Fundi i Botes!!!
Femija mrekulli me vargjet e Kuranit ne trup!!!
Ato duken si nishane te medhenj ngjyre roze, ndersa mjeket nuk dine ta shpjegojne se cfare ndodh. Perpara se te duken shkrimet, foshnja ka temperature qe i shkon deri ne 40 grade.
Kosovë – Zgjedhjet Vendore 2009
FUNKY FISH do t’ju informojë gjatë ditës së zgjedhjeve si dhe pas saj, me lajme e informacione të ndryshme si dhe rezultate paraprake e përfundimtare. (Ju faleminderit që zgjidhni FUNKY FISH për informimin tuaj, falë jush jemi ndër zërat më të fuqishëm në Web mbi pasqyrimin e këtyre zgjedhjeve pas BBC dhe VOA )
______________________________________________________________
`Shkunde Votën`
______________________________________________________________
Fitojnë:
Prishtinë - LDK
Deçan - AAK
Ferizaj - PDK
Mamushë – KDTP
Gjakovë – AAK
Malishevë – PDK
Podujevë - LDK
Graçanicë – SLS
Drenas – PDK
Skënderaj – PDK
Fushë Kosovë – LDK
Kaçanik – PDK
Shtime - PDK
(Në Kllokot pasi ka pasur vetëm një kandidat vlerësohet që nuk mund të këtë balotazh)
Burimi: “Demokracia në Veprim”
Përditësim, 16/11/09 ora 18:45
______________________________________________________________
Balotazhet:
Ferizaj: Bajrush Xhemajli ( PDK – 45 %) në balotazh me Naim Feratin (AKR);
Gjilan: Qemajl Mustafa (PDK) balotazh me Fatmir Rexhepin (LDK);
Prizren: Ramadan Muja (PDK) balotazh me Hanefi Muharremin (LDK);
Gjakovë: Pal Lekaj (AAK) balotazh me Mimoza Kusarin (AKR-LDD);
Suharekë: Blerim Kuçi (AAK – 35.59 %) balotazh me Ramë Vatën (PDK-31,80) ose me Sali Asllanin (LDK 31.30 %);
Viti: Sokol Haliti (LDD-AKR) në balotazh me Nexhmedin Arifin (PDK);
Kaçanik: Xhabir Zharku (PDK 48,39) në balotazh me Tahir Çakën (AAK -26,95);
Kamenice: Begzad Sinani (PDK) në balotazh me Shaip Surdullin (LDK);
Sharr: Salim Jenuzi (PDK) në balotazh me Halim Shemsidinin (LDK);
Klinë: Sokol Bashota (PDK) në balotazh me Enver Gashin (AAK);
Hani i Elezit: Rufki Suma (i pavarur) në balotazh me Mehmet Ballazhin (PDK);
Istog: Fadil Ferati (LDK- 48 %) në balotazh me Naim Imerajn (AAK);
Novobërdë: Bajrush Ymeri (LDK) në balotazh me Radomir Deniqin (SLS).
Përditësim, 16/11/09 ora 18:25
______________________________________________________________
Prishtinë, 16 nëntor – Në një konferencë për media, përfaqësuesi i Koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka prezantuar rezultatet paraprake të votimit të djeshëm për kryetarë dhe këshilltarë në 12 komuna të Kosovës. Sipas rezultateve të bëra publike sot, del se Isa Mustafa është zgjedhur kryetar i Komunës së Prishtinës që në rrethin e parë me 57,79 për qind të votave, kurse ndiqet nga konkurrentët e tij – Vegim Gashi i AKR-LDD me 21.03 për qind, Astrit Salihu i PDK-së me 11.53 për qind, dhe Besnik Tahiri i AAK-së me 6.94 për qind të votave.
Por zgjedhësit ndryshe kanë votuar për këshilltarë të kuvendit të kësaj komune: për LDK-në 49,94%, AKR-në 15.66%, PDK-në 14.91%, AAK-në 8.41%, LDD-në 4.62%.
Në Prizren elektorati i ka besuar Ramadan Mujës së PDK-së 33.01% të votave për kryetar, kurse Hanefi Muharremit të LDK-s 29.88%, ndërkaq për këshilltarë të PDK-së janë përcaktuar 29.92 për qind e votuesve, për ata të LDK-së 28.16% dhe për të LDD-së 6.72%.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Avni Kastrati, sipas “Demokracisë në Veprim”, ia kanë besuar votën 39.29 për qind e zgjedhësve, Nexhmedin Spahiut të AKR-LDD-së 25.95%, kurse kandidati i LDK-së, Mursel Ibrahimi ka marrë 18.85 të votave.
Raporti i votave për këshilltarë të kuvendit të komunës në Mitrovicë duket kështu: PDK 36.04%,LDK 22.01%,AKR 16.75% dhe AAK 12.57%.
Në Deçan kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka fituar 64.35% të elektoratit deçanas, kurse kundërkandidati i tij i LDK-së, Mehmet Bojkaj ka fituar 26.61% të votave, ndërkaq për kuvendin komunal AAK-ja ka fituar 63.06% të votave dhe LDK-ja 22.87%. LDD-ja në këtë komunë ka fituar 7.87% të votave.
Sali Bashota, kryetari i deritashëm i Klinës, që vjen nga radhët e PDK-së, është konfirmuar edhe për një mandat nga 39.45% e votuesve, kurse Enver Gashi i AAK-së ka marrë 31.60%, ndërsa për kuvendin komunal ky raport duket kështu: PDK 39.76%, AAK 30.03% dhe LDK 20.92%.
Edhe në Rahovec kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, Qazim Qeska, ka fituar 33.50%, ai LDK-së Ibrahim Elshani 23.12%. Këshillatrët nga radhët e PDK-së këtu kanë marrë 34.79% të votave, ata të LDK-së 22.12, të AAK-së 19.41% dhe të LDD-AKR 13.77%.
Në Gjakovë Pal Lekaj i AAK-së del fitues për kryetar të kësaj komune me 50.84% të votave të elektoratit, kurse ndiqet nga Mimoza Kusari i LDD-AKR me 41.10%, LDK-ja me kandidatin Fehmi Vula ka marrë vetëm 5.11% të votave. Por, ndërsa AAK-ja për kuvendin komunal ka fituar 28.15% të votave të zgjedhësve, AKR-ja ka marrë 19.45% të tyre, LDK-ja 12.83% dhe PDK 7.54% e LDD 7.51%. Në Gjakovë ORA ka fituar 5.62% të votave.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka marrë më së shumti vota – 37.34%, rivali i tij kryesor – Fatmir Rexhepi i LDK-së 29.33 dhe kandidatët e dy partive të tjera – AAK-së 13.92% dhe ai i LDD-AKR-së 7.37 % të votave të zgjedhësve. Por të tjera përqindje votash dalin nga përcaktimi i zgjedhësve për këshilltarë të kuvendit – PDK 35.14%, LDK 25.09%, AAK 13.07%, LDD 10.94% dhe AKR 10.55%.
