SCHUMACHER IS BACK!!!

. Jul 29, 2009
1 comments

Sikurse ju kemi informuar sot në mëngjes rreth një rikthimi të mundshëm të 7 herë kampionit të Formula1, Michael Schumacher, pak më parë është bërë e ditur se ai më në fund do të rikthehet!



Pothuajse në të gjitha agjensitë e lajmeve, në seksionin e sportit ky është lajmi kryesor dhe "FUNKY FISH", sot, herët në mëngjes ka qënë ndër të parët që ka njoftuar për një rikthim të mundshëm të të pa-përsëritshmit MICHAEL SCHUMACHER!

Michael Schumacher:
Pikë së pari dua të falenderoj Zotin që të gjitha lajmet mbi Felipen janë të mira deri tani dhe i uroj atij gjithë të mirat.

Sot në mbrëmje kam takuar Stefano Domenicali, drejtorin e Ferrarit dhe presidentin Luca Cordero di Montezemolo dhe të gjithë së bashku vendosëm që unë të pregatitem për të zënë vëndin e Felipes.

Si një konkurrues që jam, dua gjithashtu të shpreh se do të shoh përpara e të përballem me sfidat.

Schumacher ne vend te Felipe Massa!?

.
0 comments

Nderkohe qe Felipe Massa gjendet ne nje spital ne Hungari pas aksidentit te ndodhur te dielen e shkuar kane filluar te qarkullojne zera se kush do te ngase makinen "e lene bosh" nga piloti brazilian, Massa.

Michael Schumacher beri garen e tij te fundit me Ferrarin ne tetor te vitit 2006 ne çmimin e madh te Brazilit; nje gare heroike ajo ne te cilen zuri vendin e katert. Karriera e tij gjashtembedhjete vjeçare ne Formula 1 e pa ate 91 here fitues nga 248 gara dhe ka fituar 7 here titullin kampion bote; ka arritur te jete 76 here me i shpejti ne piste (xhiro me e shpejte), 68 nisje nga vendi i pare (pole position) dhe eshte ngjitur 154 here ne podium.

Lind pyetja: Nje nder pilotet me te mire ne historine e Formula1 dhe qe ne janar te ketij viti mbushi 40vjeç eshte teper i vjeter per te ndalur karrieren e tij; dhe ne keto kushte qe gjendet Ferrari tashme a mund te jene te vertete zerat qe qarkullojne per nje rikthim te mundshem te tij si pilot ne kete sezon!?







Do te rrojme dhe do te shohim se çdo te ndodhe, por nje gje eshte e sigurt: Te gjithe ne do te donim te shikonim rikthimin e nje miti ne piste!


FELIPE, SIAMO CON TE!


S'ka më dyshime: Michael Jackson vdiq nga droga!

. Jul 28, 2009
0 comments



Tani nuk ka me dyshime, faji per vdekjen e Michael Jackson do t'i vishet mjekut te tij personal.

Policia e Los Angelesit thote se Conrad Murray i kish administruar kengetarit një medikament anestezik shumë të fortë 24 orë përpara se ai të ndërronte jetë.

Ylli i pop-it duket se kishte kerkuar nje droge te forte qe ta ndihmonte te flinte gjume, por doza e dhene ka qene vdekjeprurese. Murray ishte me Jacko kur ai vdiq ne 25 qershor. Mjeku eshte bere subjekt i nje hetimi per vrasje pa paramendim.

Detaje te reja rreth gjendjes se Jackson zbulohen cdo dite. "The Times" shkruan se fundi se trupi i 50-vjecarit i ngjasonte me ate te nje plaku dhe ekipit te ndihmes se shpejte iu deshen me shume se 10 minuta per ta identifikuar si mbretin e pop-it.

Nga ana tjeter, "The Sun" thote se ndihmes-mjeket e gjeten te vdekur Michael Jackson, kur mberriten ne shtepine e tij dhe kerkuan ta deklaronin si te tille, por mjeku i tij Murray i ndaloi e kembenguli qe kengetari te dergohej ne spital.

“Muaj Mjalti” shqiptaro-serb

.
0 comments



Per here te pare ne ekranin e kinemase shqiptare eshte shfaqur filmi 'Muaji Mjalti', nje bashkepunim kinematografik shqiptaro-serb.

Regjisori serb Goran Paskaljevic sqaron se ngjizja e ketij prodhimi te perbashket ka bere qe kete film ta pagezojne me titullin "Muaji Mjalti". Ky film eshte mbeshtetur nga kompania DigitAlb dhe do te transmetohet ne festivalin e Venecias dhe ate te Torontos.

Filmi i cili zgjat 95 minuta, ka ne qender fatet e dy cifteve, nje shqiptar e nje serb, te cilet nisen drejt perendimit ne kerkim te nje jete me te mire.

Vlora Wave Festival (11-16 gusht 2009)

. Jul 27, 2009
0 comments

Nga data 11 deri me 16 gusht ne qytetin e Vlores do te mbahet nje fest - koncert me kengetare e grupe shqiptare e te huaj ne stadiumin "Flamurtari" te ketij qyteti.




Nder emrat me te spikatur mund te vecojme EUROSMITH, Alexia, Luca Dirisio, Marco Baroni e Marco Masini. Nderkohe qe ka edhe emra te rinj dhe pak te njohur per publikun shqiptar. Gjithashtu do te jete i pranishem edhe grupi LA FAME DI CAMILLA, nje grup italian ky - ne gjirin e se cilit eshte edhe nje djale shqiptar. Gjithashtu ky grup ka regjistruar nje kenge edhe ne gjuhen shqipe; nje grup relativisht i ri ky por qe po korr mjaft sukses ne Itali.






