Leter kunder perstitutes drejtuar ministrit
Labels: Ekonomia, elektrik, genc, gra, perstituta, rruli, ruli, sahat, Sociale, tufineThellohet skandali. Ministria sqaron paktin për kufijtë, me hartë në greqisht!!!
Labels: basha, Berisha, dhurohet, ekspert, falet, grek, harta, kufiri, kufitare, pika, Politika, shitet, Shqipëria, topografTV “News24” ka zbuluar një tjetër skandal të qeverisë në lidhje me paktin për kufijtë detarë me Greqinë. Ministria e Jashtme mohoi që të ketë ndryshime në kufijtë mes Greqisë e Shqipërisë, duke sqaruar paktin përmes një harte në greqisht, që dyshohet të jetë e njëjta mbi të cilën është hartuar marrëveshja. "Gazeta Shqiptare" zbuloi ekskluzivisht se me firmosjen e marrëveshjes së delimitimit qeveria shqiptare i dhuron Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit.
Aktorja Hajek e biznesmeni Pinolt dasmë për herë të dytë
Cifti Hajek dhe Pinolt u martuan nje vit me pare ne diten e Shen Valentinit ne nje cermemoni shume te vogel ne Paris. Dasma u zhvillua në Venecia te Italisë ne prani te mjaft personaliteteve politike dhe kinematografike.
VENECIA- Aktorja Salma Hajek dhe biznesmeni Fransua Henri Pinolt jane martuar per here te dyte ne nje ceremoni mjaft romantike ne Venecia te Italise. Dasma eshte zhvilluar ne pranine e mjaft personaliteteve politike dhe kinematografike. Mes te ftuarve vip ishin ish presidenti francez Zhak Shirak, botuesja e revistes amerikane Vog, Ana Wintor, aktoret Sharliz Theron, Stela Mekartni, Eshli Xhud, ish i dashuri i Hajek, Ed Norton, aktori Olivier Martinez etj. Te ftuarit moren pjese ne nje ballo me maska, para se cifti t’i premtonte njeri tjetrit dashuri te perjetshme. Hajek dhe Pinolt vune kurore ne shtepine e operas La Fenis ne Venecia. Me pas u shtrua gostia ne pallatin Grasi nje pallat historik me mermer te bardhe qe eshte prone e familjes Pinollt. Ne kete pallat cifti u takua per here te pare ne 2006. Hajek dhe Pinolt kane dhe nje femije. Ne fakt kjo quhet nje martese e dyte, pasi cifti Hajek dhe Pinolt u martuan nje vit me pare ne diten e Shen Valentinit ne nje cermemoni shume te vogel ne Paris. Ndersa kjo dasem ishte e madhe dhe e gjate qe u festua per dy dite rresht dhe Hajek veshi fustanin e bardhe, te dizenjuar nga Nikolas Gaskujer.
/BALLKANWEB/
Skandali, të verbrit paguajnë taksë për TVSH
Në çdo vend të botës, ky duhet të konsiderohej skandal. Por, në Shqipëri, qeveria nuk e quan diçka të çuditshme të taksojë të verbrit - njësoj si gjithë të tjerët - për emisione, të cilat ata vetëm mund t'i dëgjojnë
Qytetarët shqiptarë, që janë shpallur nga një komision mediko-ligjor "të verbër", pra që nuk mund të shikojnë, këtë vit detyrohen nga shteti i tyre të paguajnë para për emisionet televizive të Televizionit Publik (TVSH).
Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo
Labels: atdheun, bakojani, basha, Berisha, detare, greke, kakome, karamanlis, kufije, Politika, qepar, shesin, ShqiperiZbardhet marrëveshja e panjohur e nënshkruar dje nga Bakojanis-Basha. “Gazeta Shqiptare” boton në numrin e sotëm dokumentin e panjohur e të mbajtur sekret nga qeveria shqiptare. Ujërat territoriale shqiptare që i janë dhuruar tashmë Greqisë, vijojnë nga Kepi i Qeparoit deri në ishullin e Erikuzës
Tkurren kufijtë detarë të Shqipërisë në Jug të vendit. "Gazeta Shqiptare" shkruan sot se Qeveria Berisha i ka dhuruar dje Greqisë ujërat tona territoriale.
Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua dje në selinë e Kryeministrisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe homologut të tij grek, Kostas Karamanlis.