Në Pejë Ali Berisha i AAK-së, kandidat për kryetar të komunës, ka marrë 41.14% të votave, kurse Ilmi Berisha i AKR-LDD 14.55%. Kandidatët e partive të tjera sillen – i PDK-së 14.335, i LDK-së 13.97% dhe ORA 11.55%. Për kuvendin komunal zgjedhësit ua kanë besuar 34.17% të votave këshilltarëve nga radhët e AAK-së, 16.89% atyre të LDK-së, 14.55% PDK-së , 10.27% LDD, ORA 9.92% dhe AKR 5.36%.
Në Mamushë, kandidati për kryetar i KDTP-së, Arif Bytyq ka marrë 72.36% të votave të zgjedhësve, kurse kundërkandidati i tij nga radhët e LDD-AKR, Mehmet Mazrek 22.46%. Për kuvendin e komunës KDTP ka fituar 74.61 për qind të votave, kurse AKR-ja 15.80% dhe PDK-ja 9.59%.
Fitorja e kandidatit të PDK-së për kryetar të Ferizajt, Bajrush Xhemajlit duket të jetë bindëse, meqë sipas “Demokracia në veprim” ka marrë 51.56% të votave, ndërkaq kundërkandidati i tij nga radhët e LDD-së, Milazim Haliti 15,64%, dhe ai i AKR-së, Naim Ferati 16.07%, ndërkaq Faik Grainca ka marrë 11.25% të votave. Për kuvendin komunal nuk ka pasur të dhëna.
Edhe në Obiliq, sipas të dhënave paraprake të “Demokracisë në veprim” kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, Haki Mjekiqi ka marrë më së shumti vota – 32.40%, dhe ai ndiqet nga kandidati i AAK-së, Enver Gashi me 28.93%, e pastaj vjen kandidati i LDK-së Mehmet Krasniqi me 20.84% të votave. Ndërkaq për këshilltarë të kuvendit të komunës nga radhët e LDK-së kanë votuar 36.73% e zgjedhësve, për ata të AAK-së 23.87% dhe për këshilltarë nga radhët e PDK-së 21.73%.
Përditësim, 16/11/09 ora 16:30
______________________________________________________________
Tabela në përqindje e pjesmarrjes së qytetarëve në votime në nivel të komunave dhe të vendit
Përditësim, 16/11/09 ora 16:15
______________________________________________________________
- Incident në Skënderaj. Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDD-së është sulmuar fizikisht ku nuk kanë munguar edhe goditjet me grushta. Këtë lajm e konfirmojnë edhe forcat e policisë.
Përditësim, 15/11/09 ora 14:50
______________________________________________________________
- Nga KQZ, kryetarja Lushta, njofton se përqindja e qytetarëve pjesëmarrës në rang vëndi në këto votime deri në orën 11:30 është rreth 15%; një shifër e kënaqshme kjo po të mendohet se ka ngelur ende shumë kohë nga mbyllja e procesit. Ndër të tjera kjo shifër është më e lartë e krahasuar edhe me zgjedhjet e vitit 2007.
(Lajm më vete është edhe mosfunksionimi i web-faqes së KQZ gjatë gjithë ditës së sotme. Urojmë që kjo të mos jetë keqdashje nga hackers apo persona të tjerë të interesuar për të cënuar qoftë edhe sadopak procesin shumë të rëndësishëm zgjedhor.)
Përditësim, 15/11/09 ora 14:30
______________________________________________________________
- Mitrovicë, vazhdon rregullisht votimi në qytetin verior Kosovar. Nuk janë shënuar parregullsi të mëdha. Pjesëmarrja është e kënaqshme.
Në konferencat për shtyp të LDK dhe AAK në këtë qytet vazhdojnë akuzat përkundrejt PDK-së; raste të kërcënimeve të militantëve të kësaj partie në drejtim të votuesëve për të mos votuar LDK-në. Gjithsesi këto raste mbeten ende për t’u verifikuar.
Fakt është që koalicioni qeverisës PDK – LDK duket se po pëson përçarje duke u bazuar në akuzat e ndërsjella.
Përditësim, 15/11/09 ora 13:20______________________________________________________________
- LDK dhe AAK kanë mbajtur konferencat e tyre për shtyp në Prizren. Në fshatin Billush (Prizren) ka pasur ankesa si nga LDK po ashtu edhe nga AAK ku fletë votimi janë lëvizur nga dhoma e vëndvotimit në korridore. Ka patur kërcënime të ndërsjella nga eksponentë të ndryshëm partish.
Në Novaka është bojkotuar votimi ku nuk është lejuar hapja e qëndrës së votimit.
Në Suharekë kandidati i AAK, Blerim Kuçi, ka votuar pa dokument identifikimi, lajm ky që bëhet i ditur nga Skënder Çela.
Përditësim, 15/11/09 ora 13:00
______________________________________________________________
- Shënohen parregullsi në Lipjan ku kandidati i PDK për kryetar të Komunës , Shukri Bule viziton qëndrat e votimit duke u futur brënda në to e bën thirrje votuesëve të votojnë PDK. Partia “LDK” e quan këtë presion nga ana e “PDK”. Ndërkohë raportohen parregullsi në Malishevë ku janë vërejtur votime familjare. Në fshatin Novosellë, të Gjakovës, ka patur gjithashtu parregullsi.
Ambasadori Amerikan, Dell, bën thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe në votime e ku nuk ngurron të krahasojë Graçanicën, me prani relativisht të madhe të komunitetit serb ku ka patur një pjesëmarrje më masive se vetë në Prishtinë.
Pritet që pasdreke të ketë rritje të qytetarëve që do të marrin pjesë në votim.
Përditësim, 15/11/09 ora 12:15
______________________________________________________________
- Voton Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu i cili vlerëson rëndësinë e këtyre zgjedhjeve e bën ftesë për pjesëmarrje sa më të gjerë.
Përditësim, 15/11/09 ora 11:11
______________________________________________________________
- Votimi vazhdon normalisht dhe i qetë në qëndrat e hapura; nuk bëhet me dije se ç’ndodh me qëndrat e tjera të pahapura drejtë të cilave janë dërguar punonjës të KQZ si dhe përforcime policore.
Problemi më i madh për momentin mbetet mosgjetja e emrave të votuesve në qëndrat që ata kanë votuar në vitin 2007, këtyre votuesëve iu është mundësuar votimi me kosh.