PROGRAMI VLORA WAVE 2009 11-16 GUSHT


NATA 1 - 11.08.2009


- LA FAME DI CAMILLA
- PINK CAKE


NATA 2 - 12.08.2009


- EUROSMITH
- HAMADA CHADLI


NATA 3 - 13.08.2009


- MARCO MASINI
- NOBRAINO


NATA 4 - 14.08.2009


- ALEXIA
- ORGANICA


NATA 5 - 15.09.2009


- MARCO BARONI & MARCO LAI
- SILENZIO E SEXY


NATA 6 - 16.08.2009


- MR.TUKA POX


- LUCA DIRISIO


- ELIA STYLE FASHION SHOW




Tragjedia ne Autostrade. 5 të vdekur, 3 të plagosur

. Jul 26, 2009
0 comments

Viktimat, një burrë, e katër gra po ktheheshin nga një dasmë, kur automjeti i tyre është përplasur me një makinë tjetër sapo kanë dalë nga Maminasi. Policia bën identifikimin e viktimave. 4 nga 5 viktimat, nënë e bijë dhe një cift bashkëshortësh.



DURRES- Në autostradën Tiranë- Durrës, afër Maminasit, aty ku gjetën vdekjen 5 persona dukej si një kasaphanë.
Vetëm pjesa ballore e makinës e përfshirë në aksidentin tragjik qëndronte mbi dy rrotat e para, ndërsa pjesa tjetër ishte shkatërruar plotësisht. Forca e përplasjes kishte shpërndarë kudo përreth pjesët e makinës. Pak metra më tutje pjesë sandalesh dhe diku këpucë. Pas trafikndarëses, gjendeshin dy canta. Syri të zinte në tokë një palë syze të kuqe dhe një manikyr.

Kjo është ajo cfarë kishte ngelur sot në mëngjes nga aksidenti tragjik i ndodhur rreth orës 03:00 në autostradën Tiranë- Durrës. Ndërsa ajo cfarë policët kishin parë sapo kishin mbërritur në vendngjarje ishte dhe më shokuese.


Viktimat ishin gjymtuar dhe policët ishin detyruar të mblidhnin pjesët e mbetura të organeve të cilat ishin shpërndarë përreth makinës.



Video nga aksidenti i Felipe Massa ne Hungari

.
0 comments

Vetem para pak ditesh ishim deshmitare te aksidentit tragjik i cili rezultoi ne vdekjen e pilotit te Formula 2, Henry Surtes. Sot nje aksident i njejte pothuajse i mori jeten Felipe Masses ne Grand Prix ne Hungari. Per fat ai nuk pati te njejtin fat me Surtes.








Per me teper lexoni artikullin e plote ketu.

Foto nga Tour De France

.
0 comments





PER TE TJERA FOTO NGA TOUR DE FRANE KLIKONI KETU

Safe for Work, Porn.

. Jul 25, 2009
0 comments

Një gjë është e sigurt që do të qeshni! Shumë apo pak atë ju ftoj ta zbuloni...

(Duhet të bëni login në YouTube për të parë videon, shërben për verifikim të moshës për shkak të pamjeve që video përmban.)








Be cool, be Funky!

Plazh i bukur, sa keq qe ka bunkere :P

.
1 comments


Me sa duket edhe bota shkruan per plazhet tona te bukura por qe jane te mbushura me kerpudha betoni.


Lexoni artikullin e Daily Telegraph ketu.

"Fotografi" te bera me stilolaps!!!

. Jul 24, 2009
3 comments

Te gjithe kemi kaluar ne shkolle momente "krijimi" duke pikturuar ose thjesht zhgarravitur me stilolaps figura femrash (si Donaldi :P ) por ky tipi qe shihni posht, jo vetem qe i ben gjigante, por i ben dhe te padallueshme nga origjinali! Edhe pse duken shume te qarta, ato jane bere me stilolaps. Pikturat qe arrijne deri ne 3 metra lartesi jane bere nga nje artist i ri i botes se artit, Juan Francisco Casas.


Casas, 31 vjec, mund te harxhoje deri ne 4 stilolapsa per nje pikture dhe punimet e tij kane njohur goxha sukses neper ekspozita te ndryshme.


Me pare nje piktor tradicional, Juan filloi kete stil pikture tre vjet me pare i bazuar ne disa foto te nje nate jashte me shoqerine e tij. Per me teper lexoni artikullin origjinal ketu dhe shijoni fotot me poshte.



Discover Albania

.
0 comments






Welcome to Albania

In the heart of the Mediterranean, on the Adriatic and Ionian Seas, Albania is fast becoming one of the world's most interesting getaways. Still relatively unspoiled by globalization, tourists will notice an inspiring mixture of civilizations and cultures - making this European country truly unique.

Come - discover Albania for yourself!



Punonjesja e McDonald arrestohet se hodhi shume kripe ne Hamburgerin e policit!!!