Shqipëria aplikon në BE, Leigh: Kusht zgjedhjet e lira
Kryeministri i Shqipërisë dorëzoi sot, në Pragë, kërkesën për aplikimin e Shqipërisë për anëtare me të drejta të plotë në BE. Topolanek: "Kërkesa tani në dorë të Këshillit të Europës. Majkëll Leigh: Kushtet kyce për anëtarësimin në BE zgjedhje të lira dhe forcimi i ligjit"
TIRANE-
Ora 12: 10 Në një ceremoni solemne të organizuar në kryeqytetin e Cekisë në prani të Presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, Mirel Topolanek dhe drejtorit për zgjerimin e Bashkimit Europian Majkëll Leigh, kryeministri Sali Berisha dorëzoi zyrtarisht kërkesën e Shqipërisë për aplikimin për statusin e anëtarit me të drejta të plotë në Bashkimin Europian.
Sarkozy: Shqipëria në BE! (Hajt për hajër)
Labels: BE, Berisha, Europe, Korrupsion, Kryeminister, Nato, Politika, Presindent, Sarkozy, ShqipëriaKryeministri Berisha u prit sot në një takim nga Presidenti i Francës Nikola Sarkozy, në Pallatin Elyzee.
Presidenti Sarkozy, pasi i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Berisha, e falënderoi që iu përgjigj ftesës së tij për të vizituar Elyzee dhe i uroi mirëseardhjen në Aleancën e Atlantikut të Veriut, duke i shprehur edhe mirënjohjen dhe falënderimin për pjesëmarrjen e Shqipërisë me forcat e saj përkrah NATO-s në operacionet e saj, si dhe përkrah forcave të Kombeve të Bashkuara në Çad.
Kryeministri Berisha, pasi e falënderoi Presidentin Sarkozy për pritjen dhe takimin e ngrohtë e miqësor, u shpreh se takimi mes tyre është një hap i rëndësishëm historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Presidenti Sarkozy i shprehu Kryeministrit Berisha mbështetjen e fuqishme të Francës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shqipëria, në mënyrë të qartë, do të jetë anëtare e BE-së dhe nuk ka kthim mbrapa në procesin e integrimit të saj në BE. Franca, u shpreh Presidenti Sarkozy, e mbështet kandidaturën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE.
Erdhi UBUNTU 9.04!
Labels: 9.04, Download, Erdhi, Free, Informatika, Kernel, Opensource, UbuntuShkombëtarizimi i shqiptarëve dhe roli i komuniteteve fetare.
Qeveria kohëve të fundit ka nënshkruar një marrëveshje shumë interesante dhe të rëndësishme me katër institucionet fetare tradicionale të Shqipërisë, përkatësisht, Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kishën Katolike në Shqipëri dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Konkretisht kjo marrëveshje parashikon financimin e komuniteteve fetare nga buxheti qeveritar që në pamje të parë tingellon si anti-kushtetuese duke patur parasysh që shteti ynë është laik. Kuptohet që edhe e bërë pak para zgjedhjeve në mënyrë të natyrshme lë të dyshohet se ka pasur si veprim në prapavijë një taktikë elektorale për të bërë për vete atë segmet të shoqërisë sonë që shquhet për zell fetar. Megjithatë futja në qendër të vëmendjes së marrëdhenies midis shtetit shqiptar dhe komuniteteve fetare duhet të shqyrtohet me më shumë hollësi dhe përkujdesje duke patur parasysh kontekstin specifik historik dhe politik shqiptar. Pikësëpari nuk ka sesi të mos përmendet përgjegjësia e shtetit shqiptar në shkatërrimin dhe çrrënjosjen e institucioneve fetare në Shqipëri, rasti ky i paprecedent në nivel global i ateizmit. Kjo është arsyeja pse ndaj këtyre katër komuniteteve, ashtu sikurse ndaj ish pronarëve dhe ish të përndjekurve, shteti ynë ka një përgjegjësi të madhe dëmshpërblimi ose kompensimi.
Bjeri se i bie mire!