LDK ka raportuar edhe tre raste të tjera problematike, të cilat mbeten për t’u verifikuar.Përditësim, 15/11/09 ora 10:50______________________________________________________________
- Nga komuna e Gjilanit, Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor pohon se në një prej qëndrave të votimit procesi nuk ka filluar për një arsye absurde: Vëndi i paracaktuar për mbajtjen e votimit në fshatin Budrig është një objekt privat e në bazë të një kontrate me pronarin e këtij objekti aty duhej të mbahej procesi i votimit – por në momentet e fundit pronari i objektit ka prishur kontratën me KQZ shkak ky për vonimin e fillimit të procesit! Punohet për të gjetur një lokal tjetër ku të mund të kryhet procesi!Përditësim, 15/11/09 ora 09:35______________________________________________________________- Kryetarja e KQZ, znj. Nesrin Lushta, pyetjeve të gazetarëve se përse nuk janë hapur qëndrat e votimit, të cilat gjenden kryesisht në veri të vëndit ku jeton edhe komuniteti serb i përgjigjet: “98,48% e qëndrave janë hapur, në ato vënd-votime të pahapura do të dërgohen forca policore për të mbikqyrur dhe të mundësojë mbarëvajtjen e procesit”Përditësim, 15/11/09 ora 09:20______________________________________________________________
- Ka filluar në orën 07:00 procesi i votimit në mbarë Kosovën. Raportohet për disa vënd-votime të pahapura, por shumica dërrmuese e tyre ka filluar normalisht procesi i votimit.
Partia LDK ka deri në këto momente pretendime për dy raste parregullsie.
Ambasadori Amerikan mësohet se ndodhet në Graçanicë për të ndjekur procesin e votimit.
Nuk raportohen incidente.
Përditësim, 15/11/09 ora 09:13
______________________________________________________________
Kosova, shteti më i ri në Ballkan, më datë 15 nëntor 2009 do të zhvillojë zgjedhjet e para lokale të lira pas shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.Këto zgjedhje, shumë delikate për Republikën e Kosovës priten të jenë një tregues i rëndësishëm për vazhdimësinë demokratike të shtetit të ri. Me shumë vëmëndje, përpos kërkesës legjitime të një qeverisjeje komuale më të begatë dhe europiane nga qytetarët e Kosovës, ka edhe një vëmëndje shumë të madhe nga faktori ndërkombëtar – i cili ka qënë e vazhdon të jetë ndihmues, mbikqyrës e udhërrëfyes për mbarëvajtjen e këtij shteti të ri dhe ende të brishtë.13/11/09Përditësim, 15/11/09 ora 19:20
Kosovë, përfundon orari zyrtar i votimeve
Është mbyllur procesi i votimit në Kosovë në orën 19:00 sic ishte parashikuar. Komisioni Qendror Zgjedhor ka dhënë urdhër që të lejohen të votojnë vetëm ata zgjedhës që kanë qenë në radhë duke pritur në disa qendra votimi.
Procesi është mbyllur pa incidente dhe ka qenë krejtësisht i qetë, ndërsa pjesëmarrja konstatohet e ulët, madje më e ulëta që pas luftës në Kosovë.
Lajmi më pozitiv në këto zgjedhje, është se disa serbë kanë dalë në votime dhe kanë shpërfillur urdhërin e Beogradit për të mos votuar.
Sidoqoftë serbët kanë votuar në disa zona në brendësi të Kosovës, ndërsa në Mitrovicë, në rajonin ku jeton dhe shumica e serbëve, duket se shumica ka bojkotuar procesin.
Ndërkohë raportohen disa incidente të vogla. Kështu 6 persona janë arrestuar në Mitrovicë, të akuzuar se kanë penguar procesin zgjedhor në disa qendra votimi.
Këtyre personave u janë konfiskuar armatime dhe pajisje të tjera. Gjithsesi zërat për parregullsi janë hedhur poshtë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht se partitë kanë akuzuar njëra tjetrën dhe kanë patur ankesa.
KQZ ka njoftuar se ankesat duhet ti drejtohen vetëm këtij organi dhe ato do shqyrtohen të gjitha para se të jepet dhe rezultati perfundimtar i zgjedhjeve.
Laptop Burka vetem per 35 USD!!!
Labels: burka, burqa, craigs, djell, ekran, fiks, kapele, Krijime dhe Reflektime, Kultura, laptop, licensim, list, numer, patentim, refleks, SocialeNuk ju kane bere syte, kjo Laptop Burka fantastike mund te behet e juaja vetem per 35$

Burka: rrobe e veshur nga disa gra muslimane ne publik (kryesisht Afghanistan).
Forma "klasike" e te njoftuarit ne Craig's List:
Udhetoni lirshem me laptopin tuaj pa e vrare mendjen per reflektimin bezdises te djellit apo drites se padeshiruar. Mos u lodhni me flitrat anti-refleks qe nuk funksionojne. Ndaloni dhe kuriozet qe nuk shohin dot punet e tyre nderkohe qe ju jeni duke punuar ne ekran. Shijoni perdorimin e laptopit tuaj nderkohe qe jeni ne aeroport, avjon, duke punuar, ne plazh, ne pishine apo ne shtepi, duke pare nje film! Laptop Burka shkon fiks me c'do kapele. Eshte pende e lehte dhe eshte e kollajshme ta marresh ne udhetim. Parashikuesit e trendeve deklarojne se Laptop Burka eshte bileta e nxehte e tregut sot! Bejeni tuajen sot. Pritet patentimi ndersa licensimi eshte i mundshem. Kontaktoni Markun....
E vertete apo jo, 1+ per origjinalitetin rrenqethes!!!
Dritan Dajti dhe Ledion Mara, VIP-a ne FaceBook
Qe jemi popull i cuditshem, e dinim. Dhe qe jemi pa ndergjegjie qytetare e dinim... Por qe te arrijme ne pikat e meposhtme, eshte nje risi e cila do analizuar pasi eshte e frikshme!!!
Historia eshte e njohur dhe per ata qe nuk e dijne, po e permbledhim ne pak rreshta. Dritan Dajti, i akuzuar per vrasje, arratiset nga gjykata dhe pas disa vitesh, pak dite me pare dmth, ne nje operacion ndaj kapjes se tij arrin te vrase 4 police dhe gabimisht vret edhe nje prej bashkepunetoreve te vete, Ledion Maren...
Goditet makinen?
Goditet makinen dhe nuk keni lek ta rregulloni? Duket shemtuar dhe ju vjen zor te qarkulloni ne rruge? Ja nje zgjidhje origjinale!!!
Per ata qe martohen se shpejti...