. Jul 23, 2009
0 comments

Nuk mbarojne çudite e policeve amerikane! Pasi kane arrestuar keto dite nje profesor shume te nderuar te Universitetit te Harvardit (me ngjyre) i cili po tentonte me force te hapte deren e shtepise se tij... kesaj radhe ka ndodhur qe nje oficer policie i cili kishte shkuar per te ngrene burgerin e tij ne McDonalds punonjesja i ka hedhur shume kripe, kripe e cila beri qe polici te semurej dhe 20 vjeçarja ka kaluar naten ne rajon te policise!



Nese ky rast mund te duket idiot dhe per te qeshur (por jo dhe aq) rasti tjeter qe ka ndodhur dy dite me pare kur nje profesor i Harvardit, nje afro-amerikan, teksa po tentonte me force te hapte braven e shtepise se tij eshte arrestuar nga policet.

Ngjarja ka shkaktuar shume buje atje pasi profesori ishte edhe nje aktivist i luftes kunder rracizmit gje qe ka bere edhe te spekullohej me mundesine e arrestimit per shkak te detyres dhe rolit te tij civil pikerisht kunder rracizmit ne SH.B.A.

Nje gje eshte e sigurt se ne SH.B.A, edhe pse demokracia ne menyre aparente ka arritur nivelin me te larte boteror ndodhin absurditete te paimagjinueshme!

/The Consumerist/

Pamje spektakolare nga akuariumi i dyte me i madh ne bote.

.
1 comments





Pamje spektakolare nga eklipsi i Diellit, më i gjati për shek XXI!

. Jul 22, 2009
0 comments

Sot ka ndodhur fenomeni astronomik i eklipsit të Diellit; ky eklips është më i gjati për shekullin XXI, i cili zgjati plotë 6 minuta.










Nëse këto ju pëlqyen dhe dëshironi të shikoni të tjera pamje akoma, klikoni këtu.

Studimi Shkencor: Kromozomi Y po shpërbëhet. Meshkujt rrezikojnë të zhduken!?

. Jul 20, 2009
1 comments



E quajnë seksi i fortë por mashkulli rrezikon zhdukjen. Padyshim që kjo nuk do të ndodhë nesër, por pas disa mijëvjeçarësh.

Nga studimi i zhvilluar nga Kateryna Makova dhe Melissa Wilson (çudi që qënkan të dyja gra...), kërkuese shkencore në Universitetin Shtetëror në Pennsylvanya, del se kromozomi Y, aglomerati i ADN-së pra mbartës i gjeneve seksuale për meshkujt po degradohet me shpejtësi relativisht të madhe për shkak të evolucionit i cili vazhdon me një ritëm shumë të lart në krahasim me kromozomët e tjerë.

Kodi gjenetik i njeriut është i përbërë nga 23 kopje kromozomësh: 22 kopje "binjake" të autozomeve (helikat dopie të ADN-së jo-bartëse të treguesëve seksual) dhe një dopio heterozomesh, ose ndryshe kromozomi XY. Në femra kopja e 23-të është e përbërë nga dy X, ndërsa tek meshkujt e përbërë nga një X dhe nga një Y. Pikërisht ky i fundit po shkurtohet.

"Edhe pse disa prej gjeneve të Y-it janë të rëndësishme - shpjegon Dr. Makova - ne mendojmë që nuk është e sigurt që kromozomi mashkullor është i destinuar të zhduket, por edhe nëse kjo do të ndodhte, ndoshta një tjetër kopje kromozomesh jo seksuale do të ndiqte një drejtim për të dhënë jetë një kopje të re heterozomesh". Në studimet e ardhshme, Makova do të provojë të vlerësojë datën e zhdukjes së kromozomit Y, e ndoshta edhe të zhdukjes së mashkullit. Një tjetër goditje e rëndë pra për seksin e fortë e provuar edhe më parë me krijimin e spërmatozoidëve artificialë.

/la Repubblica/

Let's go to Fucking Austria!

. Jul 19, 2009
0 comments


Fucking (German pronunciation: [ˈfʊkɪŋ]) is an Austrian village[2] in the municipality of Tarsdorf,[3] in the Innviertel region of western Upper Austria.


The village is located 33 kilometres (21 mi) north of Salzburg, four kilometres (2.5 mi) east of the German border.



/Wikipedia/


/www.fucking.at/




Link to Google Earth

Mision ne Hene ne shek XVII!!!

.
0 comments

Per sa e pamundur mund te duket tani kur bota behet gati te festoje 40 vjetorin e njeriut te pare ne Hene mesohet se ne shekullin e shtatembedhjete, britaniket, te frymezuar nga udhetimet e Kolombit rreth botes, ne kohen e luftes civile ne Britani po beheshin pregatitjet per nje udhetim ne Hene!!!



Per me teper informacion ju ftoj te lexoni artikullin origjinal ne anglisht ketu.

Eklipsi me i gjate i diellit ne shek XXI, 22 korrik

.
0 comments

Eklipsi me i gjate i shekullit XXI do te ndodhe ne daten 22 korrik i cili do te zgjase 6min dhe do mund te admirohet i plote vetem ne Shangai, Kine. Fenomeni astronomik i jep keshtu nje hov, qofte edhe te perkohshem, turizmit ne territorin kinez pergjate Lumit te Kalter. Per te paren here qe prej fillimit te krizes hotelet dhe organizatoret e tureve kane jane full. Eklipsi do te jete i dukshem ne zonen e Shangait duke filluar prej ores 08:23 me oren lokale.

/Ansa/

Studim shkencor: Sëmundjet mendore dhe kreativiteti shkojnë bashkë.