Labels: bjeri, Demokraci, Inkubator, komunizem, Krijime dhe Reflektime, Liri fjale, Politika, politike, PPSH, Qepe, Shqiperi, Sociale, UrteE keni pyetur ndonjehere veten se pse ky gogolizim i madh per komunizmin? Mungesa e lirise se fjales, ndrydhja intelektuale, jetesa ne nje inkubator? Nuk kishte absolutisht liri fjale apo jo!? Besoj per kete jemi te gjithe dakord, madje edhe une qe po shkruaj keto rreshta qe s'e kam perjetuar ate periudhe jam i bindur me aq info sa kam se nuk ka patur absolutisht liri fjale!
Ok, po une po jetoj te ashtuquajturen periudhe demokracie, ku drejt me thene nuk shoh te kete demokraci ne radhe te pare ne partite politike te cilat jane kthyer ne biznese private e funksionimi eshte i njejte me partine meme (PPSH) , drejtuesit e partive aktuale jane zakonisht pjelle e saj dhe mbreterojne ne parti ne menyra analoge me ato te kohes se PPSH-se!
Vetem mjetet kane ndryshuar, jane sofistikuar goxha, por ne themele ngelet gjithsesi parimi i "Qepe, mbylle, urte, sht" !
Tanime nuk shprehen keshtu, jo jo, sepse tani ka liri fjale, madje nuk denohen me mashtruesit, je i lire te shpifesh c'te do kokrra e qejfit se te mbron ligji! Pse kjo!? Per te institucionalizuar mashtrimin? Nje paraprite replike? Nje pergjigje standarte?
C'e kam ne terezi edhe une, grij sallate kot se koti!... Kembana ka, po ka edhe shume ndotje akustike ama, nuk na lejojne te degjojme, ka shume shperqendrime, shume kohe e humbur kot (ndoshta si ky shkrim). Te dehur nga zhurmat, fjalet boshe, diskutime kafeneshe, anti-kulture, anti-sport, mufatje, apati, pirje gjaku... Rinia e sotme shqiptare!
Ka edhe te rinj shume aktive, po po, aktive neper parti te ndryshme politike!!!... Qellimi?! Ja te shohim mos ngelet ndonje cope kocke per ne...
Zgjidhje? Nuk ka, askush nuk e jep nje zgjidhje llokum, te paketuar e gati per konsumim!
Nderkohe une po i bie se i bie mire...!
Po beni detyrat e shtepise apo shikoni web-faqe pornografike!?
Nje nene ishte shume e kenaqur nga djali i saj qe rrinte perhere ne dhomen e tij duke thene se ishte shume i dhene pas detyrave qe mesuesit i caktonin per te bere ne shtepi.
Deri ketu ishte gjithcka shume ok, derisa e ema shikon rastesisht PC-ne e te birit dhe i shfaqet nje dritare ku i del www.bangbros.com dhe i kerkohet te fus username dhe password. Me sa duket PC i djalit ka instaluar ndonje miniprogram nga faqja ne fjale dhe sahere qe starton kerkon te futet ne ate web-faqe.
Por e ema nuk ishte ne dijeni te kesaj dritareje qe e ftonte te shkonte ne nje website dhe kerkon informacion ne nje prej faqeve me te famshme per "pyetje-pergjigjet" , ate te yahoo answers dhe shikoni se c'zbulon ajo...
Arma e re e ushtareve amerikane, iPod!
Labels: Apple, Bulletflight, Informatika, iPod, Kakavije, Muriqan, Nato, Pa lidhje, Shkenca, Shqiperi, Soldier, USA, Ushtar, Videokonference
Kompania Apple po krijon software te ndryshem per iPod qe do t'i bejne te mundur ushatereve amerikane te shohin zonen ku ata ndodhen, ta kontrollojne ate vizualisht ne iPod-et e tyre. Gjithashtu ata mund te bejne video-konferenca midis tyre ne zonen e luftes por edhe ne gjithe globin. Armet e precizionit te larte, snajperat, ne Irak dhe Afganistan tani perdorin nje "llogarites balistik" te quajtur BulletFlight. Me sa duket iPodi po behet arma e re sekrete dhe shume e fuqishme e Ushtrise Amerikane.
Tashme qe edhe Shqiperia eshte anetare e Alences se Atlantikut te Veriut (NATO) nuk eshte cudi t'i shohim ushtaret tane te shohin c'ndodh ne Muriqan, Han te Hotit, Kakavije apo kudo tjeter me iPodin e tyre! Do kene mundesi te bejne video-telefonata me familjet e tyre sahere qe do shkeputen prej sherbimit, per ata qe jane ne Afganistan, Irak apo Cad; e keshtu ushtaret po marrin akoma e me teper trajtat e pamjen e policit imagjinar Robocop apo te Arnold Schwarzenegger ne Terminator.