Kjo eshte nje nga videot me te famshme ne Youtube por qe shume ndoshta nuk e kane pare. Ju uroj ta shijoni dhe te mesoni ndonje gje... :D
“Lufte” ne Facebook per Dritan Dajtin
Labels: channel, dajti, dritan, ledjon, mara, masaker, polic, police, Shqiperi, shtet, Sociale, Tirane, top, VrarëPas betejes per kapjen e Dritan Dajtit qe u mbyll me kater police te ekzekutuar dhe 23 vjecarin Ledion Mara te vrare, nje tjeter beteje por kesaj radhe jo me plumba, por kercenime dhe fjale po zhvillohet ne Facebook.
50 shqiptarët më të famshëm në botë
Shqiptarët që janë bërë të njohur në botë nga Kadareja deri te Kledi Kadiu.
Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri. Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.
Bajame dhe Cigare
Labels: bajame, Bllok, cigare, enver, femije, hoxha, kafe, Krijime dhe Reflektime, ndrydhur, parazitizem, prinder, Shqiperi, Sociale, vilaTë gjitha pjesëzat e mëposhtme mu kujtuan vetëm një pasdite si një film i vetëm që filloi nga mendja dhe vijoi në kraharor për tu ngjitur sërish lart dhe për të më bllokuar veshët dhe fytin nga një mozaik ndjenjash që dukeshin sikur ishin hija e pandarë e “filmit” që po shihja vetëm unë.
Fotografia e pare ne Internet
Fotografia e pare ne Internet
Ne vitin 1992, pas shfaqjes te CERN Hardronic Festival, kolegu im Tim Berners-Lee me kerkoi disa fotografi te skanuara te grupit "the Cern girls" qe ti publikoja ne ndonje forme informacioni ne sistemin qe sapo kishim shpikur dhe qe e quanim World Wide Web. Kisha vetem nje ide te mjegullt te kerkeses se tij por sidoqofte, skanova disa foto ne Mac-un tim dhe ja nisa Timit me FTP ne adresen e tij tashme te famshme "info.cern.ch". Ku ta dija qe po kaloja nje gure kilometrazhi te historise, pasi fotoja e mesiperme eshte fotografia e pare qe do te klikohej ndonjehere ne nje shfletues interneti.
Silvano de Gennaro
Marre nga: "Photos That Changed The World"
PS: Dhe une qe mendoja se fotoja e pare do te ket qene pa diskutim Porn :D
Eau de iPod - Nga Justin Timberlake
Labels: arome, elektronik, emulator, givenchy, justin, kolonje, Kultura, Pa lidhje, parfum, play, Sociale, timberlakeJustin Timberlake me kolonjen "Play" per Givenchy perpiqet te emuloje pajisjet elektronike me butonat Play / Rewind /Forward, por gjithcka eshte nje iluzion. Nuk do te mundeni kurre te ktheni pas kohen me me pak arome dhe me pak te deshperueshme qe po jetonit perpara se te blinit dicka te tille. :P
Zyrtarisht informacionin e gjeni te /Givenchy/.
'Capitalism: A Love Story'
Filmi i ri i Michael Moore mbi krizen ekonomike boterore.
http://www.michaelmoore.com/
Nga Univers ne Multivers!!! Jeni gati?
Venue dhe Tropikal ne Durres tallin bythen me Shqipetaret!!!
Labels: bileta, durres, fishkellima, Kultura, mashtrim, Pa lidhje, pink, pink tropikal durres, tropikal, venue, zhgenjimKa qene zhgenjyese dhe njekohesisht e turpshme, shfaqja qe mbremjen e se shtunes dhe oret e para te se dieles, eshte ofruar ne ambientet e nje kompleksi veror ne Durres dhe organizuar nga “Venue”. Ne nje kohe kur te gjithe kishin paguar dhe prisnin qe ne skene te ngjitej diva amerikane e muzikes, Pink, kane pare mbi banakun e improvizuar ne skene, nje bionde qesharake e prezantuar gjithashtu nga nje pseudokitarist.
Hajduti i Bicikletave
Labels: bicikletave, femij, Flamur, hajduti, helmet, kafke, maune, Pa lidhje, rrufe, shtyp, Sociale, vdes., vjedh[caption id="" align="aligncenter" width="375" caption="http://www.flickr.com/photos/deryid/3835365190/"][/caption]
Kombet e Bashkuara tronditen me vdekjen e emigranteve
Agjensia e Refugjateve te Kombeve te Bashkuara ka shprehur tronditjen e saj perpara raportimit qe anije te tjera kaluan prane gomones me refugjate momentin qe po mbytej.
75 emigrante nga Afrika vdiqen gjate udhetimit ne nje gomone te mbipopulluar midis Libise dhe Italise. Mendohet se shume kane vdekur nga uria dhe etja perpara se te mbytej varka. 5 Eritreas i mbijetuan udhetimit dhe deklaruan qe asnje nuk u ofroi ndihme.
Kombet e Bashkuara thane se anijet e tjera duke mos ndaluar per te dhene ndihme tregojne nje shkelje te tradites marinare.
Ne fillim te ketij viti, Italia dhe Libia filluan te bejne patrullim te perbashket ne Mesdhe per te penguar kalimin e emigranteve ilegale.
Roja bregdetare Italiane shpetoi 5 te mbijetuarit nga varka 12 metra e gjate, e cila po lundronte ne ujrat Italiane midis Maltes dhe ishullit te vogel te Lampeduzes.
Te peste - nje grua, nje femije dhe tre burra - i treguan shpetuesve qe ishin nisur nga brigjet e Libise rreth 3 jave me pare por u kishte mbaruar ushqimi, uji dhe karburanti.
Ata treguan gjithashtu qe shume prej tyre vdiqen per shkak se filluan te pinin uje deti dhe me pas trupat e tyre u hodhen ne det.
Per me teper lexoni artikullin e plote te /BBC/.
"Summer Bitch Festival"
Nuk eshte "beach" por "bitch"! Po, po, ja qe ekzistojne edhe festivale te tilla!!!
Viktimat civile ne Irak nga 2003 e deri me sot.
Pothuajse c'do dite degjojme per bomba ne Irak, per kamikaze, per shperthime neper tregje, rruge, institucione e gjithandej. Kemi degjuar aq shume saqe na jane bere statistike tashme dhe jo jete njerezish te humbura ne fragmente sekondash. Kam dashur qe c'do lajm te c'do shperthimi ta pasqyroja ketu per te dhene nje ide te katastrofes qe ndodh atje por qe eshte e pamundur pasi jane aq te shpeshta saqe nuk mbahen llogari. Sidoqofte, dikush e ka gjetur kurajon dhe kohen per ta bere dhe faqja Antiwar.com ka disa statistika te mbeshtetura ne burime te ndryshme per te na dhene nje ide te situates.
Duket si pa lidhje qe ne mes te nje dite pa lidhje dikush kujtohet per dicka pa lidhje... Por dhe ne preferojme te jemi pa lidhje me kete realitet pa lidhje qe na rrethon!!!