. Jul 17, 2009
0 comments

Mëndja 'artistike' merr drejtime të pazakonta por  që shpesh shoqërohet me manifestime të  sëmundjeve mendore sikurse tregon edhe një studim i fundit. Tashmë duket se psikoza dhe skizofrenia janë të lidhura me kreativitetin individual.

Individë të cilët bartin një gjen të lidhur me këto sëmundje rezulton të jenë më shumë kreativë se sa mesatarja; ky është rezultati i një studimi hungarez. Një mutacion i gjenit "neuregulina 1" në studime të mëparshme ka treguar se ka pasur lidhje me këto dy sëmundje, të cilat, së fundmi merret vesh të kenë të bëjnë me kreativitetin.

/Ansa/

Tiësto ne Dhermi - 6 Gusht 2009

. Jul 16, 2009
11 comments

U mbajt mbremjen e djeshme deri ne te gdhire te dites se sotme koncerti i DJ Tiësto ne plazhin e Dhërmiut.


Ardhja e ketij Dj me fame nderkombetare dhe me i miri ne rrymen e vet (electronic/trance & techno) ishte nje ngjarje e rralle per dashamiresit e kesaj muzike ne Shqiperi. Nuk ndodh shpesh qe nje muzikant, ne momentin e pikut te karrieres dhe fames se vet te vije ne Shqiperi per te mbajtur nje koncert.


"Funky Fish" eshte i lumtur qe ka qene nder zerat me te fuqishem te reklamimit (pa dashje dhe  pa perfitimin marketimi) i ketij eventi, gje kjo qe duket edhe po te kerkosh ne google "tiesto dhermi". Faqja jone ka patur nje boom klikimesh nga momenti i publikimit te ketij lajmi dhe vazhdon ende te klikohet shume, ç'ka tregon nje interesim jashtezakonisht shume te madh per kete event muzikor.


Be cool, be funky!



07/08/09

______________________________________________________________________________________


Duke ecur rrugeve te Tiranes me zuri syri shkarazi nje poster per Havana Sun Fest dhe me nje fytyre te njohur qe vetem me Kubanez nuk ngjante. Kur u perqendrova me mire (se jam pakez miop) pash qe ishte Tiësto dhe me pas lexova dhe germat e medha siper: T I Ë S T O


Atehere, per te gjithe fansat, Dhermi, data  6 Gusht, e Enjte... Ju keshilloj mos ta humbisni Dj me te suksesshem ne bote!!!


Ketu keni dhe pjese nga faqja zyrtare www.tiesto.com




































































Sat,
1 Aug
Hanul Piratilor Beach
Hanul Piratilor Beach
NavodariRomaniaTicket information here
Sun,
2 Aug
Solar 09
Cacao Beach
Sunny BeachBulgariaTicket information here
Mon,
3 Aug
Privilege
Ibiza Residency
San Rafael - IbizaSpainTicket information here
Wed,
5 Aug
Papaya Club
Papaya Club
Novalja, PagCroatiaTicket information here
Thu,
6 Aug
Havana Sun Fest
Havana Sun Fest
DhermiAlbania
Fri,
7 Aug
Barcelona Summer Week
La Fira de Barcelona
BarcelonaSpainTicket information here
Sat,
8 Aug
Energy 09
Hallenstadion
ZürichSwitzerlandTicket information here
Sun,
9 Aug
Pacha La Pineda
Pacha La Pineda
SalouSpainTicket information here
Mon,
10 Aug
Privilege
Ibiza Residency
San Rafael - IbizaSpainTicket information here


Per ekzemplaret qe ndoshta nuk e njohin, mund te lexojne artikullin e Wikipedias ketu.


UNE DO TE JEM ATJE.... PO JU?

Flamurtari mban lart flamurin në Europë; Vllaznia e bashkuar në Vienë.

.
0 comments

Flamurtari ka mundur të triumfojë në një ndeshje shumë të bukur të sapo-mbyllur në stadiumin "Flamurtari" të Vlorës kundër skuadrës skoceze të Motherwellit e vlefshme për turin e dytë të fazës eliminatore të kupës UEFA (Europa League)

Ka qënë një ndeshje me të vërtetë e bukur në qytetin e Vlorës ku pas 18 vjetësh ekipi kuq-e-zi është rikthyer në kupat europiane. Ekipi i Flamurtarit përballej me skocezët në fazën e dytë eliminatore duke qënë fituese e Kupës së Shqipërisë. Flamurtari me një skuadër shumë të re në moshë, ku lojtari më "i vjetër" është vetëm 26 vjeç. Ashtu sikurse qyteti i Vlorës dhe ekipi i Flamurtarit kanë ditur të nxjerrin gjithmonë lojtarë elitarë të Shqipërisë, edhe sot në këtë grup kaq të ri kanë shkëlqyer dy prej tyre, portieri Moçka 19 vjeçar i cili priti një penallti të dhënë në favor të skuadrësh kundërshtare në mënyrë të dyshimtë dhe që gjatë gjithë ndeshjes iu ka mohuar golin; si dhe sulmuesi shumë i talentuar Roshi vetëm 18 vjeç.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Flamurtarit e jo vetëm rezultati por e gjithë loja foli në favor të skuadrës vlonjate. Përgëzime kuqezinjve për fitoren dhe urojmë që të kalojë me sukses këtë fazë eliminatore kur do i duhet të përballët pas një jave në Skoci me Motherwell.