Per me teper informacion vizitoni /NewsWeek/
The Taking of Pelham 1 2 3 / Shqiptar ne Hollywood!
Nje aktor i ri 26-vjecar me origjine shqiptare eshte zgjedhur nga regjisori i njohur Tony Scott per te luajtur si protagonist ne filmin e tij te fundit.
Viktor Gojcaj do te luaje pikerisht rolin e nje shqiptari, se bashku me aktorin e famshem John Travolta ne filmin qe do te shfaqet ne kinemate amerikane ne 12 qershor.
Gojcaj do te interpretoje rolin e nje shqiptari qe merrej me veprimtari te ndryshme kriminale.
Mesohet se Scott eshte takuar rastesisht me shqiptarin ne rruget e New York, ndersa i riu i tregoi per jeten e tij.
Gojcaj lindi ne Detroit dhe me pas u zhvendos ne New York, ku ka kaluar nje adoleshence te veshtire.
/Top-Channel/
Per me teper informacion rreth filmit vizitoni faqen e IMDB
Angli: Gruaja mbyllet në shtëpi për 18 vjetë.
Labels: Agorafobia, Angli, bbc, Mbyllje, Ngujim, Pa lidhje, Sociale, Sue CurtisMe sa duket tradita shqiptare e ngujimit eshte eksportuar ne njefare menyre edhe ne Angli e tek anglezet. Ne Shqiperi fenomeni i ngujimit ndodh per arsye me te renda e serioze se kjo e zonjes Sue Curtis, banore e South Shields ne Tyneside.
Zonja Sue eshte mbyllur ne shtepi qe ne moshen 22 vjecare kur pati nje atak paniku ne nje prej librarive te qytetit. Qe prej asaj dite vuajti nga agorafobia ose e njohur ndryshe si "frike nga ambientet e hapura" .
Prej kesaj frike, Sue, nena e dy femijeve tashme dasmen e beri ne nje prej dhomave te shtepise se saj madje as ne funeralin e te atit nuk mundi te shkonte e keshtuqe arkivoli iu soll ne shtepi per t'i dhene lamtumiren.
Por pasi kishte bere disa kerkime ne internet mbi teknika te ndryshme per luftimin e kesaj fobie ajo ka arritur tashme, pas 18 vjetesh, te bej nje shetitje te vogel dhe mendon se duhet te punoje akoma me teper per ta luftuar plotesisht kete frike.
Per me teper informacion vizitoni /BBC/
QSUT: Aparaturat, rrezatime me pasoja mbi pacientët!
Rrezatime dhe pasoja të rënda për shëndetin përfitojnë pacientët, nga ekzaminimet që bëjnë me aparatura. Madje, disa nga këto aparatura i kanë rrezatimet disa herë mbi normat e lejuara, çka do të thotë se bashkë me ekzaminimin pacientët marrin si "dhuratë" edhe një fluks rrezatimi, që në të ardhmen mund t'u kushtojë shumë. Sipas shefit të Zyrës për Mbrojtjen nga Rrezatimi, pranë Institutit të Fizikës Bërthamore, Kostandin Dollani, pas monitorimit që janë bërë në aparaturat e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" disa nga to, kanë rezultuar me rrezatim tepër të lartë dhe mund të shkaktojnë sëmundje kancerogjene. Ndërsa shefi i shërbimit të Imazherisë pranë QSUT-së, Krenar Preza, pohon se në lidhje me këtë problem duhet të sensibilizohen sidomos mjekët, pasi shpesh i dërgojnë pacientët për ekzaminime me aparatura, edhe pa qenë e nevojshme.
Burimi: "Gazeta Shekulli" nëpërmjet "Fieri.com"
Dasëm mbi rrënoja! / L'Aquila.
Kur ende qyteti tashme fantazme L'Aquila ne Itali nuk ka rimare forme dhe trajtat e nje qyteti te banueshem e te jetueshem duket se aquilanet kane gjetur nje menyre shume tradicionale e te hershme te celebrimit te dashurise dhe dhenies jete te nje familje te re me ane te marteses, per te risjelle jete mbi germadhen L'Aquila!