FunkyFish!
PS: Per Afghanistanin mund te lexoni ketu. Mund te jene me pak por jo te pa rendesishem.
Bombe-venesi i Lockerbie kthehet ne shtepi.
Njeriu nga Libia qe ka qene i burgosur ne Skoci per hedhjen ne ere te nje avjoni amerikan mbi Lockerbie me 1988, mberriti ne Libi pasi u lirua.
Qeveria Skoceze meshiroi 57 vjecarin Abdelbaset Ali al-Megrahi duke e lene te lire per shkak se ai vuan nga kanceri i prostatit ne gjendje te avancuar.
Presidenti Amerikan Barack Obama tha qe levizja ishte nje "gabim", dhe disa nga te afermit e viktimave reaguan me zemerim. Shumica e 270 njerezve qe vdiqen ishin Amerikane.
Ne nje interviste ne radio, Z. Obama tha: "Ne kemi qene ne kontakt me qeverine Skoceze duke i vene ne dukje qe ne jemi kunder kesaj levizje. Ne e pame si nje gabim."
Me teper ne lidhje me tragjedine e Lockerbie mund te lexoni ne Wikipedia.
Me teper ne lidhje me kete lajm mund te lexoni ne BBC.
Aleksander Gjoka & A.Gjebrea - Mos U Afro
Labels: Afro, Aleksander, Ardit, Fish, Funky, Funky. Fish, Funkyfish, Gjebrea, Gjoka, Krijime dhe Reflektime, Mos, Mos U Afro, Muzike, Pa lidhje, Shqip, Shqipëria, Shqiptare, U
Det, Diell, pushime dhe muzike e bukur shqiptare.
Kjo kenge, e shkeputur nga albumi "I Verber Nen Diell" i Aleksander Gjokes cuditerisht nuk ndodhej asgjekundi ne web (si video), FunkyFish mendoi ta sillte per ju! :)
[gigya width="600" height="480" src="http://v3.tinypic.com/player.swf?file=2h7o0a8&s=3" quality="high" flashvars="gig_lt=1250785961606&gig_pt=1250786336059&gig_g=1&gig_n=wordpress" wmode="tranparent" ]
Funky shkon në plazh!
Labels: albania, Det, Dhërmi, Fish, Funky, Funkyfish, Himarë, jal, jug, Pa lidhje, plazh, Qeparo, sarandë, Shqiperi, Shqipëria, VloreFunky arratiset prej detit dhe këtë fundjavë e deri nga mesi i javës tjetër do të eksplorojë jugun e vëndit më të bukur në Botë, atë të Shqipërisë.
Kampiones italiane të notit i çahet kostumi dhe skualifikohet!
Labels: Aerodinamik, Flavia, Itali, Kampione, Kostum, Lojëra, Mesdhetare, Not, Notarja, Pescara, Skualifikuar, Sport, Sporti, Veshje, ZoccariNotarja olimpike Flavia Zoccari është skualifikuar nga një garë e mbajtur më datë 2 korrik 2009 në lojërat mesdhetare të zhvilluara në qytetin e Pescara-s në Itali vetëm sepse i është çarë kostumi i notit që ajo mbante veshur.
Flavia, notarja 22 vjeçare ka shpërthyer në lotë pasi përveç hapjes së kostumit në një vënd jo shumë komod në arenën ku do të mbahej gara ajo nuk është lejuar as të marrë pjesë në garë! Kostumi që Flavia mbante veshur kushton 318£ mbi të cilin ka pasur edhe diskutime mbi avantazhet aerodinamike që ky kostum i jep notarëve.
Tërmet në Tiranë!
Vetëm para pak çastesh është ndjerë një tërmet këtu në Tiranë. Tërmeti u duk i fortë, të paktën nga lëkundjet dhe i krahasuar po mbi këto baza (të lëkundjeve) mund të thuhet se ishte i një shkalle mesatare. Fenomeni i tërmetit ka qënë jo pak i shpeshtë vitin e fundit në Shqipëri.
Për informacione më të mëtejshmë dhe të detajuara do t'ju njoftojmë më vonë.
Shqipëria qëron Qipron!
Labels: 6-1, albania, Eliminatore, fitore, Futboll, Kombëtare, Krijime dhe Reflektime, Qemal, Qëruar, Qipro, Shqiperi, Shqipëria, Sporti, Stafa, Tirana, Tirane, TVSHKombëtarja jonë ka shpartalluar Qipron në ndeshjen miqësorë të përfunduar vetëm pak çaste më parë në stadiumin Kombëtar Qemal Stafa këtu në Tiranë. Çunat e Kombëtares tonë, që treguan se po të duan edhe luajnë, kanë "qëruar" plotë gjashtë herë rrjetën e Qipros!
Duke uruar që edhe në dy ndeshjet e tjera të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës Kombëtarja të bëjë një përfaqësim të mirë le t'i gëzojmë këtij rezultati historik (të paktën spikeri i TVSH kështu thoshte) i fitores më të thellë që ka arritur Kombëtarja jonë në një ndeshje miqësore!
Vjedhje spektakolare 40 milion £ (paund) ne mes te Londres!!!
Vjedhja spektakolare e bizhuterive prane Graff Diamonds vleresohet me 40 miljon paund dhe eshte vlera me e madhe e vjedhur ndonjehere ne Angli!
Perseidet mberrijne ne Toke!!!
Amatoret e astronomise po pergatiten sonte per nje shfaqje psektakolare nderkohe qe shiu i meteoreve Perseide arrin kulmin e tij.
Nuk nevojiten pajisje te vecanta per te pare shiun i cili ndodh kur Toka kalon neper nje linje pluhuri dhe mbetjesh nga kometa Swift-Tuttle.
Astronomet keshillohen te shtrihen mbi carcafe dhe batanije, ose te marrin nje karrige perkulese per te shijuar pamjen optimale.
Artikulli i plote gjendet te /BBC/ ndersa artikulli i Wikipedias gjendet ketu.
SCHUMACHER, RETRO MARSH!
Labels: 1, formula, Formula 1, Funky. Fish, grand, LAJME, marsh, michael, prix, retires, retro, Schumacher, SportiMichael Schumacher ka njoftuar sot se qe do te anulloje kthimin e tij sensacional te Formula One per arsye te nje demtimi qe ka patur nga nje aksident me motorr me heret kete vit.
Nena mbyt 2 femijet e saj dhe tenton te vetvritet!
Nje tragjedi familjare ka dale ne drite ne Elefsine, Greqi. Nje grua 35 vjecare nga Shqiperia, mendohet te kete mbytur dy femijet e saj ne shtepine e saj dhe me pas eshte perpjekur te kryeje vetvrasje duke u hedhur perpara nje makine ne rrugen kryesore prane baneses se tyre. Pas demtimeve te renda ne koke ajo u transferua menjehere per ne spital.