E ndërsa Flamurtari triumfon në Vlorë, Vllaznia, po në fazën e dytë eliminatore të kupës UEFA (Europa League) është e bashkuar në kryeqytetin austriak kundër Rapid Vienna.

Funkyfish uron që vëllazërisht ekipet shqiptare të mbajnë lart flamurin e Shqipërisë në arenën futbollistike europiane.

Shperthen makina para Kuvendit te Shqiperise

.
0 comments



Nje shperthim i fuqishem ka tronditur qendren e Tiranes ne mbremje pak pas ores 22:30. 

Nje automjet fuoristrade tip Benz Mercedes ka shperthyer duke persuar deme te medha, por duke demtuar edhe godinen e ish te perndjekurve politike ku ishte parkuar, perballe selise se Parlamentit.

Automjeti ishte parkuar perballe selise se Kuvendit dhe per fat te mire gjate shperthimit nuk ka patur njerez prane apo brenda ne makine. Shperthimi ka shkaktuar  vetem frike mes banoreve. Nderkohe ne vendngjarje kane mberritur forca zjarrefikese dhe forca te shumta policie nisur edhe nga fakti qe shperthimi ndodhi fare prane selise se Kuvendit qe eshte godine e rendesise se vecante.

Ende nuk dihen shkaqet e shperthimit, ndersa dyshohet per variantin e vendosjes se eksplozivit dhe ate te nje shkendije elektrike.

/TopChannel/

Tirana - Stabaek, Champions League, Eliminatoret.

. Jul 15, 2009
0 comments



Pas pak minutash, në orën 20:00 do të luhet ndeshja e parë për fazën eliminatore të Champions League për kampionët e Shqipërisë, KF TIRANA kundër kampionëve të Norvegjisë STABAEK.

Sipas agjensive të basteve Tirana nuk është më pak e favorizuar për të fituar këtë ndeshje që do të luhet në "Qemal Stafa".


Stafi i "Funky Fish" i uron fitore Tiranës.


Ndeshjen mund ta shihni në TVSH.

Aksident ajror - rrezohet avjoni me 168 pasagjere!!!

.
0 comments

Te gjithe pasagjeret (168) dhe stafi gjeten vdekje tragjike kur avjoni i linjes Caspian Airlines ra ne veri te Iranit, lajemrojne burime zyrtare.

Copat e avjonit jane shperndare ne nje fushe te madhe ne fshatin Jannatab ne provincen Qazvin, rreth 120 km ne veri-perendim te Teheranit, lajmeron televizioni shteteror.


Avjoni Tupolev ishte duke fluturuar nga kryeqyteti i Iranit per ne Yerevan, ne Armeni dhe shumica e pasagjereve ishin Armene.


Shkaku i rrezimit i cili ndodhi pak pas ngritjes nuk dihet ende. Deshmitare okulare thone qe avjoni ra nga qielli.



Per me teper lexoni lajmin e plote ne Anglisht te faqja e /BBC/

HIV, 6 futbollsite te Premier League, ne ankth

. Jul 13, 2009
1 comments



Panik ne Premier League. 6 futbolliste rrezikojne te jene infektuar me virusin HIV/AIDS pasi kane kryer marredhenie seksuale me te njejten femer e cila ka rezultuar pozitive.

Lajmin trondites e ben te ditur tabloidi britanik “The Sun” duke pohuar se nuk dihet ende nese femra e panjohur e ka marre virusin para apo pas kontaktit me lojtaret, emrat e te cileve nuk behen te ditur. “Nuk kane folur me familjet e tyre per kete ceshtje sepse nuk duan t’i shqetesojne.

Jane te vetedijshem per skandalin qe do krijonte kjo histori nese rezulton e vertete. Eshte si nje bombe me sahat, pasi nese dalin pozitive, atehere ky do te ishte fundi i karreieres se tyre”, shprehet nje burim anonim. Vajza ka pasur marredhenie me futbollistet pas ndarjes nga i dashuri.

/TopChannel/

Doni që portofoli juaj t'ju rikthehet!? Mbani në të një foto fëmije.

.
0 comments

Nga një studim-eksperiment të  zhvilluar vitin e kaluar në Edinburgh në Britaninë e Madhe ka rezultuar se portofolët që kanë pasur në të një foto fëmije janë rikthyer mbrapsht ose në polici ose pronarit.

Studimi është zhvilluar nga një grup psikologësh të cilët kanë "mbjellë" 240 portofolë nëpër rrugët e Edinburgh-ut dhe në to kishin vendosur foto familjeje, foton e të dashurës apo të dashurit si dhe dokumente ku tregohej se pronari i atij portofoli kishte dhënë para' për bamirësi; Rezultati pra, ka qënë se pjesa më e madhe e portofolëve të rikthyer kanë qënë ata që kanë pasur foton e një bebushi.

Për më tepër informacion lexoni /Times Online/

Fëmijët lënë të atin me të padrejtë në burg dhe pas 20 vjetësh pendohen e rrëfejnë.

.
0 comments

Ka ndodhur në Vancouver, Kanada, ku një ish polic ka bërë rreth 20 vjetë burg i denoncuar nga fëmijët: një gocë e një djalë, për ngacmime. Pas 20 vjetëve, çështja e çuar përsëri në gjyq ka vërtetuar që ish-polici, baba i një djali e një vajzë të cilët "i bënë gropën" duke e futur në burg me të padrejtë kanë rrëfuer tashmë në moshën 33 (djali) dhe 30 vjeç (vajza) se i ati i tyre nuk ka abuzuar kurrë me ta!?!?!?!?