/Ansa/
Kanibalet ushqeheshin me vellain prej 6 muajsh.
Labels: burg, kanibal, Kultura, mish, Pa lidhje, pres, rusi, Sociale, ushqehem, vellezer, vrasDy kanibale te semure kane treguar se si jane ushqyer me mbetjet e vellait te tyre prej gjashte muajsh duke u perpjekur te fshihnin vrasjen e tij. Vellezerit, te identifikuar nga policia si Timur (28) dhe Marat (23) pranuan vrasjen e vllait te tyre te madh, Rafis te cilin me pas e kane ngrene, ne qytetin Perm ne Rusine qendrore. Policia ngriti dyshime kur vellezerit raportuan humbjen e Rafisit por ishin shume te dyshimte kur u kerkua qe te jepnin detaje mbi humbjen e tij ne menyre qe te nisnin nje kerkim, raporton sot gazeta Tvoi Den. Pasi kontrolluan shtepine e Rafisit, policia zbuloi skeletin qe kanibalet e kishin cveshur nga mishi dhe e kishin varrosur ne oborr. Timur deklaroi se e hengri vellain per te fshehur evidencat pasi nuk donte te shkonte perseri ne burg, nga ku kishte dale pas 10 vjetesh denim per vrasjen e komshiut. Ai ja hodhi fajin vellait, Rafisit, pasi ky i fundit e kishte denoncuar ne polici per vrasjen e komshiut. Marati u bashkua me te dhe te dy e rrahen Rafisin deri ne vdekje.
"Ne vendosem qe ta hanim. Nuk doja te shkoja perseri ne burg keshtu qe i prem koken dhe e varrosem dhe me pas i prem pjeset e trupit dhe i mbajtem ne frigorifer," deklaron Timur ne polici. "Ne kemi rreth gjashte muaj qe e gatuajme dhe ushqehemi me te," shtoi ai.
/Austrian Times/
Kolumbi, arrestohet Bossi i drogës!
Labels: Daniel Rendon Herrera, Don Mario, Drogë, EFE, Kolumbi, Necocli, Pa lidhje, SocialeAutoritetet kolumbiane bëjnë të ditur se është arrestuar Bossi nr.1 i drogës!
Daniel Rendon Herrera, i njohur ndryshe si "Don Mario", u kap të mërkurën në Necocli në veri-perëndim të Kolumbisë, bëjnë të ditur zyrtarët e agjencisë së lajmeve EFE.
Qeveria kishte ofruar një shpërblim prej rreth 2 milion $ (1.3 milion funta) për informacione që do të çonin në arrestimin e tij.
Për më tepër informacion vizitoni /BBC/
Ato qe nuk dinit mbi femrat dhe me teper akoma!
Labels: Femra, Gruaja, Nonciclopedia, Pa lidhje, WikipediaMendoni se dini shume per femrat? Mendoni se i njihni mjaftueshem!?
Atehere nuk keni vizituar /Nonciclopedia/ ose ndryshe versioni gallate i te mirenjohures enciklopedi "Wikipedia"
Ishte diku dicka edhe per mashkullin por jane thjesht shpifje! :D
Ju keshilloj te hidhni nje sy, nqs ende s'e keni bere me pare nuk do dilni keq, te pakten do te buzeqeshni... e shumta do te qeshni dhe do te mbusheni me energji pozitive! :)
Be cool, be funky!
Shperthim vullkanik ne Galapagos.
Fauna e ishullit Fernandina ne arqipelagun e ishujve Galapagos eshte ne rrezik per shkak te nje erruzioni te vullkanit "La Cumbre". Kafshet e ishullit jane konsideruar trashegimi boterore e njerezimit. Erruzioni ka ndodhur ne lartesine 500 metra ne jugperendim te vullkanit dhe ka formuar nje rrjedhe llave vullkanike te gjere 200metra. Ishulli i Fernandines eshte i banuar nga iguana tokesore dhe detare, luane deti dhe pinguine. Arqipelagu Galapagos eshte i formuar nga 13 ishuj vullkanik. /Ansa/
Qumeshti prej gjirit te nenes toksik?!
