën e Ambasadës Shqiptar në Itali.
Burimi: BalkanWeb
Piercing. Syze piercing!?...
Labels: Kultura, Pa lidhjePiercing jane nje tradite shume e vjeter, e hasur ne fise tribale afrikane por jo vetem te cilet benin inçizione te ndryshme ne lekure ku instaloheshin materiale zbukuruese te cilat zakonisht jane metalike.
Kjo tradite eshte huazuar dhe e perdorur ne mase relativisht te gjere tashme ne gjithe globin. Zakonisht jane adoleshentet e te rinjte ata qe preferojne te bejne çpime te ketij lloji ne pjese te ndryshme te trupit vetem per efekt egzibicionizmi, e qe me kalimin e kohes jane bere pjese e nje subkulture ku masa njerezish identifikohen me sasine, cilesine, shumellojshmerine dhe kombinimin e piercing-eve si nje rryme dhe menyre te te qenit.
Por nqs egzibicionizmi dhe praktika arrijne ne nje pike takimi!?...
Homoseksualiteti si periudhe...kalimtare!?...
Ka nga ata qe mendojne se te qenit homoseksual eshte thjesht nje periudhe kalimtare.
I te njejtit mendim duket te jete edhe ky i moshuar i cili me ane te nje kartele shpreh "dyshimin" e tij se ndoshta te qenit gay per 82 vjete e 9 muaj eshte thjeshte nje periudhe kalimtare ne jeten e tij. Xhaja me sa duket e paska ndare mendjen dhe e ka vendosur te rroje 500 vjete.
Jete te gjate xhaje! :D
Aksidenti me i çuditshem me makine!!!
Labels: Pa lidhjeShikoni me vemendje kete video...
Video nuk eshte e montuar, madje eshte nga nje burim shume i besueshem, CNN.
Kine, e dashura i keput penisin gjate seksit oral ne makine!
Ka ndodhur ne Kine ku nje sekretare dhe bossi i saj po benin sex oral ne ne makinen e tyre ne vend-parkimin Singapore Park!
Sipas China Press tridhjete vjecarja ishte ne makine bashke me te dashurin e saj duke bere sex oral kur nje makine i ka goditur dhe ajo i ka kafshuar penisin te dashurit.
Sikur te mos mjaftonte me kaq ngjarjen e ka pare edhe nje detektiv privat i punesuar nga burri i gruas se perfshire ne incident per ta survejuar ate, i cili ka pare gjithe ngjarjen. Ai tregon se ata ishin me makinen e parkuar duke bere seks kur nje makine i godet nga pas dhe gruaja me gojen plot gjak bertiste. Detektivi thirri ambulancen e cila shoqeroi ne spital te aksidentuarin te cilin e shoqeroi edhe e dashura e tij bashke me copen e penisit te kafshuar e keputur prej saj...
Burimi: Metro.co.uk
Java e Kimenase Kubane
Larita, eshte nje fqinje e Ernest Hemingway ne Havana ne vitin 1956, nje vajze e re e thjeshte dhe plot dinjitet qe perpiqet te mbaroje shkollen e mesme dhe te hyje ne universitet.
Pasi i ka rene ne duar libri “Plaku dhe Deti” ajo ngre ne vetvete nje paralelizem ndermjet jetes se saj dhe historise se peshkatarit plak.
Ky eshte subjekti i filmit “Pershendetje Hemingway”, qe celi javen e filmit kubanez ne kryeqytet, ne kuader te 50-vjetorit te Institutit te Arteve dhe Industrise Kinematografike.
Java e filmit kuabanez qe u cel mbremjen e se martes, ne Tirane zhvillohet si bashkepunim i shoqates se miqesise shqiptaro – kubanese. Ne ditet ne vazhdim pritet te shfaqen filmat “Frensy Chokalate”, “El Benny”, “E Embla Havana”, per te perfunduar me 9 maj.
Burimi: Top Channel
Policia 250 mijë euro, kush njofton për vrasësit e deputetit
Labels: ak47, deputeti, euro, fatmir, fier, informator, kallashnikov, mij, policia, Politika, rroskovec, shperblim, Sociale, vritet, xhindiTIRANE- Policia e Shtetit vë në dispozicion të zbulimit të atentatorit të vrasjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi një shpërblim prej 250 mijë eurove. Policia informon se shuma 250 mijë euro do ti jepet personit i cili do të japë informacion mbi te dyshuarit si autorë te vrasjes së ndodhur mbrëmë rreth 21.10 minuta në Roskovec të Fierit.
Policia garanton se informatorit do t'i ruhet anonimati. Ndaj kush do qe mund te kete dijeni per atentatoret mund te ofrojne te dhena rreth vrasjes ne numrat e telefonit 0694103251 dhe 0694107507.
Nga ekzaminimet e fundit të provave mësohet se autori ka qëlluar deputetin me kallashnikov në një largësi prej dy metrash. Sipas burimeve nga policia deputeti mund të ketë qenë duke hapur portën e banesës kur është qëlluar pas shpine me automatik kallashnikov.
Ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar se deputeti socialit ka gjetur vdekjen nga 6 plumba kallashnikovi, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja plumbash automatiku.
Policia bën të ditur se janë 9 të shoqëruar, si persona të cilët kanë qenë me deputetin socialist, apo e kanë takuar atë, gjatë orëve të pasdites së të shtunës, para se të ndodhte atentati.