Ata pretendojnë se tashmë, në moshë madhore, kanë kuptuar se nuk ka pasur kurrë abuzime nga ana e prindit të tyre!

Për më tepër informacion lexoni /Seattle Times/

Mjekimi i gabuar, barna për të sëmurë mendorë, foshnja 1.5 vjeç në rrezik jete!

. Jul 12, 2009
0 comments

Babai i vogëlushes deklaron se pasi ka vizituar foshnjen në një klinike private, ka shkuar në farmaci për të marrë ilacet, por shitesja ka ngaterruar medikamentin duke i dhene nje ilac për të semuret mendore.


TIRANE-Mjekimi i gabuar ka rrezikuar rënde jetën e një foshnje 1 vjec e gjysëm që tashmë ndodhet e shtruar në pediatri në Qëndrën Spitalore Universitare (QSUT) të Tiranës. Babai i vogëlushes, Albion Musaj deklaron se pasi ka vizituar vogelushen në një klinike private, ai ka shkuar në farmaci për të marrë ilacet, por shitesja ka ngaterruar medikamentin duke mos i dhene vogelushes mjekimin e nevojshëm, por nje ilac për të semuret mendore. Vogëlushja ka reaguar keq ndaj ilacit dhe ka nisur të qajëe me pas eshte mprire teresisht. Prindërit të shqetësuar i janë drejtuar pediatrisë në QSUT. Pas kanë parë recetën dhe më pas ilacin që u ka shitur farmacistja, mjekët kanë konstatuar menjëherë se bëhet fjalë për ilacin e gabuar. Familja e vogelushes i indinjuar kërkon në radhë të parë që femija të kurohet jashtë shtetit.



/BalkanWeb/



Gripi i Derrave - Vaksina per Qeveritaret.

.
1 comments

Duke ardhur nga Durresi me rastisi te degjoja ne lajme shpalljen e pandemise ne Greqi per virusin e Gripit te Derrave. Sipas Ministrise se Shendetesise ne Shqiperi jane perforcuar masat dhe jemi te pergatitur deri ne nje fare pike edhe pse nuk ka patur asnje rast te konfirmuar deri tani. Me pas spikerja vazhdon: "Duke qene se nr i vaksinave eshte i kufizuar, do te merren ne fillim per personelin mjeksor, QEVERITARET dhe autoritetet kufitare." Dhe duke qene se vaksinat jane te shtrenjta, pjesa tjeter do duhet ti blejne me lek dhe do te kushtojne diku te 1.500 lek te reja!!!


Dhe si qytetar i thjesht qe pretendoj te jem, parashtroj pyetjet e meposhtme:




  • A te panikohem tani qe Greqia ka shpallur pandemi (epidemi te pergjithshme) dhe te 500.000 Shqipetaret qe jetojne aty jane vizitore potenciale kete vere per te takuar familjaret e tyre ne Shqiperi?

  • A duhet ta mirepres une faktin qe qeveritaret te cilet i kane rrogat stratosferike, pa llogaritur dietat, shperblimet, perfitimet e 101 menyra te tjera per tu pasuruar, do te vaksinohen falas nderkohe qe populli qe mund te kete nje rroge qesharake, mund te mbahet me pension ose mund te jete i papune do te detyrohet ta bleje kete vaksine?

  • A duhet te panikohem kur degjoj frazen "qeveritaret do te vaksinohen"? Dashur pa dashur me improvizohet ne imagjinate situata ku meteori po vjen te shkaterroje token (Deep Impact) dhe meqe ka vetem disa tunele per te shpetuar, qeveritaret jane ata qe do te shpetojne te paret dhe me pas populli do te perzgjidhet me llotari. Mos valle ata kane nje ikone me te qarte te situates dhe po perpiqen ti fshehin dicka popullit "injorant"?

  • Perse duhet te vaksinohen keta qeveritare nga gripi i derrave? Besoj se per ne do te ishte nje bekim nese do te binte rrufeja ne hale!!!


Mirepres komentet tuaja!

Nje harte infografike per perhapjen e gripit te derrave gjendet ketu.

Nga 300 Kg, humbi 185!!!

.
0 comments



Duke kerkuar dashurine, i virgjeri 300 kg humbet 180 kg.


David Smith dikur planifikonte vetvrasjen; tani gocat i shkelin syrin.



Ai ishte shume obez - nje shpirt i humbur pa miq dhe pa jete i cili kishte hequr dore nga vetja e tij dhe nga jeta e tij.


David Smith kishte planifikuar dhe nje plan se si ti jepte fund. Do te merrte  nje pishine plastike dhe do ta conte ne nje pike te izoluar ne shkretetiren e Arizonas. Me pas do ta mbushte me benzine, do te futej brenda dhe do te ndezte cakmakun. Do te ishte nje menyre makabre dhe e shimbshme per ti dhene fund jetes por kete gje mendonte Smith se meritonte.


Dhe gjeja me e mire ishte qe zjarri do ta konsumonte trupin e tij 400 Kg dhe pasi te merrte fund gjithcka, s'do te ngelej gje me te cilen te talleshin te tjeret.



Per me teper lexoni artikullin e MSNBC ketu.