Debati pro dhe kundra ushqimit me gji te te porsalindurve eshte nje prej me te ndezurve me interesa te medha ekonomike dhe ideologjike. Diskutimi ka pasur nje hov te ri kur ne Danimakre jane publikuar rezultatet se ne gjinjte e nenave europiane jane gjetur gjurme DDT-je (Diklor-difenil-trikloretan) dhe dioksine!
/Euronews/
Gërdeci vazhdon të marrë rrogën
Labels: Ekonomia, Gerdec, Politika, politike, rroge, Sociale, turp
Në Ministrinë e Mbrojtjes e tregojnë si anekdotë: Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar kohë më parë një shkresë zyrtare në këtë institucion, duke kërkuar që t’i afrohej ekspertizë e kualifikuar ushtarake për një problem të lidhur me hetimet për tragjedinë e Gërdecit. Shkresa, sipas rregullit, i bie në dorë një zyrtari të ministrisë, drejtor i një sektori nga më të rëndësishmit, i cili gjithashtu është i pandehur në këtë çështje. Përtej humorit të zi që afron kjo histori, e vërteta është ngjethëse: të paktën 15 zyrtarë, ushtarakë e civilë të Ministrisë së Mbrojtjes, pjesë e listës së gjatë të të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit, vazhdojnë të jenë pjesë e strukturave drejtuese të saj. Madje, secili nga ta ndodhej të dielën e shkuar në sheshin “Skënderbej” dhe në mitingun festiv të organizuar nga qeveria shqiptare për hyrjen në NATO.
Shoferi me fat
Labels: dehur, klandestin, kufi, makine, Pa lidhje, patente, polic, refugjat, vjedhurNje patrulle policie ndalon nje shofer dhe e informon qe sapo ka fituar 5000 Euro ne nje konkurs te Policise per te vetmen arsye se ka patur te vene rripin e sigurimit.
"Cfare do te besh me leket?" e pyet polici.
Burri pergjigjet, "Besoj se do shkoj ne nje autoshkolle dhe do aplikoj per te marre patenten."
Gruaja e tij nderkohe thote: "Z. Oficer, mos e degjo. Gjithmone thote brockulla kur eshte i dehur."
Njeri qe ishte ne sediljen pas hidhet nga posht batanijes dhe thote, "E dija qe s'do shkonit larg me kete makine te vjedhur."
Ate moment degjohet nje zhurme nga portobagazhi dhe nje ze therret, "A e kaluam kufirin?"
Seleksiono pasardhesin!
Ka lindur, para disa ditesh, vajza e pare ne bote e "krijuar" nga nje spermatozoid i njohur si i shendetshem fale nje teknike inovative. Ndodh ne Padova, ku ne qendren e "Kriokonservimit te Gameteve Mashkullore" kane bere kete eksperiment i cili ben perzgjedhjen e spermatozoideve ne baze te cilesive te tyre.
Keshtu qe, nqs do te donit nje djale apo nje vajze, me sy blu apo jeshil, te gjate apo te shkurter beni nje xhiro deri ne Padova!
/Ansa/
Fundi i Botes!!!
Labels: Fundi i Botes, Nibiru, Pa lidhje, Planeti X, Shkenca
Nje kataklizme mbare boterore mund te godase Token ne nje te ardhme te afert! Shkak per kete ngjarje katastrofale do te jete nje planet, i njohur nga te paret tane por ende i paeksploruar nga njeriu modern. Behet fjale per planetin Nibiru ose i njohur ndryshe si "
Planeti X". Ky planet pritet qe te kaloje shume afer planetit tone, Tokes, si pasoje e pershkrimit te tij te zakonshem orbital rreth Diellit i cili e ben nje here ne 3600 vjete.
Per me teper informacion vizitoni faqen /www.planetxvideo.com/
Facebook me 200 milionë përdorues!!!
Pesë vjet pas lindjes së tij në universitetin e Harvardit, Facebook-u shënon përdoruesin e 200 miliontë.
Lajmi është konfirmuar nga themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg i cili është shprehur “ Fakti që u rritëm shumë shpejt duke patur 200 milionë përdorues , është me siguri një fillim shumë i mirë”.
Para disa muajsh, Facebook sipas numrit të përdoruesve ka arritur konkurrentin e tij më të madh MySpace, mirëpo me këtë arritje e ka kaluar edhe dukshëm. Sipas të dhënave zyrtare të comScore, MySpace aktualisht numëron “vetëm” 130 milionë përdorues aktiv.