Bllokohen 11 turistë në kanionet e Osumit
Labels: albania, Kanionet, Osum, Pa lidhje, Rafting, Shqiperi, Shqipëria, Skrapar, Tourism, turizemNjë grup turistësh kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Osumit pas rreshjeve të papritura që ranë në këtë zonë. Mësohet se turistët janë gjermanë dhe shqiptarë , ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe ka filluar punën për evakuimin e tyre me litar. Bëhet e ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë edhe pse kanë qëndruar të bllokuar për rreth dy orë.
SKRAPAR- Rreshjet e nisura papritur rreth dy orë më parë kanë rrezikuar jetën e 11 turistëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Osumit në Skrapar. Mesohet se turistët janë shqiptarë dhe gjermanë dhe kanë vendosur të vizitojnë kanionet duke përdorur mjetet e tyre personale. Pasi janë ndodhur në vështirësi, turistët kanë njoftuar menjëherë policinë e cila është nisur drejt vendngjarjes për tu ardhur në ndihmë. Ndërkohë mësohet se tashmë ka filluar evakuimi i i turistëve duke përdorur litarë ndërsa gjendja e tyre paraqitet e mirë. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se me turistëve nuk ka të lënduar dhe po vazhdon evakuimi pa asnjë problem. Kanionet e Osumit janë shndërruar në një pikë të rëndsishme turistike, por nuk dihet ende nëse personat ishin të shoqëruar nga ndonjë udhërrëfyës i specializuar apo jo. /BalkanWeb/
Antisemitizmi ne Rajhun e Katert
Labels: Krijime dhe Reflektime
Ditën e mbrapshtë të arrestimit të njërit prej ish-profesorëve të mi të Fakultetit të Mjekësisë brenda në mjediset e klinikës së urologjisë, unë u binda përfundimisht, dhe ndoshta me pak vonesë, se çështja nuk ishte aq e thjeshtë sa dukej në fillimet e kësaj historie. Duke perceptuar vazhdimisht realitetin në mënyrë të cunguar, kisha humbur aftësinë për të besuar se jo çdo gjë që thuhet, e ka një pasojë të drejtpërdrejtë. Po perceptonim një mjedis sipas modelit të Fernando Pessoa, i cili shkruan ‘Ajo çka shikojmë, nuk është pikërisht çka shikojmë, por ajo çka jemi’1. Ne shikonim dhe dëgjonim fjalë dhe shpifje të pafundme të cilat shkruheshin e zeza mbi të bardhë; pastaj e zeza erdhi dhe u materializua tek thënia e politikëbërësit se ‘Mjekët kanë nxirë bluzën e bardhë’; dhe historia si karusel u rikthye në pikën e nisjes.
Padrejtësisë sociale që është kthyer në modë në Shqipërinë e sotme do t’i duhet medoemos një kolektor shkarkimi. Kjo padrejtësi është një gjiriz dhe llagëm monstruoz; ajo nuk ka nevojë vetëm për fjalën për t’u shkarkuar, asaj i duhet edhe veprimi. Veprimi duhet legjitimuar, dhe legjitimimi nënkupton një përpunim metikuloz dhe të përsëritur të opinionit publik. Ky përpunim duhet bërë sipas një kadence jo të rregullt; përndryshe opinioni publik shqiptar – edhe kësisoj boll i çartur – rrezikon të adaptohet dhe të humbasë ndjeshmërinë. Përpunimit i duhet një mjet dhe mjeti quhet mass-media; ka një gazetë dhe një televizion, ndërsa radioja nënkuptohet. Politikëbërësi flet për ‘hanxharë të medias’ dhe iu referohet të tjerave probleme; në fakt këto hanxharë kanë kohë që dhunojnë njerëz dhe persona që deri para pak kohësh, besonin se mund të ndreqnin diçka nga rrënoja njerëzore e sotme, të cilën e maskojnë idealisht pirgjet gjigande të betonit të cilin konstruktorët e shesin si elizirin e mpiksur të mirëqenies boshe.
Per te lexuar artikullin e plote shkarkojeni KETU.
Gentian Vyshka
Tirane 2008
PROVINCA NË KATËR DIMENSIONE
Rikthimi në identitet i kinematografisë shqiptare duket se ka qenë një proces i vështirë; por shkollës së Anagnostit dhe Gjikës në fakt po iu qasen emra të cilët shumë shpejt do të meritojnë të vihen në një radhë me mjeshtrat e tyre. Pas ‘Kohës së kometës’; ‘Ne dhe Leninit’, ishte një surprizë mjaft e këndshme edhe prezantimi i ‘Kronikës provinciale’. Shikimi i një vepre arti, në rastin kur shija e lënë ka qenë e mirë, dhe ndjesia e gjatë, të kujton thënien e Hygoit tek ‘Njeriu që qesh’: “il faut honorer l'art”. Me shumë gjasë kjo shije dhe ky optimizëm që rrezatonte filmi i Minarollit, duhet të ketë qenë edhe artifici që mashtroi një masë të gjerë të gazetarëve të kulturës, të cilët në shkrimet e tyre gati-gati e konsideruan apo e klasifikuan filmin si humoristik. Një formë e re komedie, e cila duhet të na bënte të qeshnim me provincën e prapambetur shqiptare.
Ky iluzion i parë, që kishim patur të bënim me një komedi; kjo agnozi dhe negacion kategorik i dramës që qëndron pas filmit dhe provincës, më çoi ndërmend “Historinë e një ushtari” të Stravinskit, ‘manifestin surrealist të kompozitorit – siç e emërton Theodor Adorno tek ‘Minima Moralia’ – shpërthimet konvulsive-ëndërrimtare të të cilit e pajisën muzikën me diçka prej të vërtetës negative’. Dhe, vazhdon Adorno, “...parakusht për këtë pjesë muzikore ishte varfëria”.