Transformohu në një personazh i "The Simpsons"

. Jul 11, 2009
0 comments


"Simpsonize Me"


Është e thjeshtë, mjafton që të keni një fotografi ku fytyra të jetë qartësisht e dukshme; foton e ngarkoni dhe do të "simpsonizoheni" .


Për të pasur edhe ju versionin tuaj simpson klikoni këtu.























Horror ne Pamplona, Spanje, ne vrapin e demave!

. Jul 10, 2009
1 comments

Do te merrnit pjese ne vrapin e demave apo jo? Perpara se te pergjigjeni (ky tipi ne foto nuk eshte ai qe vdiq)





“Nje njeri gjeti vdekjen ne menyre makabre pasi u godit ne qafe nga nje dem gjate vrapit vjetor te demave ne Pamploma, Spanje, lajmeroi agjensia qeveritare Navarra te premten ne faqen e saj te Internetit... Viktima eshte nje Spanjoll, Daniel Jimeno Romero 27 vjec nga Madridi kishte ardhur ne Pamplona per pushime se bashku me familjen e tij. "



Disa pamje makabre nga goditja ne qafe e viktimes gjate vrapit te demave.







Deri para 24 oresh, vdekja e fundit ne vrapin e demave ka ndodhur ne vitin 1995.



Nje burre vdes ne menyre makabre ne vrapin e demave ne Pamplona (LA Times)
Nje burre vritete ne vrapin e demave ne Pamplona. (CNN)

Një grua ganeze martohet me një qen.

.
0 comments

Një grua 29 vjeçare nga Gana është martuar me një qen!

Po po, martuar me plot kuptimin e fjalës. Gruaja tregon se tek qeni 18 muajsh ka arritur të gjejë cilësitë që nuk i gjen në shumë burra ndaj ka vendosur të kurorëzohet në martesë duke i premtuar njëri-tjetrit dashuri përjetë...!

... E të mendosh që kisha katolike ankohet (me të drejtë) për martesat gay apo për abortimet!!!

/Ananova/

Të jetosh... ndryshe; në murin e pallatit.

.
0 comments

Në Rio de Janeiro të Brazilit dy vëllezër artistë kanë vendosur të bëjnë diçka ndryshe!

Aq ndryshe sa nuk është parë apo dëgjuar ndonjëherë që të jetosh në murin e jashtëm të një pallati në lartësinë 12m. Vëllezërit 27 dhe 20 vjeç kalojnë rreth 12 orë në shtrat, hanë e pinë po në këtë... ambient!

/Associated Press/

Komentet e Metes te Djelen e zgjedhjeve.

.
0 comments







Gjeni dicituren...

Mbyten 2 persona në plazhin e Durrësit, viktimat xhaxhai dhe nipi 15 vjeçar

. Jul 9, 2009
0 comments

Dy persona janë mbytur sot në Gjirin e Lalëzit. Mësohet se kanë humbur jetën xhaxhai dhe nipi i tij Bardhyl dhe Alban Zeqollari. Viktimat, banues në Tiranë, kishin shkuar në bregdetin e Durrësit për të kaluar ditën në plazh. Trupi i 15 vjecarit nuk është nxjerrë ende nga deti. Polumbarë nga Tirana janë nisur drejt vendngjarjes për të ndihmuar në kërkimet për trupin.




Kujdes bojën!... Rezultati është i pa-parashikueshëm!

.
0 comments

Rezultati mund të jetë surprizues kur "ju del" ose "s'ju del" boja!

Google planifikon te fabrikoje Google OS (Operating System)

. Jul 8, 2009
1 comments

Pas nente muajsh aktive pas publikimit te Google Chrome, numerohen mbi 30 miljone njerez te cilet e perdorin rregullisht. Google Chrome u krijua per njerezit qe jetojne ne rrjet - kerkojne informacion, punojne me e-mail, marrin lajmet, bejne blerje apo thjesht qendrojne ne kontakt me miqte. Sidqoofte, sistemet operative mbi te cilat punojne shfletuesit jane krijuar ne nje epoke kur nuk ekzistonte interneti. Keshtu qe sot, publikohet projekti i ri i cili eshte nje bashkangjitje natyrore e Google Chrome - Google Oprating System. Eshte qellimi jone te ri-mendojme se si duhet te jene sistemet operative.

Per me teper lexoni ketu publikimin zyrtar ne Anglisht ndersa si lajm, eshte permendur dhe me 12 Shtator 2005 nga Lord_Of_The_Strings ne Forumin Horizont. Keta djema duket se e marrin lajmin shume para nesh :D

Pas sulmit të piratëve, rikthehen faqet në internet të "Top Media"-s

.
4 comments

Sitet më të klikuara nga shqiptarët u bllokuan disa ditë (Kjo eshte relative se edhe ne po klikohemi goxha ditet e fundit :P )