Me festimin e përdoruesit të 200 miliontë, Facebook ka hapur edhe një faqe bamirësie - Facebook for Good. Ajo ka dalë si bashkëpunim i 16 organizatave humanitare. Nga të gjitha gjërat që do të blihen përmes kësaj faqeje, do të shkojnë për qëllime bamirësie.
(e.n/lastampa/BalkanWeb)
Ana e erret e Dubait
Labels: bangladesh, dubai, godina, grataciela, indiane, mbret, nafte, pallate, peshkaqen, puntore, shfrytezim, SocialeDubai supozohej se ishte Shangri-La i Lindjes se Mesme, nje monument madheshtor i ndermarrjeve Arabe dhe kapitalizmit perendimor. Por me ardhjen e koheve te veshtira ne qytetin e celur nga rera e shkretetires, nje histori me e shemtuar po del ne pah.
Artikulli origjinal eshte shkeputur nga /THE INDIPENDENT/ Eshte pak i gjate por mos pertoni dhe lexojeni sepse eshte shume interesant.
L'Aquila goditet dhe nga nje pas-termet i fuqishem.
Labels: aquila, earthquake, Itali, kamera, pas-termet, shkundje, SocialeZona e goditur nga termeti i se Djeles goditet perseri nga nje pas-termet i fuqishem por per fat pa deme te metejshme ne njerez.
Per me teper lexoni /BBC/
Moldavi - Komunistet fitojne zgjedhjet - Studentet i ven flaken parlamentit
Labels: flake, komuniste, moldavi, parlament, proteste, Sociale, studenteStudentet ne Moldavi kane sulmuar parlamentin e vendit ne shenje proteste ndaj Partise Komuniste qe eshte ne fuqi, e cila fitoi zgjedhjet e pergjithshme te se Djeles.
Deshmitare thone se turmat e njerezve u futen me force ne godinen e parlamentit duke thyer dritaret dhe duke i vene flaken.
E-mail dhe Voip Calls: Qeveria ju pergjon!
Labels: e-mail, EU, Europe, Informatika, Kultura, Pa lidhje, Politika, Qeveria, The Guardian, voipKompanite ofrimit te sherbimit te internetit ne Europe, ose ndryshe "Internet Service Providers" do jene te detyruara te mbajne te dhena per cdo telefonate via internet dhe email te te gjithe perdoruesve te internetit! Kjo eshte nje direktive e re nga qeverite e shteteve qe aderojne ne Bashkimin Europian e cila hyn ne fuqi sot me date 06/04/2009 ne formen e nje rregulli te ri; kjo levizje e re e qeverive te EU justifikohet me nevojen per nje kontroll me te mire te trafikut online per te luftuar kriminalitetin. Permabjtja e emailave apo telefonatave nuk do te rregjistrohet, do te mbahen shenim vetem data, ora, kohezgjatja e komunikimit online si dhe marresi te cilit i drejtohet ky komunikim (e-mail apo voip call)
Per me teper informacion vizitoni "The Guardian" ketu.
Termeti ne Itali - Nr i viktimave shkon 278!!!
278 persona kane gjetur vdekjen deri tani nga nje termet i fuqishem qe goditi Italine qendrore, informojne zyrtaret Italiane.
Termeti me fuqi 6.3 balle te shkalles Rihter goditi me 03:32 te mengjesit afer qytetit te L'Aquilas, rreth 95 km ne veri-lindje te kryeqytetit Italian, Romes.
Deri tani 5 femije jane mes viktimave. Nr i te vdekurve pritet te rritet pasi shume persona rezultojne te humbur.
Nje zyrtar i mbrojtjes civile informon per BBC per rreth 3.000 deri me 10.000 ndertesa jane demtuar nga termeti ne L'Aquila, nje qytet mesjetar.
Per me teper informacion vizitoni faqen e BBC ketu.
Foto nga tragjedia - ketu.
Facebook i shpeton jeten!
Labels: Angli, facebook, Informatika, Jeten, Maryland, Pa lidhje, Shpeton, USANje 16 vjecar anglez i cili po tentonte te vetevritej eshte shpetuar nga nje bashkemoshatare e tij nga Maryland, USA.