Dy femijet e saj, nje vajze 8 vjece dhe nje djal 10 vjec, u gjenden te mbytur ne banjon e shtepise se tyre nga nje komshi i cili lajmeroi menjehere babain e femijeve. Nje analize e policise pritet te nxjerri ne pah shkakun e vertete te vdekjeve. Shenjat e para tregojne qe femijet jane mbytur ne vaske.
Policia po ben c'do gje te mundur per te gjetur fajtorin qe sipas gjasave duhet te jete nena Shqipetare. Sipas deshmive te marra nga komshinjte, gruaja vuante nga probleme psikologjike dhe ishte per tu shtruar ne spital.
Lajmin origjinal mund ta gjeni ketu.
Mos guxoni të shtoni si "friend" në facebook shefin tuaj!!!
Labels: facebook, Friend, Komunikim, Krijime dhe Reflektime, Network, Pa lidhje, Punë, Pushim, Revolucion, Shef, Social, Sociale, WorkDuke i qëndruar temës "FACEBOOK" dhe mënyrës se si ky aplikacion online i "Social Networking" ka ndryshuar dhe revolucionarizuar kontaktet midis njerëzve po ju sjellim lajmin më të fundit me çudirat që po ndodhin në "FytyrëLibër".
Studimi: Si facebook po shkatërron marrdhëniet!
Facebook sjell probleme në marrdhëniet sociale!
Në fakt duhet të ndodhi e kundërta duke qënë se "Facebook" është një "social network" por sipas raportimeve të një agjensie kanadeze mësohet se postimet në këtë web-faqe përshkallëzojnë ndjenjën e xhelozisë ndërmjet personave që kanë lidhje ndjenjash e romantike midis tyre.
Për më tepër klikoni këtu.
Rihanna lakuriq!
Labels: foto, Fotografi, Hot, Image, Imazhe, Lakuriq, nudo, Pa lidhje, Photo, Rihana, RihannaPamjet e metejshme kane material ... hot, nese jeni mbi 18 vjeç klikoni "read more" per te vazhduar.
08-08-2009, një tjetër ditë zie Kombëtare për Shqipërinë!
Labels: dajti, dritan, durres, Kombëtar, Kombëtare, Krijime dhe Reflektime, masaker, Masakra, polic, police, Shqiperi, Shqipëria, Sociale, vrasje, zi
Sot iu dha lamtumira e fundit katër policëve të vrarë ditën e djeshme në aksion për kapjen e kriminelit të shumëkërkuar Dritan DAJTI. Flamujt kombëtarë të administratës shtetërore dhe jo vetëm në çdo cep të Shqipërisë u valëvitën në gjysmë shtizë si dhe u mbajt një minutë heshtje në nderim të të rënëve të cilët u cilësuan "Dëshmorë të Atdheut"
I shumekerkuari Dritan Dajti - Interpoli e kerkon akoma!
Dritan Dajti, personi i shumekerkuar nga Policia Shqipetare por edhe nga Interpoli, ne faqen e ketyre te fundit figuron akoma "i kerkuar". Te le hapsire per spekullime e? Do te ishim te interesuar te degjonim hipotezat tuaja...
Statujë 3000vjeçare e Michael Jackson! E pamundur!? Shikojeni!!!
Ky bust egjiptian është kthyer në një atraksion të madh në muzeun "Chicago's Field Museum" pasi të jep përshtypjen e imazhit të Michael Jackson.
Po, po, pikërisht këngëtari i famshëm "Mbreti i Pop-it" i cili para pak kohësh ndërroi jetë. Është interesante që përveç trajtave të fytyrës që i përngjasin këngëtarit shohim edhe një koinçidencë tjetër, hunda!!! - Është e zakonshme në fakt për statuja të vjetra që të kenë ndryshime të formave të tyre për shkak të faktorëve të ndryshëm klimaterik apo edhe dëmtimeve mekanike, por fakt është që edhe ky detaj të sjell akoma dhe më tepër ndërmënd imazhin e të paharrueshmit Michael Jackson.
Statuja e cila është gdhendur midis viteve 1550-1500 BC (para lindjes së Krishtit) paraqet imazhin e një gruaje egjiptiane.
Masaker ne Durres - Vriten 4 police dhe 1 person tjeter!
Labels: durres, masaker, police, Shqiperi, Sociale, Tragjedi, viktimaMasakër në Durrës, i shumekerkuari Dritan Dajti vret 4 policë, arrestohet i plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit ku policia bën të ditur se autori i vrasjes është Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni. Policia konfirmoi se Dajti qëlloi dhe la të vdekur sot 4 efektivë policie që tentuan ta arrestonin, ndersa i vdekur ka mbetur edhe një person, që dyshohet se është i afërm i Dajtit. "I Forti i Rrugës së Kavajës", është arrestuar nga policia dhe është dërguar i plagosur në spital. Konfirmohen 2 pushues te plagosur. Zbardhen emrat e viktimave.
Diagrama: Sa shanse keni per te bere seks!?
Twitter "off" per tre ore nga sulmet e hackers!
Labels: attack, Blackout, Denail, DoS, facebook, Feed, Friend, Friendfeed, Hacker, Hackers, Informatika, Off, Offline, Service, sulm, TwitterRreth ores 15:00 me oren shqiptare "Twitter" komuniteti social i famshem online nuk ka qene me i tille (online) per rreth tre ore. Kjo ka ndodhur per shkak te nje sulmi te hackersave qe nuk kane sulmuar vetem Twitter, por edhe Facebook dhe FriendFeed.
Por vetem Twitter ka patur fatin e keq qe te shkoje teresisht off per keto tre ore, ndersa ne Facebook eshte ndjere nje ngadalesim i ndjeshem i hapjes se faqeve (une personalisht e vura re). Lloji i goditjes se hackersave ishte nje DoS (Denial of Service) duke derguar kerkesa te shumefishta dhe te menjehershme me ane te "robotave" duke i bere keta te dukeshin per serverat si usera ka bere qe serverat te mos e perballojne dot ngarkesen (ata te Twitter) dhe te shkojne offline.
Hulumtime dhe keshilla: Pse seksi i bere ngadale eshte me i mire.
Labels: Fitness, hulumtime, keshilla, Men's, ngadale, Pa lidhje, seksDuke qene se jemi ne periudhe vere, me mot te nxehte, deti, plazhi, hormonet etj... revista "Men's Fitness" nxjerr nje artikull me keshilla mbi seksin.
Keshilla dhe studime, per me teper klikoni ketu.