Faqet zyrtare të televizionit "Top Channel" dhe gazetës "Shqip" iu rikthyen lexuesit në internet. Pas një shkëputjeje të shkurtër, për shkak të sulmeve që iu bënë këtyre faqeve online, të dyja këto hapësira të dashura për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, janë të gatshme tanimë të ofrojnë informacionet më të sakta dhe të shpejta. Sulmi ishte i llojit DoS (Denial of Service), që, sipas ekspertëve të informatikës, është një metodë sulmi ku personi apo personat që sulmojnë, i dërgojnë serverit një sasi të caktuar kërkesash për lidhje, të mjaftueshme për të zënë gjithë burimet e serverit. Me fjalë të tjera, nëse serveri ka kapacitet të mbajë 10000 lidhje njëherësh, sulmuesi, me anë të një skripti, dërgon 10000 kërkesa të menjëhershme drejt serverit, duke zënë të gjithë hapësirën dhe duke bërë të pamundur për përdoruesit e vërtetë që të lidhen me serverin. Goditja duket të jetë bërë e qëllimshme dhe e organizuar, për shkak të numrit të lartë të vizitave online që kanë këto faqe të "Top Medias". Këto probleme rezultojnë se tanimë janë shmangur plotësisht nga stafi i ekspertëve të informatikës pranë kompanisë "Top Media". Ata kanë ndërhyrë, duke garantuar qëndrueshmërinë e faqeve përballë sulmeve të këtij lloji përmes internetit. Që nga kjo javë, faqet janë të kompletuara me informacione të bollshme në shërbim të lexuesve të shumtë në Shqipëri dhe jashtë saj. Faqja zyrtare e gazetës "Shqip" dhe e televizionit "Top Channel" rezultojnë të jenë ndër faqet shqiptare më të vizituara në internet. Sipas Alexa.com, që është një faqe statistikash për vizitueshmërinë e faqeve, mes gjithë websiteve të botës, gazeta "Shqip" është faqja e 37 më e vizituar nga shqiptarët. Sakaq, televizioni "Top Channel", përmes faqes zyrtare në internet, renditet në këtë listë në pozicionin e shtatë, duke pasur para vetëm faqet e tilla si "Google", "Yahoo", MSN apo "Facebook", që konsiderohen faqet më të përhapura në gjithë botën.


/Gazeta Shqip/




Mediu, ish-Ministri fluturak

. Jul 7, 2009
0 comments

Ky eshte lajm 2 jave i vjeter por thash ta publikoja perderisa ne keto ore po qarkullojne lajme se Godo kerkon nje minister per partine e tij. Me pak fjale, per te vetmin deputet qe arriti te kapi nje mandat, dmth per Mediun. Ja kush eshte Mediu, lexojeni sepse eshte fantastik fare...


Ka thyer çdo rekord. Rekordi i tij është thjesht i pabesueshëm. Brenda një periudhe pak më tepër se dyvjeçare, Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, ka udhëtuar plot 135 herë jashtë shtetit me një mesatare matematike prej 4.2 udhëtimesh në muaj, që do të thotë pak më shumë se një udhëtim jashtë shtetit në javë. Duke marrë si mesatare tri ditë zgjatje qëndrimi dhe udhëtimi, për një nga këto udhëtime (ka pasur dhe të tjerë që kanë zgjatur dhe shumë më shumë), del se zoti Mediu ka qëndruar jashtë shtetit në kohën që ka mbajtur detyrën e ministrit e pak muaj mbasi ka dhënë dorëheqjen plot 405 ditë krahasuar me vetëm 555 ditë që ka qëndruar në Shqipëri. Një llogari e thjeshtë mund të nxjerrë edhe shpenzimet e përafërta të kryera nga buxheti i shtetit për të përballuar turizmin politik të ish-ministrit të Mbrojtjes. Por asnjë llogari e tillë nuk do të ishte e saktë, sepse shumës së biletave do të duhej t´i shtohej edhe pagesa për plot tetë fluturime me avion charter. Do të duhej t´i shtohej padyshim edhe pagesa e përballuar gjithashtu nga buxheti për deputetët shoqërues apo dhe punonjësit e tij që zoti Mediu merrte me vete në udhëtime, bashkuar me pagesën e dietave, hoteleve e lloj-lloj shpenzimeve të tjera.


Fillon krisja brenda "te djathteve"

.
0 comments

Mediu akuza drejtuesve të PD: Dëmtuan votat e koalicionit të djathtë


Deklaratat e drejtuesve të Partisë Demokratike kundër Republikanëve dëmtuan rëndë rezultatin e koalicionit të djathtë “Aleanca për Ndryshim”. Pak ditë pas zgjedhjeve drejtuesi i Republikanëve Mediu hedh akuza të ashpra ndaj drejtuesve të PD që e sulmuan atë në këtë fushate, duke veçuar nga kjo kreun demokrat Berisha. Ndoshta për Mediun do të shërbejë edhe kjo për të paraqitur kërkesat e PR-së për pjesëmarrje në qeverisje.



Koci jep dorëheqjen nga posti i kreut të PSV'91

.
0 comments

Petro Koci i PSV91 ka dhënë dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të partisë që drejton në zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat nuk siguroi asnjë mandat. Burime nga kryesia e PSV 91 pohojnë se nuk është pranuar dorëheqja.


TIRANE- Rezultatet në zgjedhjet e 28 qershorit sjellin dorëheqjen e parë të një kryetari partie. Petro Koci i PSV91 ka dhënë dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të partisë që drejton në zgjedhjet e përgjithshme.


Partia e drejtuar nga Koci, pjesë e koalicionit “Aleanca Socialiste për Integrim” nuk arrin të marrë asnjë mandat deputeti në parlamentin e ri. Forumet drejtuese të partisë së tij kanë analizuar situatën dhe dorëheqjen e kreut të PSV91. Burime nga kryesia e PSV 91 pohojnë se nuk është pranuar dorëheqja e Petro Kocit.



/News 24/Balkan Web/