Djali i kishte bere te ditur shoqes se vete ne chat-in e facebook-ut se do te vriste veten. Vajza nga Maryland eshte alarmuar teksa lexonte kete lajm trondites dhe ia ben te ditur kete fakt se emes; e ema lajmeron policine e cila vihet ne kerkim te PC nga i cili ishte derguar ai shkrim dhe arrijne te ndalojne aktin e vetevrasjes se djalit anglez.
Zyra demton shendetin.
Puna te fisnikeron, por zyra te ben dem per shendetin.

Kjo eshte cka dhoma e tregetise se Milanos ben te ditur. Sipas studimeve, stresi nuk ka te beje fare: faji eshte i teknologjive te reja. Mesatarisht punetoret kalojne 5 ore e 10 minuta para ekranit te kompjuterit ose ne celular. Kjo shkakton: probleme me shikimin ne 55%, dhimbje te shpines 21%, dhimbje te duarve dhe te gishternjve 9%, dhimbje koke 5% dhe probleme me degjimin 1,4%.
Zbulohet gjeni qe bllokon metastazen.
Quhet "p63", gjeni i cili eshte ne gjendje te funksionoje si mbrojtes kunder perhapjes se metastazes i qelizave tumorale.

40 Të marrë peng e 13 të vrarë në NY, USA.
Labels: NYC, Pa lidhje, Peng, USA, Vrarë Një incident tragjik ka ndodhur në Binghamton, NY, SHBA.
Media lokale raportojnë për 13 të vrarë dhe rreth 40 pengje në një prej ndërtesave të American Civic Association (ACA) pikërisht në Binghamton, në pjesën veriore të qytetit të New York.
Për më tepër vizitoni /BBC/
Lajmi më parë kalon tek ne.
"Funky Fish"
Shqipëria në Nato.
Labels: Ekonomia, Informatika, Krijime dhe Reflektime, Kultura, Nato, Pa lidhje, Politika, Shkenca, Shqipëria, Tirane, USAShqipëria është zyrtarisht anëtare e aleancës ushtarake.

http://www.nato.int/issues/nato_albania/index.html
Nato mirëpret Shqipërinë dhe Kroacinë (BBC)
Berlin, zbulohet misteri i mbretëreshës egjiptiane Nefertiti
Labels: Akhenaton, Alexander Huppertz, Berlin, Egjiptiane, Kultura, Nefertiti, ShkencaDiagnoza moderne ndihmoi për të zbuluar sekretin e Nefertitit, një ndër mbretëreshat më të njohura të historisë egjiptiane. Busti i sovranes së bukur e cila mbetërori pranë burrit të saj Akhenaton gjatë dinastisë së XVIII – e ruajtur në Berlin- i është nënshtrua rnjë tomografie kompjuterike nga kërkuesit nën drejtimin e Alexander Huppertz të Institutit shkencor të imazheve të qytetit gjerman. Kemi marrë shumë informacion se si busti është krijuar 3300 vjet më parë nga skulptori i oborrit- shpjegon
Huppertz në studimin e tij të publikuar në 'Radiology'. Falë imazheve të Tac po mësojmë si të parandalojmë dëmet e mundshme për të mbrotjur këtë kryevepër shumë të cmueshme. Per me teper klikoni ketu /BalkanWeb/
Gruaja luante PlayStation, burri e ekzekuton!
Malcolm Palmer 62 vjec vret nenen e tre femijeve te tij pasi ajo krijon varesi totale me lojen e dhunshme Grand Theft Auto ne Play Station 3. Ai detyrohej te flinte ne divanin e sallonit te tyre nderkohe qe Carol Cannom 46 vjece qendronte zgjuar gjithe naten perpara televizorit 37" plazma qe e kishte montuar apostafat ne dhomen e gjumit per seancat e te luajturit gjate gjithe nates.
Cifti nga Long Sutton, Lincolnshire, ka bashkjetuar per 30 vjet por lidhja e tyre u thartua pasi ata blene nje konsole per djaline tyre 10 vjecar, James.
Djali luante me kompjuter deri ne mesnate pasi me vone e merrte komanden znj. Cannom e cila qendronte deri ne 5-6 te mengjesit, deklarohet ne gjykate.
Per me teper lexoni ketu /Telegraph.co.uk/