Topless-i, risia e kësaj vere në plazhet e Vlorës
Labels: Dhërmi, Himara, Himarë, Orikum, Pa lidhje, plazh, Qeparo, Risi, Topless, turizem, Vlora, Vlore"Microsoft - Yahoo" dhe impakti me Google.
Labels: chrome, Falas, Google, Impakt, Informatika, Informatike, Internet, Karikature, Krijime dhe Reflektime, Microsoft, Operativ, os, Shfletues, Sistem, Skica, Skice, Treg, yahooTashme dime qe prej disa ditesh Microsoft dhe Yahoo kane lidhur nje bashkepunim midis tyre per t'i bere balle kompanise Google e cila ka marr revansh ne boten e informatikes duke qene nder me te suksesshmet ne fushen e kerkimit ne internet, lundrimit ne internet nepermjet shfletuesit "Google Chrome", ate te email-providing si dhe se fundmi po konsiderojne faktin qe te hedhin ne treg (falas) nje sistem operativ (OS).
Te gjendur perballe nje suksesi te tille te Google, Microsoft rreth nje vit me pare kishte tentuar te blinte kompanine "Yahoo" , akord ky qe nuk u arrit por mesa duket ditet e fundit u arrit nje akord bashkepunimi nepermjet nje fuzioni te potencialeve te te dy kompanive; shikoni se si rafigurohet ne kete skice-karikature bashkepunimi i ketyre dy gjigandeve per t'i bere balle Google. Skica eshte sa komike aq edhe domethenese.
SCHUMACHER IS BACK!!!
Labels: Cordero, Domenicali, felipe, Ferrari, Luca, massa, michael, Montezemolo, Schumacher, Sporti, StefanoSikurse ju kemi informuar sot në mëngjes rreth një rikthimi të mundshëm të 7 herë kampionit të Formula1, Michael Schumacher, pak më parë është bërë e ditur se ai më në fund do të rikthehet!
Pothuajse në të gjitha agjensitë e lajmeve, në seksionin e sportit ky është lajmi kryesor dhe "FUNKY FISH", sot, herët në mëngjes ka qënë ndër të parët që ka njoftuar për një rikthim të mundshëm të të pa-përsëritshmit MICHAEL SCHUMACHER!
Michael Schumacher:
Pikë së pari dua të falenderoj Zotin që të gjitha lajmet mbi Felipen janë të mira deri tani dhe i uroj atij gjithë të mirat.
Sot në mbrëmje kam takuar Stefano Domenicali, drejtorin e Ferrarit dhe presidentin Luca Cordero di Montezemolo dhe të gjithë së bashku vendosëm që unë të pregatitem për të zënë vëndin e Felipes.
Si një konkurrues që jam, dua gjithashtu të shpreh se do të shoh përpara e të përballem me sfidat.
Schumacher ne vend te Felipe Massa!?
Nderkohe qe Felipe Massa gjendet ne nje spital ne Hungari pas aksidentit te ndodhur te dielen e shkuar kane filluar te qarkullojne zera se kush do te ngase makinen "e lene bosh" nga piloti brazilian, Massa.
Michael Schumacher beri garen e tij te fundit me Ferrarin ne tetor te vitit 2006 ne çmimin e madh te Brazilit; nje gare heroike ajo ne te cilen zuri vendin e katert. Karriera e tij gjashtembedhjete vjeçare ne Formula 1 e pa ate 91 here fitues nga 248 gara dhe ka fituar 7 here titullin kampion bote; ka arritur te jete 76 here me i shpejti ne piste (xhiro me e shpejte), 68 nisje nga vendi i pare (pole position) dhe eshte ngjitur 154 here ne podium.
Lind pyetja: Nje nder pilotet me te mire ne historine e Formula1 dhe qe ne janar te ketij viti mbushi 40vjeç eshte teper i vjeter per te ndalur karrieren e tij; dhe ne keto kushte qe gjendet Ferrari tashme a mund te jene te vertete zerat qe qarkullojne per nje rikthim te mundshem te tij si pilot ne kete sezon!?
Do te rrojme dhe do te shohim se çdo te ndodhe, por nje gje eshte e sigurt: Te gjithe ne do te donim te shikonim rikthimin e nje miti ne piste!
FELIPE, SIAMO CON TE!
S'ka më dyshime: Michael Jackson vdiq nga droga!
Labels: Conrad, Drog, Drogë, jackson, King, Kultura, michael, Murray, Pa lidhje, pop, The Sun, The Times, vdekje, vdekur
Tani nuk ka me dyshime, faji per vdekjen e Michael Jackson do t'i vishet mjekut te tij personal.
Policia e Los Angelesit thote se Conrad Murray i kish administruar kengetarit një medikament anestezik shumë të fortë 24 orë përpara se ai të ndërronte jetë.
Ylli i pop-it duket se kishte kerkuar nje droge te forte qe ta ndihmonte te flinte gjume, por doza e dhene ka qene vdekjeprurese. Murray ishte me Jacko kur ai vdiq ne 25 qershor. Mjeku eshte bere subjekt i nje hetimi per vrasje pa paramendim.
Detaje te reja rreth gjendjes se Jackson zbulohen cdo dite. "The Times" shkruan se fundi se trupi i 50-vjecarit i ngjasonte me ate te nje plaku dhe ekipit te ndihmes se shpejte iu deshen me shume se 10 minuta per ta identifikuar si mbretin e pop-it.
Nga ana tjeter, "The Sun" thote se ndihmes-mjeket e gjeten te vdekur Michael Jackson, kur mberriten ne shtepine e tij dhe kerkuan ta deklaronin si te tille, por mjeku i tij Murray i ndaloi e kembenguli qe kengetari te dergohej ne spital.
“Muaj Mjalti” shqiptaro-serb
Per here te pare ne ekranin e kinemase shqiptare eshte shfaqur filmi 'Muaji Mjalti', nje bashkepunim kinematografik shqiptaro-serb.
Regjisori serb Goran Paskaljevic sqaron se ngjizja e ketij prodhimi te perbashket ka bere qe kete film ta pagezojne me titullin "Muaji Mjalti". Ky film eshte mbeshtetur nga kompania DigitAlb dhe do te transmetohet ne festivalin e Venecias dhe ate te Torontos.
Filmi i cili zgjat 95 minuta, ka ne qender fatet e dy cifteve, nje shqiptar e nje serb, te cilet nisen drejt perendimit ne kerkim te nje jete me te mire.
Vlora Wave Festival (11-16 gusht 2009)
Labels: 11, 16, 2009, Alexia, Bojken, Eurosmith, festival, Flamurtari, Gusht, Hamada Chadli, Koncert, Kultura, La Fame di Camilla, Lako, Luca Dirisio, Marco, Marco Baroni, Masini, Mr. Tuka Pox, Organica, Pink Cake, Silenzio e Sexy, Stadium, Vlora, WaveNga data 11 deri me 16 gusht ne qytetin e Vlores do te mbahet nje fest - koncert me kengetare e grupe shqiptare e te huaj ne stadiumin "Flamurtari" te ketij qyteti.
Nder emrat me te spikatur mund te vecojme EUROSMITH, Alexia, Luca Dirisio, Marco Baroni e Marco Masini. Nderkohe qe ka edhe emra te rinj dhe pak te njohur per publikun shqiptar. Gjithashtu do te jete i pranishem edhe grupi LA FAME DI CAMILLA, nje grup italian ky - ne gjirin e se cilit eshte edhe nje djale shqiptar. Gjithashtu ky grup ka regjistruar nje kenge edhe ne gjuhen shqipe; nje grup relativisht i ri ky por qe po korr mjaft sukses ne Itali.
PROGRAMI VLORA WAVE 2009 11-16 GUSHT
NATA 1 - 11.08.2009
- LA FAME DI CAMILLA
- PINK CAKE
NATA 2 - 12.08.2009
- EUROSMITH
- HAMADA CHADLI
NATA 3 - 13.08.2009
- MARCO MASINI
- NOBRAINO
NATA 4 - 14.08.2009
- ALEXIA
- ORGANICA
NATA 5 - 15.09.2009
- MARCO BARONI & MARCO LAI
- SILENZIO E SEXY
NATA 6 - 16.08.2009
- MR.TUKA POX
- LUCA DIRISIO
- ELIA STYLE FASHION SHOW
Tragjedia ne Autostrade. 5 të vdekur, 3 të plagosur
Labels: adoleshente, aksident, Dasem, maminas, Sociale, tragjik, viktima, vwViktimat, një burrë, e katër gra po ktheheshin nga një dasmë, kur automjeti i tyre është përplasur me një makinë tjetër sapo kanë dalë nga Maminasi. Policia bën identifikimin e viktimave. 4 nga 5 viktimat, nënë e bijë dhe një cift bashkëshortësh.
DURRES- Në autostradën Tiranë- Durrës, afër Maminasit, aty ku gjetën vdekjen 5 persona dukej si një kasaphanë.
Vetëm pjesa ballore e makinës e përfshirë në aksidentin tragjik qëndronte mbi dy rrotat e para, ndërsa pjesa tjetër ishte shkatërruar plotësisht. Forca e përplasjes kishte shpërndarë kudo përreth pjesët e makinës. Pak metra më tutje pjesë sandalesh dhe diku këpucë. Pas trafikndarëses, gjendeshin dy canta. Syri të zinte në tokë një palë syze të kuqe dhe një manikyr.
Kjo është ajo cfarë kishte ngelur sot në mëngjes nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orës 03:00 në autostradën Tiranë- Durrës. Ndërsa ajo cfarë policët kishin parë sapo kishin mbërritur në vendngjarje ishte dhe më shokuese.
Viktimat ishin gjymtuar dhe policët ishin detyruar të mblidhnin pjesët e mbetura të organeve të cilat ishin shpërndarë përreth makinës.
Video nga aksidenti i Felipe Massa ne Hungari
Vetem para pak ditesh ishim deshmitare te aksidentit tragjik i cili rezultoi ne vdekjen e pilotit te Formula 2, Henry Surtes. Sot nje aksident i njejte pothuajse i mori jeten Felipe Masses ne Grand Prix ne Hungari. Per fat ai nuk pati te njejtin fat me Surtes.
Foto nga Tour De France
Safe for Work, Porn.
Labels: Funny, Images, Pa lidhje, Porn, Safe, Sex, WorkNjë gjë është e sigurt që do të qeshni! Shumë apo pak atë ju ftoj ta zbuloni...
(Duhet të bëni login në YouTube për të parë videon, shërben për verifikim të moshës për shkak të pamjeve që video përmban.)
Be cool, be Funky!
Plazh i bukur, sa keq qe ka bunkere :P
Me sa duket edhe bota shkruan per plazhet tona te bukura por qe jane te mbushura me kerpudha betoni.
"Fotografi" te bera me stilolaps!!!
Labels: juan, Krijime dhe Reflektime, piktor, Pikture, stilolaps, zhgarravineTe gjithe kemi kaluar ne shkolle momente "krijimi" duke pikturuar ose thjesht zhgarravitur me stilolaps figura femrash (si Donaldi :P ) por ky tipi qe shihni posht, jo vetem qe i ben gjigante, por i ben dhe te padallueshme nga origjinali! Edhe pse duken shume te qarta, ato jane bere me stilolaps. Pikturat qe arrijne deri ne 3 metra lartesi jane bere nga nje artist i ri i botes se artit, Juan Francisco Casas.
Casas, 31 vjec, mund te harxhoje deri ne 4 stilolapsa per nje pikture dhe punimet e tij kane njohur goxha sukses neper ekspozita te ndryshme.
Me pare nje piktor tradicional, Juan filloi kete stil pikture tre vjet me pare i bazuar ne disa foto te nje nate jashte me shoqerine e tij. Per me teper lexoni artikullin origjinal ketu dhe shijoni fotot me poshte.
Discover Albania

Punonjesja e McDonald arrestohet se hodhi shume kripe ne Hamburgerin e policit!!!
Labels: Aktivist, Demokraci, Georgia, hamburger, Harvard, Kripe, McDonald, Oficer, polic, Profesor, Rracizem, SH.B.A, Sociale, USANuk mbarojne çudite e policeve amerikane! Pasi kane arrestuar keto dite nje profesor shume te nderuar te Universitetit te Harvardit (me ngjyre) i cili po tentonte me force te hapte deren e shtepise se tij... kesaj radhe ka ndodhur qe nje oficer policie i cili kishte shkuar per te ngrene burgerin e tij ne McDonalds punonjesja i ka hedhur shume kripe, kripe e cila beri qe polici te semurej dhe 20 vjeçarja ka kaluar naten ne rajon te policise!
Nese ky rast mund te duket idiot dhe per te qeshur (por jo dhe aq) rasti tjeter qe ka ndodhur dy dite me pare kur nje profesor i Harvardit, nje afro-amerikan, teksa po tentonte me force te hapte braven e shtepise se tij eshte arrestuar nga policet.
Ngjarja ka shkaktuar shume buje atje pasi profesori ishte edhe nje aktivist i luftes kunder rracizmit gje qe ka bere edhe te spekullohej me mundesine e arrestimit per shkak te detyres dhe rolit te tij civil pikerisht kunder rracizmit ne SH.B.A.
Nje gje eshte e sigurt se ne SH.B.A, edhe pse demokracia ne menyre aparente ka arritur nivelin me te larte boteror ndodhin absurditete te paimagjinueshme!
/The Consumerist/